Rama kërcen me socialistët në Elbasan: Më 14 maj të largojmë ‘zorrën qorre’ dhe Xhiken, janë turpi i botës (Berisha dhe Meta)

23 Prill 2023, 11:31| Përditesimi: 23 Prill 2023, 12:31

  • Share

Nga Elbasani, kryesocialisti Edi Rama sulmoi dyshen Berisha-Meta duke thënë se janë e keqja e vendit që duhet larguar më 14 maj.  Rama u tha socialistëve se demokratëve u ka mbetur në dorë kreu i PL, i cili i përfaqëson edhe në fletën e votimit.

Duke i cilësuar si zorra qorre, Rama tha së më 14 maj duhet t’iu japin përgjigjen e merituar, një personi non grata dhe Xikës, referuar këtu Ilir Metës. Për ta, rama tha se janë një turp botëror dhe thotë se nuk i ndalojnë dot që të ‘shkojnë përpara’, por vetëm se ua ngadalësojnë rrugën.

“Unë siç e dini tani e hoqa appendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja”, tha Rama.

Rama nuk kurseu veçanërisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën që përfaqëson në fletën e votimit koalicionin me Berishën. Rama thotë se demokratët pre vitesh do të shkojnëtë votojnë Xhiken.

“Të heqim zorrën qorre më 14 maj, nuk na ndalon dot të shkojmë para. Do marrin fletën e votimit aty bashkë fitojmë, po me kë? Me të voglin e zorrës qorre. Më falni o demokratë të Elbasanit, po tashti o demokratë që ju ka ngel zorra qorre në dorë. Si do ta mbani ndjenjën e të vjellës kur të shkoni aty te zorra qorre? 30 e kusur vite demokrat demokrat, demokrat e shkojnë votojnë Xhiken”, tha Rama.

Qytetarëve u kujtoi edhe se kur ishin në krye të bashkive, kundërshtarët politikë nuk bënë asgjë.

“Më thoni një gjë që bënë ata? Noc rrokun Vetëm sherrin ju ka pa Shqipëria atyre.”

Në krah të kandidatit të tij për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llahtjas shigjetoi edhe Luçiano Boçin e koalicionit opozitar, të cilin e krahasoi me ish kreun demokrat, tashmë armik të një pjese të partisë.

“Ky distancimin nga luli e ka se janë në konkurencë kush është më artisti. Ky Luçi më kujton Lulin. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth.”

Nuk kurseu një paralajmërim as për të vetët.

“Kush lëviz nga kuadrati i ligjit se do mjaltë për ta çuar në shpi, atëherë sikterr. Dimë ti bëjmë ne edhe investimet edhe ndëshkimet”, vijoi Rama.

Nga Elbasani, Rama përsëriti edhe angazhimin e qeverisë për të çuar në 900 euro pagën mesatare.

Ora 14:58
Formula 1 në Elbasan, Rama: Hap vende të reja pune, sjell efekt direkt 100 milionë euro

 

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet në Elbasan me biznesmenë. Rama u ndal tek pista e auto-motopark që do të ndërtohet në Elbasan. Rama tha se kjo do të sjellë garat e Formula 1 në vendin tonë, e ndërsa thekson se një aktivitete i tillë do të sillte efekt direkt 100 mln euro, pa llogaritur edhe fitime të tjera. Ai theksoi se do të hapë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.

“Para se të vinim këtu dhe para se të bënim takimin me atë bashkë-ortakun e shtetit në këtë investim, ishim tek kantieri i auto motoparkut dhe unë ju them ne do sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda 2030-ës. Kush mund ta imagjinonte në atë fushën atje që ishin ato kodrat e plehrave të Elbasanit që e dini shumë mirë ju se i keni gjurmët e kodrave të plehrave në mushkëri dhe largqoftë do tua shihni dhe zararin ndonjëri, kurrë mos ndodhte në të ardhmen, që mund të mendohej se aty mund të kemi një pol zhvillimi ekonomik të super fuqishëm. Nuk është çështja një garë e Formula 1. Një garë e Formula 1 ka 1 miliard shikues, është gara sportive që ka numrin më të madh të shikuesve në planet. Por nuk është kjo. Është gjithë çfarë sjell mbrapa. Llogaritet që një garë e Formula 1 sjell mesatarisht vetëm gara, efekt direkt 100 milionë në cirkuitin nga përgatitja deri tek largimi i njerëzve që vijnë këtu.

