Kronikë

Rama poston videon nga kantieri i lagjes 'Rilindja' në Fushë Krujë: Punimet në fazat finale për banesat individuale! Për Krishtlindje përfundojnë edhe pallatet

26 Korrik 2021, 08:22| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 16:07

  • Share

Qytetarët të cilët humbën shtëpitë si pasojë tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Fushë Krujë, do të futen së shpejti në banesat e reja.

Me një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama, teksa publikon një video nga kantieri në lagjen "Rilindja" në Fushë Krujë, thotë se punimet për banesat individuale kanë hyr në fazën finale.

Kryeministri bën me dije po ashtu se pallatet dhe infrastruktura publike do të jenë të përfunduara për Krishtlindje.

"Mirëmëngjes dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

Ora 11:54
Rama inspekton procesin e rindërtimit në Manëz të Durrësit: Kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit

 

Ky fundvit do t'i gjejë nëpër shtëpitë e reja familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz të Durrësit. Ndërsa ishte i pranishëm sot për të inspektuar punimet, Rama tha se Manëz po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale.

Po ashtu, kryeministri shtoi se ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore.

"Manëz, Durrës, aty ku po rikrijohet lagjja e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale. Pasi ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit", thotë Rama.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/07/2021 09:38

    Sa miliona vjedhë nga ky ndertim i paketuar “hundë më hundë” e i shëmtuar ! Këtu duhwt të dalë drejtësia në terenë …

    Përgjigju
  • Kistra: 26/07/2021 07:52

    Lajm i mire per ata banore, cfare te bejme ne te tjeret qe rrime rrugeve pasi i kemi pallatet te demtuara e te pa banueshem e askush nuk kujtohet per t'i rindertuar! Konkretisht, pallati "Rafaelo 2002", Yzberish.

    Përgjigju
    • Kistra: 26/07/2021 12:51

      Fakte, nuk mund te fyesh njerezit me aludime e supozime. Une zotrote po beje gati dy vjete qe banoje me qera. Aktualisht shtepine ne pallatin qe permendi, e kam germadhe! Se kush banon aktualisht ne ate pallat dhe merre qera te pamerituar, eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet faturave te dritave e ujit. E njejta gje vlene edhe per abuzimin me kompesimin e demeve te supozuara per shumicen e banoreve ne kete pallat! Dhe mos mendo se nuk e kemi bere prezente kete problematike.

    • Fakte: 26/07/2021 10:33

      Ti te kontaktosh gazetaret dhe te denoncosh ne menyre me transparente. Sepse shteti po paguan qera per banoret e prekur nga termeti ne Yzberisht, dhe jane ne liste per banesa te perhershme. Te verifikohet pretendimi jot, dhe te shohim nese thua te verteten apo je ndonje mashtrues qe ben propagand.

    • Labo: 26/07/2021 09:36

      Ca jan keto sikur jan kampingje ca shpifsire nejse per fushkruj mir jan aty rritet dhe krimo geto do filloj banda e nikles me djeg makina e fshi gjena aty labirint

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?