Rama: Inceneratori po pastron ajrin e Elbasanit, nëse votoni Xhiken shkoni te mali me plehra

23 Prill 2023, 12:26| Përditesimi: 23 Prill 2023, 12:53

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani u ndal edhe në akzuat për inceneratorin, duke thënë se ka nisur punën dhe po pastron ajrin e qytetit. Për qytetarët kishte një mesazh, të cilëve u tha se nëse votojnë Xiken (Ilir Metën) do të shkojnë vetëm mbrapa, tek mali me plehra, që i referohet situatës para se të ndërtohej inceneratori.

Ndërkohë, komentoi edhe arrestimet që janë bërë për inceneratorët dhe tha se ka pasur edhe nga ata që kanë vënë interesin e tyre para të qytetarëve. Por, Rama u shpreh se për këta persona do të veprojë ligji dhe se nuk mund të fshihen në ‘ombrellën’ e Partisë Socialiste.

“Me Xhiken në krye, për ku? Sa më mbrapa. Te mali me plehra, aty ku po bëjnë platformën për të ardhmen, aty kishin malin me plehra. Pati probleme? Pati. Pati njerëz që deshën me nxjerr mjaltë nga plehrat? Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër. Kështu ndodh, s’ke ca i bën, ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës sonë, kush lëviz nga kuadrati i ligjit, i arsyes, së mirës, shërbimit ndaj njerëzve, sensit patriotik të punës, se do mjaltë për ta çuar në shtëpi, atëherë sikterr. Zorra qorre  e mbajti në krye të takimeve, një njeri që ishte me pranga arrest shtëpie. Ata doni prapë ju? Jo, ja ku na keni ne. Dimë ti bëjmë neve edhe investimet edhe ndëshkimet, se investimet i takojnë këtij populli që pas shekujsh më në fund po sheh dritë se po negocion me BE. Shqipëria nuk është sot siç ka qenë me qafën e zorrës qorre, servilosu andej këtej, sot Shqipëria iu flet të gjithëve si i barabartë, vijnë mbahet samiti i BE”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama kërcen me socialistët në Elbasan: Më 14 maj të largojmë ‘zorrën qorre’ dhe Xhiken, janë turpi i botës (Berisha dhe Meta)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?