Edhe në Lezhë, Rama ironizoi thirrjet “Rama ik”. Ai ironizoi militantët se japin 5 mijë lekë të vjetra vetëm për të bërë të njëjtat thirrje kundra tij.
Teksa Rama mbante fjalimin, një fëmijë i vogël bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë atij fjalimin.
"Ja doli një fëmijë atje, e prisja. Gjithmonë del një fëmijë që thotë “Rama ik” në çdo miting “Rama ik”, i thonë na 5 mijë lekë ik bërtit Rama ik, dhe hajde merr 5 mijë lekshin. Ik merre tani 5 mijë lekëshin. Tani kanë mbetur vetëm kalamaj të vegjël, ose ndonjë pijanec që thotë “Rama ik””
Lajmi kryesor:
Rama përmbyll fushatën në Lezhë, ironia për opozitën: S’kërkojmë dhëndër! Kandidatët i dhanë fytyrën gërdallës e të pakorrigjueshmit (Berisha-Meta)
G.MO//ReportTv.al