I shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve, kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se u ka dërguar dy ‘kumbarëve’ të dialogut Prishtinë-Beograd Macron dhe Scholz një draft për asociacionin e komunave serbe në veri. Ky draft, do të shërbejë si një kontribut nga pala shqiptare në zgjidhjen e nyjës ‘gordiane’ në dialogun Kosovë-Serbi, që siç Rama e sheh, asnjëra nga palët nuk e do.
Sipas tij, dy palët janë duke bërë çmos për ta mbajtur asociacionin ‘në vend numëro’ duke mbajtur konfliktin hapur. Ndër të tjera, Rama shton se Drafti i propozuar nga Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë publik, por është i hartuar nga ajka e mendimit juridik botëror, duke shpjeguar kështu se drafti është tërësisht neutral. E gjithsesi, për të nuk kishte një konsultim me Kurtin, por as me Vuçiçin.
"E kam ditur që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do bëjë çmos ta shtyjë atë në pafundësi. (...) Uroj që Kosova mos të sanksionohet për vendimet. Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordian e dialogut dhe hapet rruga njohjes së ndërsjellët.”- tha Rama.
Lidhur me lëvizjet e fundit politike të Albin Kurtit, Rama pati disa rezerva. Sipas tij, Kurti do duhet të tërheqë policët nga komunat e veriut të Kosovës si dhe të shpallë me urgjencë zgjedhjet e parakohshme.
“Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve.”- thotë Rama.
Kreu i qeverisë e cilëson si situatë alarmante pozicionimin e Kosovës në sy të aleatëve, i shqetësuar për gjendjen aktuale, Rama thotë se kjo politikë e gabuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke futur Kosovën në ditët më të zeza të saj. Sipas tij, Kosova nuk është në pozitën për t’u ‘ndeshur’ me ndërkombëtarët, madje as nuk duhet t’i cilësojë si ‘ndërkombëtarë’ por si miq të shtëpisë. Rama bëri të qartë se aktualisht Kosova nuk i cenohet sovraniteti nga Serbia, pasi kjo e fundit e ka humbur në vitin 1999, por nga tkurrja dhe dobësimi i marrëdhënieve të shëndosha me aleatët. Për pasojë, Rama thotë se veriu i Kosovës mund të kthehet në një menaxhim të trupave ushtarak, gjë që do ishte e tmerrshme.
“Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.
Nuk munguan as pyetjet lidhur me marrëdhëniet e përfolura si të ngrira mes Albin Kurtit dhe kryeministrit Rama. Për këtë, kreu i qeverisë tha se sulmi i ndaj Albin Kurtit nuk vjen prej tij, por prej të tërë botës demokratike. Megjithatë, ai u kujdes të përmendte se e ka mbështetur Kurtin edhe kur të gjithë e sulmonin se u ul në tryezë me Aleksandër Vuçiçin.
“Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë bota demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.”- tha Rama.
Rama komentoi edhe aludimin e disa mediave se Kurti mund të shpallej Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tha se nuk është e provuar, por as e mohuar. Ndër të tjera ai tha se nuk është fati i Albin Kurtit ajo që do duhet të shqetësohemi, por fati i Republikës së Kosovës.
Kryeministri Edi Rama thotë se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë në plan ta zgjidhin situatën në veri të Kosovës. Rama thotë se njëri ka çuar policinë në godinat bosh dhe tjetri dhe ushtrinë në kufi për të kënduar. Rama tha se këtë situatë duhet të zgjidhin ndërkombëtarët, për të cilët thotë se Kosova është shtëpia e tyre pasi kanë bërë shumë për të.
“S’kam marrë përsipër të futem në mes të askujt, të kontribuar për tryezën e dialogut përmes kumbarëve të procesit, Macron dhe Scholz. I takojnë atyre të bëjnë çfarë të dëshirojnë me këtë kontribut. Njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufi me kovën, të dy e dinë që as njëri as tjetri tjetri nuk janë aty për të zgjidhur problemin real, marrëveshjen e finalizimit dhe asociacionin,. Nuk i quaj ndërkombëtarët. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, se ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumë çka kanë bërë për atë shtëpi. Për sa kohë ajo shtëpi nuk është plotësisht e njohur botërisht. Ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural.
