Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama u jep porositë deputetëve: S'ka mitingje, por punë kokë më kokë me njerëzit! Opozita me 12-18 kandidatë do luftojë për mbijetesë të Bashës e Berishës

24 Janar 2022, 10:30| Përditesimi: 24 Janar 2022, 11:35

  • Share

TIRANË- Porositë e Edi Ramës për zgjedhjet e 6 marsit, në bashkitë pa kryetar kanë qenë të qarta! Në fushatë vetëm drejtuesit vendorë, deputetë, drejtues politikë, pa mitingje e grumbullime të mëdha, por punë "kokë më kokë" me njerëzit. Ndonëse nuk e artikuloi ekzaktësisht, Rama duket i bindur për fitore në këto zgjedhje, kjo sepse sipas tij është e qartë që asnjë palë në kampin kundërshtar nuk e kanë mendjen te interesi i qytetarëve, por te interesi personal. Për Ramën, 6 marsi po shihet nga Lulzim Basha, Sali Berisha si e vetmja mënyrë mbijetese.  

"Ndërkohë që sa më pak politikë në këto zgjedhje, aq më mirë, pasi politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë. Nga njëra anë ne me ofertën tonë të punës për komunitetin, nga ana tjetër kundërshtarët tanë politikë, në 6 sheshe, për 12 ose 18 përsheshe, varet si do rreshtohen. Po 12 minimumi, 18 e mundshme, edhe më shumë mbase. Nga njëra anë ne, 6 kandidatë, të cilët do të ofrojnë një mundësi zgjedhjeje të bazuar tek puna konkrete, nga ana tjetër ata me 12, 18 ose më shumë që do të luftojnë për mbijetesën politike të 2-3 udhëheqësve partiakë këtu në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje në vetvete", tha Rama në mbledhjen e grupit të PS-së. 

Sulmet nuk i ka kursyer për asnjë nga kundërshtarët e tij politik, duke nisur me presidentin Ilir Meta, për të vijuar me dyshen Basha-Berisha. Fillimisht ai e nisi me dekretin e kreut të shtetit, duke e akuzuar Metën se mban peng institucionin e presidencës. Më pas me Bashën dhe Berishën, për të cilët thotë se nuk kanë asgjë për t'i ofruar demokratëve në këto zgjedhje.

"3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata.

Një vëmendje të madhe Rama e përqendroi edhe te procesi i Këshillimit Kombëtar, ku iu kërkoi socialistëve të angazhohen seriozisht, duke i paralajmëruar edhe sulmet që mund të vijnë nga opozita. Ai theksoi se deri më 22 shkurt do të jenë shpërndarë derë më derë pyetësorët e këshillimit dhe përfundimet e këtij procesi do të dalin mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit dhe do të shërbejë si një pikë takimi i deputetëve me njerëzit, jo vetëm në kohë fushatash.

Ndër të tjera, nga shkurti, do të nisë edhe një cikël dëgjesash me dyer të mbyllura nga ministrat me deputetët në komisione për të gjitha shqetësimet.

Vakancat në Bashki
Shkodër: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019
Vorë: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019
Durrës: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019
DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021
Rrogozhinë: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020
Lushnjë: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

 

Video e plotë e Ramës me Grupin Parlamentar të PS

Ora 10:50
Rama i prerë me deputetët socialistë: Përmbahuni në komisione, mos degradoni përballë të lajthiturve kush je ti e kush jam unë

1643016588_Screenshot5.jpg

Kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve të Partisë Socialiste që të vetëpërmbahen në Komisionet Parlamentare në debatet me kundërshtarët politikë.

“Së fundi, një vërejtje që edhe e kuptoj vështirësinë, të gjithë duhet të përmbahen dhe të përmbajnë njëri-tjetrin në Komisione Parlamentare, që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë. Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq dhe nuk na ndihmojnë fare ta përmirësojmë sado pak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve. Ajo që është interesante është se ashtu si në sport edhe në politikë, njerëz të matur kur futen bashkë në një fole bëhen fëmijë", tha Rama. 

Ora 10:45
Rama sulmon opozitën dhe paralajmëron Metën: Tre lider, njëri 'grata', tjetri 'non grata' dhe i treti edhe 'grata' edhe 'non grata'

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që Partia Socialiste të fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjeshshme që do të mbahen më 6 mars. Kryeministri Edi Ram bëri ironi dhe sulmoi PD-në e Bashës, dhe PD-në e Berishës, duke vendosur theksin tek përçarja e tyre se nuk dinë se kujt populli po i drejtohen. Madje kryeministri Edi Rama, paralajmëroi shpalljen 'non grata' edhe të presidentit Meta, pasi e cilësoi atë si një lider edhe 'grata' edhe 'non grata'.

‘Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe-rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive.’- tha Rama.

Ora 10:38
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Ne do flasin vetëm për hallet! Opozita me 12-18 kandidatë që do luftojë për mbijetësë të Bashës e Berishës

 

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit deputetëve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për opozitën.

"Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit. të angazhuar do jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s'kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje", tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 24/01/2022 12:57

    Si ka mundesi te vijne prape deputetet.Zona jone e zgjodhi Vilma Bellon dhe mori kritika te shumta per moskryerjen e detyrave.Ju e shperblyhet e vendoset zv ministre

    Përgjigju
  • Ska problem: 24/01/2022 12:17

    nuk ke me fytyre qe te ballafaqohesh me elektoratin ,thjesht blerje vote koke me koke ,llumi te ka zene syte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?