Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme një tjetër kantier transformimi, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që do të bëjë të mundur kullimin e 4,600 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave rurale të banuara si dhe mbron Aeroportin e Vlorës nga përmbytjet.
Ky investim ka zëvendësuar elektropompat ekzistuese, teknologjia e vjetruar e të cilave është zëvendësuar me sisteme moderne, që kursejnë deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë.
“Kjo zgjidh problematikën e tmerrshme. Domethënë, ato hallet që kemi pasur në të kaluarën, nuk i kemi më”, theksoi kryeministri.
Gjatë inspektimit Rama ka përshëndetur banorët dhe nga pamjet duket që nuk mungojnë as batutat mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë, ku njëri prej tyre i ka dhuruar edhe një buf lodër kryeministrit.
Pjesë nga biseda e kryeministrit me qytetarët:
Edi Rama: Hajde t’u jap pak dorën, hajde të bëjmë edhe një selfie bashkë
(Një qytetar i jep një buf lodër kryeministrit)
Edi Rama: Ky i paska sytë blu
Qytetari: Ke popullin me vete mos u tut
Edi Rama: Duhet të thajmë kënetën
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
H.K/S.B/ReportTv.al
