Kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos ulet në bisedime me naftëtarët pa dalë nga greva.
"Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s'ka bisedime dhe unë s'kam shkop magjik", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Naftëtari: Na cakto ditën që të takohemi! Kur të marrim diçka konkrete, atëherë ikim në shtëpi! Rama: Pa dalë nga greva, s'ulemi në tavolinë! S'pranojmë ultimatume
B.K.//ReportTv.al