Edi Rama

Politikë

Rama inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë aks i kategorisë A, do jetë një ndihmë e madhe për turizmin dhe bizneset

1 Prill, 14:49| Përditesimi: 1 Prill, 14:54

  • Share

1743512008_wagwgag.JPG

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aksit Tiranë-Durrës, ku autostrada po shndërrohet në një aks të kategorisë A, me shtim korsish për një qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt.

Gjatë inspektimit u theksua se kanë mbaruar rreth 30% të punimeve. Sipas Kryeministrit, synimet janë që brenda dhjetorit aksi të jetë dorëzuar, sipas parametrave europiane.

Shpejtësia maksimale e qarkullimit të mjeteve do jetë 130 km/h.

‘Është një aks që do të ndikojë shumë në lirimin e trafikut sidomos në anën tjetër. Mund të ketë dhe një marrëveshje me bizneset për të ndihmuar në avancimin e këtij procesi. Ky është një investim që nuk do ndikojë vetëm për biznesin por edhe për turizmin.’-tha Rama 

 


Lajmi kryesor:

‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?