Pa llogaritur  pastaj se çfarë vjen mbrapa e mbrapa, por fakti është që ai pol atje do të ketë shumë gara ndërkombëtare, do të ketë shumë evente ndërkombëtare, do të jetë një pol punësimi i një cilësie tjetër komplet dhe është i vetmi i kësaj natyre në gjithë rajonin tonë dhe prandaj ne e kemi imagjinuar këtë në Elbasan për të pasur një ofertë rajonale, ballkanike këtu në Shqipëri dhe po ju them që jemi në kontakt me autoritetet e këtyre organizmave, me FIA-n. Njerëzit e FIA-s kanë qenë një Elbasan dhe njerëzit e FIA-s ishin në Elbasan por ishin njerëzit e FIA-s, jo një konsulent nga Bari që erdhi të bëjë një kontratë këtu për 400 milionë euro investim me një kompani që nuk e kishte dhe siç ishte e paimagjinueshme që do ndodhte  ndonjëherë në Shqipëri një kupë europiane, sot mund të jetë dhe më e paimagjinueshme që do ndodhi, që Elbasani të jetë bashkë me Hungaroringun, me Montekarlon e ku di unë, me Bakunë në kalendarin e Formula 1, por kjo do të ndodhë, do ta bëjmë patjetër”, tha Rama.

Ora 12:26
Rama: Inceneratori po pastron ajrin e Elbasanit, nëse votoni Xhiken shkoni te mali me plehra

 

Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani u ndal edhe në akzuat për inceneratorin, duke thënë se ka nisur punën dhe po pastron ajrin e qytetit. Për qytetarët kishte një mesazh, të cilëve u tha se nëse votojnë Xiken (Ilir Metën) do të shkojnë vetëm mbrapa, tek mali me plehra, që i referohet situatës para se të ndërtohej inceneratori.

Ndërkohë, komentoi edhe arrestimet që janë bërë për inceneratorët dhe tha se ka pasur edhe nga ata që kanë vënë interesin e tyre para të qytetarëve. Por, Rama u shpreh se për këta persona do të veprojë ligji dhe se nuk mund të fshihen në ‘ombrellën’ e Partisë Socialiste.

“Me Xhiken në krye, për ku? Sa më mbrapa. Te mali me plehra, aty ku po bëjnë platformën për të ardhmen, aty kishin malin me plehra. Pati probleme? Pati. Pati njerëz që deshën me nxjerr mjaltë nga plehrat? Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër. Kështu ndodh, s’ke ca i bën, ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës sonë, kush lëviz nga kuadrati i ligjit, i arsyes, së mirës, shërbimit ndaj njerëzve, sensit patriotik të punës, se do mjaltë për ta çuar në shtëpi, atëherë sikterr. Zorra qorre  e mbajti në krye të takimeve, një njeri që ishte me pranga arrest shtëpie. Ata doni prapë ju? Jo, ja ku na keni ne. Dimë ti bëjmë neve edhe investimet edhe ndëshkimet, se investimet i takojnë këtij populli që pas shekujsh më në fund po sheh dritë se po negocion me BE. Shqipëria nuk është sot siç ka qenë me qafën e zorrës qorre, servilosu andej këtej, sot Shqipëria iu flet të gjithëve si i barabartë, vijnë mbahet samiti i BE”, tha Rama.

Ora 11:50
Rama nga Elbasani: Tropojën socialistët e kanë ndryshuar, ata kanë bërë ‘Noc Rrokun’! Kush i voton kthehet mbrapa

 

Nga Elbasani kryesocialisti Edi Rama ka sulmuar kampin opozitar duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë punë nëpër qytete e vendit që të mbahen mend. Teksa ka kërkuar votën e qytetarëve në Elbasan për zgjedhjet e 14 majit për kandidatit Gledian Llatja, Rama u tha se Tropojën socialistët nuk e kishin marrë kurrë dhe për 4 vite që ato e qeverisin e kanë ndryshuar qytetin.

‘Të kishin pasion për punë do ta kishin treguar në ndonjë vend. A mund të na thoni ju një bashku ku ata kanë qeverisur dhe kanë lënë një gjurmë dhe thonë ja dhe këtë e bëmë ne. Me thoni një gjë, Tropojën nuk e kishim marrë kurrë, 4 vjet kemi që e qeverisim ka ndryshuar e thonë të gjithë. Noc Rrokun kanë bërë në Tropojë. Pse mos të jetë Shkodra si Durrësi , Elbasani, Berati, pse duhet të të jetë 30 vite mbrapa. Kush voton për ta voton për të ndejt mbrapa. Vetëm sherrin ju kanë parë atyre. Janë ndarë gjërat si me thikë. Janë ndarë në njerëz që dinë se çfarë flasin dhe çfarë bëjmë.’- tha Rama.