‘Pozicioni i të qenurit kryeministër i Shqipërisë janë palë. Drafti është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë as për njërin as për tjetrin, por për Kosovën në radhë të parë. Unë nuk marr vota në Kosovë. Nuk kam asnjë interes në Kosovë as në aspektin profesional dhe as politik ngushtësisht. Si kryeministër i Shqipërisë që sheh sesi një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjesh me ata që lartësuan kombin tim dhe që hodhën bomba ndaj kombit, e ndjej për detyrë.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse sulmon Albin Kurtin. Ai tha se nuk e bën një gjë të tillë, por në fakt e gjithë bota demokratike po e fajëson me emër dhe mbiemër.
Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën se si ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës. Rama i bëri thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës.
"Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokak dhe të finalizojë proces që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët.
Nuk kam qenë dakord me ata që i thonin Kurtit mos bëj zgjedhje, zgjedhjet duhet të ishin bërë, ta shpallen zgjedhje të reja menjëherë për të treguar vullnet dhe deskaluar situatën. Të tërhiqte policia menjëherë. S’ka ca pret, rri kot me godina bosh, Kosova është më e intersuar për këtë gjë. Nëse trupat e huaj do marrin veriun e Kosovës çështja do të kthehet në tryezë nuk e di pas sa vitesh. Do ta çojën Kosovën mbrapsht në kohën e broznit. Kjo është diçka shumë serioze", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se drafti i propozuar nga Shqipëria është kontribut nga ana e vendit tonë. Rama shton se nuk do bëhet asnjëherë publik.
“Nuk do bëhet publik, nuk oka për t’u bërë publik. Kush e do, ta marrë ta kontaktojë. Unë kam bërë thjesht atë që kam ndjerë si detyrë se i kam parë dhe i kam lexuar. Dhe, në kushtet kur akoma kur nuk merret vesh se kush do e shkruaje, ky është kontribut i shkruar nga njerëz që janë ajka e mendimit juridik botëror.”- thotë Rama.
Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin e Albin Kurtit nga SHBA. Rama thotë se nuk po flitet këtu për fatin e Albin Kurtit por për republikën e Kosovës. I pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.
“Jo nuk e kam konsultuar me Kurtin. Nuk hyj fare në këto se s’kanë rëndësi të veçantë përsa kohë që s’janë deklarata publike të pakonfirmuara por as të pamohuara. Nuk është fati i Albin kurtit sot në lojë, është republika e Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosova.”- thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai u shpreh se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial.
“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se i ka dërguar një draft Gjermanisë e Francës për Asociacionin e komunave serbe. Rama u shpreh i shqetësuar dhe tha se situata po bëhet edhe më alarmante.
"Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj.
Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha," - tha Rama
Epo kjo pune... ajka boterore prodhoka nje dokument neutral qe ju ofroka kryterit te shtetit me te korruptuar ne evrope... qe tja propozoje ajkes evropiane si zgjidhje per situaten ne vendin ku evropa para 100 vjetesh ka bere masaker territoriale... transparence alla rama dhe sigurisht era interes shqiptar... a nuk ishte 3shja thaci rama vucic qe desh shkembyen territore dhe desh i dhane malit te zi mijera metra katrore territor kosovar po ne kete forme transparence... nejse ishalla etja e tij per pushtet absolut te mos shtrihet edhe ne shitje shpirti se kjo eshte pertej fitores se bashkise se brekeve me vrime
PërgjigjuPra, ke ta ftillojme cik punen. Rama, Kryeministri tene, sic dhe vete deklaron, mediokerr ne te shkruar e shtypur shqip apo gjuhe te huaj por nje pro ne karikatire, ne kulmin e fushates tre mujore ku dilte cdo ore si fanti spathi ne Korce e derri mac ne Peshkopi, ne fshehtesi totale, dhe ne bashkepunim me nje grup si thote ai (e do menja i te njejtit rang pra Kryeministra, e jo do legena si puna e sorrosisteve, llafi qe sbie) na paska punuar fort dhe pordhuar nje plan qe te shpetoje Kosoven nga gjema qe e ka shpene i zgjedhuri demokratik i saj jo nje por dy here. Ky eshte dhe "rrethimi i trete" i Kurtit dhe tashme "Hamza" Rama e ka me deklare qe eshte kunder!!! E thote mire kuadri amerikan ne Ballkan, ka munci qe Kurtin ta godasin fort se helbete dy mandate dhe ascik korrupsion ska bere. Pale nuk merr shemull nga padrinot e Serbise dhe Beogradit!
