Rama: I shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve, veriu në duart e të huajve do ishte tragjike! Serbia e ka humbur Kosovën në 1999, s’i prek dot asnjë fije floku

8 Qershor 2023, 11:48| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 12:11

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai u shpreh se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial.

“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Rama harton draftin për Asociacionin e komunave serbe! Në tryezën e Macron-Scholz! Të ribëhen zgjedhjet


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?