Kronikë

Rama inspekton procesin e rindërtimit në Manëz të Durrësit: Kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit

26 Korrik 2021, 11:54| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 12:04

  • Share

 

Ky fundvit do t'i gjejë nëpër shtëpitë e reja familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz të Durrësit. Ndërsa ishte i pranishëm sot për të inspektuar punimet, Rama tha se Manëz po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale.

Po ashtu, kryeministri shtoi se ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore.

"Manëz, Durrës, aty ku po rikrijohet lagjja e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale. Pasi ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit", thotë Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama poston videon nga kantieri i lagjes 'Rilindja' në Fushë Krujë: Punimet në fazat finale për banesat individuale! Për Krishtlindje përfundojnë edhe pallatet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?