PërgjigjuA ka zgjidhje problemi i Shqiptarve, nese besojme se Kosovaret jane komb Shqiptar ? Per sa kohe ka Shqiptare qe me shpirt meditojne Hymnin e Flamurit : Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duk’iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t’i mbajmë, të mbrojmë atdheun në çdo kënd, të drejtat tona ne si ndajmë; këtu armiqët s’kanë vend. që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të, luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj’ e shtrenjtë tek ti betohemi këtu, pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë, për nder’edhe lavdimn e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet atdheuet kush iu bë therror. Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! Nuk do kete zgjidhje as me rezoluta as me prapaskena. Organizata e Camve Shqipetar do pasohet me Kosovaret Shqipetar dhe do kene te njejtin rrugetin. Shqiperi bej gajret dhe hallet hiqi vet. Ose me hymn dhe identitet ose me qenie biologjike pa identitet? Ai qe sot sakrifkon do citohet ne dy reshtat e fundit ne Hymnin e Flamurit
PërgjigjuTrutharet filluan te komentojne kundra Rames dhe nuk e shohin seriozitetin e problemit ku e ka futur Kosoven nje delirant enverist si Albin Kurti. Nuk eshte BE qe do te integrohet ne Kosove, eshte e kunderta. Nese duan te humbin perfundimisht sovranitetin e Veriut te Kosoves le t'i hyje Albini detit ne kembe dhe me buzequmeshtat qe s'e dine c'ka qene lufta po i rrahin gjoksit sikur ia dalin cdo beteje me serbet. Keta qe rrijne si lepuj sa shohin nje polic serb ne kufi dhe nuk hapin zerin e gojes matane ures se Ibrit ne Mitrovice se ende e kane hijen e tyre mbi krye. Gjithe bota jane budallenj dhe naive, vetem Albini eshte i ndricuari. Eh c'na ngjalle Enverin me delirin tend o Albin, te dhjere por krenare.
PërgjigjuNuk po u japin territore, thjesht po gjejne nje zgjidhje per te ecur te dyja gjerat paralele ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves. Serbet nuk mundesh t'i perzesh nga ato komuna, te pakten ne natyren e shqiptarit nuk ndodh kjo te besh genocid per t'i shperngulur etnite e tjera, keshtu qe ne keto kushte duhet te gjesh menyrat e duhura per ta bere shtetin te funksionoje edhe ne ate pjese te Kosoves. S'mund ta mbash konfliktin e hapur 100 vjet pa i dhene zgjidhje se vjen koha qe te kthehen kunder te gjithe dhe per nje cope byrek, humbet komplet taven. Nuk e di sa te qarte e ke pamjen e Veriut te Kosoves. De facto qeveria e Kosoves nuk ka asnje juridiksion ne ato kater komuna. Shqiptaret e pakte e kalojne Uren e Ibrit dhe shohin 100 here verdalle nga frika, askush nuk pipetin shqip lere c'hapen me polici. Mbi 90% e shqiptareve te Kosoves nuk kane shkeluar asnjehere ne ato komuna ku s'ka mbetur asgje shqipe. Krijo konflikte te panevojshme per gjera te vogla si targa, per zyren e komunes etj, nderkohe qe kerkohet zgjidhje per gjera madhore qe duhet te cojne ne njohjen e dy shteteve. Ne kete pike fiton Vucici, Albini dhe Kosova po humbet shume derisa qofte larg te kthehen ne Palestinen e Europes. Te gjithe lideret jane naive dhe injorante, vetem shqiponja Albin eshte me i zgjuari i planetit. Hajde shoku, hap syte se ceshtja eshte me serioze se kaq. Eshte administrata e Biden qe po sillet durueshem, se te ishte Trump e kishte shperngul tani Bondsteel dhe angazhime te tjera qe e ruajne Kosoven ajo qe eshte sot. Ata iken nga Siria dhe Afganistani e s'e rruajten hic, kur popullata ne ato vende nuk e kuptuan rendesine e ndjekjes se rruges se tyre. Njejte ka gjasa te perfundoje fatkeqesisht edhe Kosova.
O Tao, lere se ku e ka futur Kosoven Albin Kurti, pir pse injoron terrorizmin serb mer jahu. Pse duhet te jene trojet Shqiptare valute shkembimi per interesat e miellit ne rajon! Serbet terroriste ne veri kete duan. Te mos kene ligj. Jane ne ushtrite e Rames dhe Vucickes! Po ra Vucicka ose Rama, iken ne burk qe te dy. Kane krushqi mielli! Serbise as qe i rruhet per ato pak troje te Kosoves, por i duhet Vucicit si hi syve per serbet e rradhes dhe te beje kosoven shtet mosfunksionues. Gabriel eskobari, si kushuri i pablos dhe i kolumbise, eshte pak i interesuar qe anarkia dhe terrorizmi serb te mbizoteroje! Trafiku, krimi dhe droga ne ballkan, nuk duhet te diktojne fatet e kombeve te zones!
