Kryesocialisti Edi Rama sot është ndalur në Elbasan, ku ka kërcyer me socialistët me këngën e fushatës ‘Vetëm Përpara’ Rama, iu ktheu përgjigje edhe komenteve që kanë dhënë për këngën e tyre, duke thënë se i kanë akuzuar se po promovojnë tallavanë, ata që dëgjojnë gjithë ditën atë që thotë zorra qorre, Berisha e Meta.
"Nuk e dija që Tit Vullkani është nga Elbasani, është hera e parë që e takoj, je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e madhe të dëgjoj ata që na u vunë mbrapa se medemek po promovojmë tallavanë. Ata tallavasë i marrin të keqen, po të thuash ti që rrinë edhe dëgjojnë gjithë ditën mozzartin dhe ju vriten veshët nga tallavaja dhe thotë njeriu e kanë një arsye. Po këta dëgjojnë gjithë ditën ca del nga zorra qorre dhe na u bezdiska nga një ritmi këngë, që është shumë më tepër se fjala tallava, kjo meriton një përgjigje", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama kërcen me socialistët në Elbasan: Më 14 maj të largojmë ‘zorrën qorre’ dhe Xhiken, janë turpi i botës (Berisha dhe Meta)
SI.E.//ReportTv.al