Ora 11:45
VIDEO/ Rama kërcen me socialistët në Elbasan me këngën e fushatës: Na akuzuan se po promovojmë tallavanë, ata që dëgjojnë atë që del nga zorra qorre

Kryesocialisti Edi Rama sot është ndalur në Elbasan, ku ka kërcyer me socialistët me këngën e fushatës ‘Vetëm Përpara’ Rama, iu ktheu përgjigje edhe komenteve që kanë dhënë për këngën e tyre, duke thënë se i kanë akuzuar se po promovojnë tallavanë, ata që dëgjojnë gjithë ditën atë që thotë zorra qorre, Berisha e Meta.

"Nuk e dija që Tit Vullkani është nga Elbasani, është hera  e parë që e takoj, je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e madhe të dëgjoj ata që na u vunë mbrapa se medemek po promovojmë tallavanë. Ata tallavasë i marrin të keqen, po të thuash ti që rrinë edhe dëgjojnë gjithë ditën mozzartin dhe ju vriten veshët nga tallavaja dhe thotë njeriu e kanë një arsye. Po këta dëgjojnë gjithë ditën ca del nga zorra qorre dhe na u bezdiska nga një ritmi këngë, që është shumë më tepër se fjala tallava, kjo meriton një përgjigje", tha Rama.

Ora 11:41
Rama: Brenda 2030 do të sjellim Grand Premium të Formula Uno në Elbasan! Ky Luçi më bosh se Luli

 

Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani ka kërkuar votën për një mandat të dytë për Gledian Llatjan. Rama premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan. Rama sulmoi edhe kandidatit e Berishës e Metës për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan Luçiano Boçin, të cilin e krahasoi me Lulzim Bashën, por tha se ai është më bosh se Basha.

‘Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi. Ky Luçi më kujton Lulin shumë është artist i madh. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Ai i vogli i zorrës qorre ju ka rënë demokratëve u ka ngel në dorë. Ne këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë, dhe është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat fëmijët mësuesit. Do e ngremë në nivel Europian.’- tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhemilja: 23/04/2023 22:49

    Largo injoranten qe ke ne krah qe e ke vene dhe ministre kulture. Zgjidh profesionistet se na cave derrasat me injorancen e shtetit qe vetem vjedhin. S'e ke te gjate Jo.

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/04/2023 19:34

    Të uroj një F1 mbi trupin tënd o vrasës serbofashist, ti deshiron që unë t’ia falë gjakun e familjarve të mi Serbis fashiste o tradhtar…!

    Përgjigju
  • Jona te: 23/04/2023 16:45

    Tamam edhe vetem pse rrethohemi nga ato eshte turp mir e ka Rama

    Përgjigju
  • Toni: 23/04/2023 14:34

    Do bie F1 thote, perralla me mbret. Cirkuiti me lire i F1 kushton 250 milion euro. Ky eshte baba i rrenes.

    Përgjigju
  • Joni: 23/04/2023 14:02

    me 14 maj jeni fitues ne cdo bashki te vendit

    Përgjigju
  • Soni: 23/04/2023 13:36

    Me ju vetem perpara

    Përgjigju
  • Kevi: 23/04/2023 13:36

    Fitorja eshte e sigurt me 14 maj

    Përgjigju
  • Eno: 23/04/2023 13:15

    Ju uroj fitore zoti rama

    Përgjigju
  • Ani: 23/04/2023 13:13

    Ka punu per kete dite gjigandi prandaj kercen

    Përgjigju
  • Vvvvvvv: 23/04/2023 12:45

    E di qe ndoshta dhe se publikoni komentin tim, por kjo eshte vertet tallje B.. me paramendim. Qetsohuni o gra se ju ran hallatet pertot i keni dhe te konsumuara. Njs nese sdo ekzistonte servilizmi si do ti njihnim zvarraniket.

    Përgjigju
  • Arben: 23/04/2023 12:16

    Nuk duhet t'ia lije shqiptareve me vote largimin e zorres qorre dhe xhikes, por ti ndaloje konkurimin me ligj. Edhe Alibeaj ka qene minister drejtesie ne kabinetin qeveritar te zorres qorre. Nuk eshte as ai burre me i mire. Duhen larguar nga konkurimi te gjithe ato qe kane drejtuar Shqiperine ne periudhat e zeza te PD, 1992-1997 dhe 2005-2013.

    Përgjigju
  • tosi: 23/04/2023 12:06

    kshu duhet te jet nje kryeminister popullor

    Përgjigju
  • titi: 23/04/2023 12:06

    mire e bene

    Përgjigju
  • beni: 23/04/2023 11:48

    ti ke heq trunin jo apendesitin

    Përgjigju
  • Flori: 23/04/2023 11:46

    Jam i bindur qe ne 14 maj do te shohim nje tjeter fitoren tuajen.

    Përgjigju
  • Goni: 23/04/2023 11:41

    Ne jemi gati te largojm jo vetem ato po dhe Salen qe esht mashtrusi me i madh qe mund te ekzistoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?