Edi Rama njeriu i duhur ne kto kohra te veshtira per shqiptaret.Armik i betuar i te shiturve, te korruptuarve dhe budallnjve.
PërgjigjuMe ca tagri i futi hundet Rama ne kosove kur kosovaret nuk e duan se ha e pi dreka darka me vucicin, Rama po do te kontriboj duhet ti thote serbise qe te respektoj shqiptaret dhe kosovaret bashke me marreveshjet
PërgjigjuAh po, iteresat e miellit ne veriun e Kosoves. Per ate i jane ngrejte qimet e kokes tatepjete ketij pavlo escobarit, me falni, gabriel escobarit. Do marresh hisen qe te takon mre pjeshke, por asosacioni i shkiejve thjeshte do rendonte edhe me shume trafikun dhe terrorizmin qe ndodh! S’mund te kemi ekonomi mielli me kryemistra alla escobar ne rajkn! Mjaft me krime! Na duhet te protestojme! Trojet shqiptare nuk jane valute per tregjet e barit ne ballkan, kushdo qofte ne krye…Rama a Vucici a Eskobari i qelbet. Te hiki ne kolumbi nese don!
@ndergjegja….kjo qe thua ti eshte spastrim etnik dhe gjenocid mer jahu, mu nga Franca. Pse nuk ndermarrin, Vjosa dhe Albini, hapa ligjore kundra vendeve perkatese. Europa e ka nje gjykate te te drejtave te njeriut. Them se na duhet ta provojme pak apo jo? “ATY KY FRANCEZET MBOLLEN FAREN E KEQE TE KORRUPSIONIT NDERKOMBETAR PARA 15 VJETESH DUKE SYRGJYNISUR MIJRA SHQIPTAR AUTOKTONE DHE ZVENDSUAR ME SERBE NGA KROACIA,BOSNJA E SERBIA.”
Te lumte per komentin. Analize e sakte dhe e bukur.
Veriu i Kosoves eshte qendra nderkombetare e krimit,trafikut dhe korrupsionit per Ballkanin perendimor dhe aty kane asetet e veta Rama@Vuçiq qe deshirojne ta emertojne perjetesisht OPEN BALLKAN.Eshte nje motiv i forte ky aset per kryeministrin shqiptar se i del duarsh dhe Klani krimit trafikut dhe korrupsionit nderkombetar qe mban ne dore per momentin flamurin e USA mbetet thate nese Veriu i Kosoves merret nen kontroll nderkombetar dhe kryeministri shqiptar e ka vendin ne kosh te plehrave si levozhge e limonit te shtrydhur. ALBIN KURTI DHE VJOSA OSMANI SI SHTETARË TE MIRFILLTE, TE PAKORRUPTUAR DHE TE VOTUAR MASIVISHT NGA POPULLI KOSOVES PO BEJNE DETYREN PER VENDOSJEN E RENDIT E LIGJIT ATY KY FRANCEZET MBOLLEN FAREN E KEQE TE KORRUPSIONIT NDERKOMBETAR PARA 15 VJETESH DUKE SYRGJYNISUR MIJRA SHQIPTAR AUTOKTONE DHE ZVENDSUAR ME SERBE NGA KROACIA,BOSNJA E SERBIA.
Kote nuk kan se dy shqiptre nuk bin nje fjale. Ky ashte rama
PërgjigjuSa i shkeputur nga e tashmja eshte kjo qenie me bisht qe kemi per KM. Sa merret kot me drafte dhe idiotesira ne dem te kombit Shqiptar, te merret me arbitrazhet qe ka humbur. Rama s’e ben kete sepse kjo do ndihmonte kombin dhe eshte kundra mandatit te tij shkaterrues! Ja sa e thjeshte eshte….Sa ben drafte per “associacion” serb ne Kosove, te kerkoje associacionin Shqiptar ne Serbi, Greqi dhe pse jo, gjermani e france dhe kudo tjeter qe kerkojne kete pseudo associacion qe as e di se per cfare behet fjale. Ene qimet e atij qe ka Shqiptari midis kembeve dhe qe i pelqen shkines, jane nje associacion serbesh dhe komunash te tilla! Doni te na i lucidoni pak?
