Rama: Ideja e planit nga Tirana për të zhveshur himariotët nga pronat, poshtërsi propagandistike

24 Maj, 11:14| Përditesimi: 24 Maj, 12:50

  • Share

Në një bashkëbisedim me banorët e Himarës ku nisi shpërndarja e 437 certifikatave pronësie, Kryeministri Edi Rama tha  ideja se nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat e tyre, është një poshtërsi propagandistike.

“Ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini dhe më mirë se ne, që jo vetëm prej vitesh, por tanimë pronat këtu shiten nga banorët, nga trashëgimtarët që mund të jenë këtu, apo jashtë për zhvillim dhe shiten me çmime që nganjëherë janë 2-fishi apo 3-fishi i çmimeve që janë në Korfuz. Apo që shiten dhe nga 2 herë, apo 3 herë për faktin se zhvilluesit për të mos patur probleme, kur dikush tjetër i paraqitet si pronar, pasi kanë bërë kontratën me një tjetër që i është paraqitur si pronar, e paguajnë edhe tjetrin, edhe të tretin kur ka patur raste për të njëjtën tokë, vetëm e vetëm për të mos patur konflikte”, tha Rama.

“Që të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat siç janë. Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët për pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dali njëri, të thotë që mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston. Nuk ekziston!”, theksoi Rama


Lajmi kryesor:

Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, 4000 brenda vitit! Rama: Himarjotët janë himarjotë, pikë! Gënjen kush thotë se jua morën tokat oligarkët


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?