PërgjigjuKy km rrumpalle i percon botes nje ze jo te vertete sikur Shqiptaret njk e duan atdheun dhe kombin e tyre. Cdo gje qe ben ky idiot eshte kundra kombit dhe gjithmone ne dem Shqiptarit! Na duhet te largojme kete klase politike tradhetare, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.
PërgjigjuKy mut Edi rama na bani perralle ne syte e Evropes,mendon se eshte ddikushi pse eshte i gjate,ka 1 miljon pune ne vendin e tij,paguhet per KM e fute hundet gjith andej kot, e flliqi fare
PërgjigjuRames nuk i shkoni as te beli ju as me gjatesi dhe as me zgjuarsi.
Albin Kurti beri gabim se mendoi qe Kosova eshte shtet i pavarur.
PërgjigjuO Edvin shkjau shqipfolës e du shumë mirë ( nga video incizumi ) se je betuar para kishtarve ortodoxare sllavosus se ti je ai që do e kthesh Kosoven praoa nën Serborusi, prandaj të Themsen në emer të të gjithë Shqiptarve se e din Kush dhe për Ken ti punon o tradhtar…. Vazhdo dhe mos u ndalo….
PërgjigjuShpresoj ti vije fundi sa me shpejt kesaj situate
PërgjigjuLideri global me siguri e ka gati edhe draftin per Palestinen. I ka bere ulje « ajka juridike boterore »: bli nje, merr dy falas.
PërgjigjuDuhet te gjeni zgjidhjen e duhur per kete situate
PërgjigjuKoha do e tregoje qe kryemisnitri jone po jep nje kontribut te madh per Kosoven, perfshirja ne zgjidhjet e ceshtjeve te rendesishme per shtetin e Kosoves do te thote te marresh pergjegjesi kombetare.Kontributi i Rames ne keto momente, qe me shume gjase do jete dhe propozimi final i Gjermanise dhe Frances do ti sherbeje me se miri shtetndertimit te Kosoves
PërgjigjuKontributi me i madh i Rames eshte antikombetaria Shqiptare! Shpresoj qe edhe ai te kete durim te madh sic i imponoi popullit!
Si mund ta pyesni Ramen nese e sulmon Kurtin kur Rama vet eshte duke i dal ne mbrojtje Kosoves?
PërgjigjuO gjigand i zgjidhe problemet ne vend dhe tani fillove te zgjidhesh edhe problemet e Kosoves dhe Serbise.
PërgjigjuKesaj ceshtje duhet ti vij fundi nje here e mire
PërgjigjuKy konflikt mund te mare fund vetem nese behen zgjedhje te reja ne veri te kosoves
PërgjigjuKy konflikt merr fund vetem kur serbet te ikin nga Ballkani ne Rusi dhe ti jepen Kosoves tokat ilire qe na takojne si shqiptare qe jemi. Perndryshe vetem tensione dhe kriza do kemi!
Albin kurti beri gabim qe dergoi polici ne veri te kosoves sepse kjo situate nuk zgjidhet me dhune
PërgjigjuShqiperia dhe Kosova DO BËHEN dhe DO BËHEN siç do USA dhe JO si duan te korruptuarit e Shqiperise dhe te Kosoves. Te korruptuarit e Shqiperise dhe te Kosoves ne pushtet apo opozite, të lirë ose të izoluar ne burgun e Hages apo ne Reç Shkodër do luajne letra e do shtyjne ditet duke pritur qe ti takoj SOROSI apo djali tij ALEKSANDRI ose per te bere ndonje deklerate ne PE ose ne Kongresin Amerikan. Tani jemi ne periudhen e TALLAVASE POSTZGJEDHJE e pak durim nuk do t'na bej keq ne kete vape qe ka filluar.
Përgjigjupse jane kundra kosoves nuk e kuptoj
Përgjigjuo Filo Serb , po ca lidhje ke ti more , put rrace e keqe i shitur sllav
PërgjigjuAMERIKA ME MIRE MOS I KISHIN BERE FARE BOMBARDIMET SE SA TE TRADHETOJNE TANI,,,TURP I MADH. DO TE KISHIN BERE NJE FIGURE ME TE MIRE...
PërgjigjuKoqovare te al-bin ladit veni mend,Kosova ashte ne rrezik