Irani tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, godet sistemin TIMS, Rama: Po punojmë me aleatët për t'i bërë të pa penetrueshme sistemet tona dixhitale

10 Shtator 2022, 11:00| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 22:42

  • Share

TIRANË- Pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, Irani është “hakmarrë” duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë. Kreu i qeverisë, EdI Rama lajmëroi se sistemi TIMS është jashtë funksionit për shkak të sulmit nga Irani, teksa theksoi se po punohet në bashkëpunim me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama. 

Kësaj radhë, në sulmin e bërë, Irani nuk është fshehur, por e ka lënë të kuptuar qartë se ata qëndrojnë pas. Report Tv ka arritur të sigurojë me atë të burimeve se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë", shkruhej në mesazh. Ky sulm ka ‘paralizuar’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për arsye sigurie, serverat e TIMS janë fikur, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti deri në rikuperimin e tyre të plotë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Postimi i kryeministri Edi Rama në twitter

Sistemi TIMS i hackeruar

Ora 19:58
Sulmi kibernetik, Drejtori i Aviacionit Civili: Sistemin TIMS e fikëm për t’u mbrojtur! Asnjë qytetar nuk e ka humbur fluturimin

1662832811_drtejtori.jpgPas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS, Komiteti i Sigurisë së Aviacionit Civili ka zhvilluar një mbledhje. Pas përfundimit të saj, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj doli në një deklaratë për mediat ku tha se fikja e sistemit TIMS ishte bërë për t’u mbrojtur pas sulmit nga hakerat iranianë

Ai tha se deri më tani, pavarësisht vështirësisë më të lartë për përballimin e fluksit të pasagjerëve, asnjë prej tyre nuk kishte humbur udhëtimin. Ndërsa shtoi se sistemi do vijojë të jetë i fikur deri në përballimin e plotë të sulmit.

“Me siguri them se sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë e menaxhuam me sukses duke komunikuar me kompanitë ajrore.

Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është një akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet. Kjo do jetë në thelb gjithmonë një luftë mes të mirës dhe të keqes. Sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur”– u shpreh Et’Hemaj.

Ora 17:01
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Ministria e Brendshme: Rikthehen në punë dy sportele në Rinas

1662817678_aeroporti.png

Ministria e Brendshme njofton se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Ndërkohë që bënë të ditur se shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare. 

'Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.', njofton Ministria

Ora 15:35
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, aeroporti ‘Nënë Tereza’: Fluturimet vazhdojnë sipas orareve, qytetarët të paraqiten 2 orë e 30 minuta më herët

Pas sulmit kibernetik iranian ndaj sistemit TIMS, aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka bërë një njoftim për të gjithë pasagjerët në të cilin njofton se fluturimet vijojnë sipas planifikimeve në të njëjtin orar. Për të shmangur çdo problem, TIA u kërkon qytetarëve që të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e 30 minuta më herët.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim”, shkruhet në njoftim.

Ora 14:44
'Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt fatkeqësisë ka filluar', si e paralajmëruan hackerat sulmin kibernetik në Shqipëri (MESAZHI)

"Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt fatkeqësisë ka filluar", ky është mesazhi që hakerat iranianë kanë publikuar në faqen e tyre Homelandjustice. Mesazhi ka qenë një paralajmërim, pak para se të ndodhin sulmet kibernetike ndaj faqehënë të shërbimeve online në vendin tonë si edhe së fundi pas hackerimit të sistemit TIMS.

Ora 13:58
Sulmi kibernetik në sistemin TIMS, reagon Ministria e Brendshme: Nga të dhënat, është kryer nga e njëjta dorë

Ministria e Brendshme ka reaguar pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Ministria thotë se nga të dhënat paraprake, sulmi duket sikur ka të njëjtët autorë. Për siguri, sistemet e Ministrisë së Brendshme, përfshirë atë TIMS, do të qëndrojnë të mbyllura.

“Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Ora 13:49
Pasi sulmuan TIMS-in, hackerat iranian publikojnë videon nga momenti kur policët në Rinas zbulojnë se janë sulmuar

Pasi kanë sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, hackerat iranian kanë publikuar një video në faqen ‘Homeland Justice’ të një prej pikave kufitare, në vendin tonë më konkretisht në Rinas, në momentin që policët zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik. Në video shënohet ora 20:00 e 9 shtatorit 2022. Sistemi nuk funskionon dhe duket teksa polici i bën refresh dhe kërkon edhe ndihmë, ndërkohë që qytetarët presin në radhë për të bërë verifikimin.

Nga sa mund të shikohet, ato kanë arritur që të hackerojnë edhe kamerat në të disa pika të kalimit kufitar të vendit tonë.

Ora 13:38
Irani sërish sulm kibernetik në Shqipëri, ja IMAZHI që i shfaqet Policisë te sistemi TIMS: Kjo lojë do të vazhdojë

Sistemi TIMS i hackeruar

Ky është imazhi që i shfaqet Policisë te sistemi TIMS, pasi u hackerua. Nga burime pranë policisë kufitare dhe antiterrori, Report Tv mëson se mesazhi është shfaqur rreth orës 20:00 në disa kompjutera. Po në këtë orë policia kishte marrë informacion se do mbërrinin në Rinas dy shtetas iranian  të cilët do duhet te verifikoheshin e ktheheshin pas.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë...”, shkruhet në sistem.

Ora 13:15
Sistemi TIMS jashtë funksionit, radhë e gjatë makinash në Kapshticë

 

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës radha e makinave është kilomentrike. Kjo për shkak të mosfunskionimit të sistemit TIMS, si pasojë e sulmit kibernetik nga Irani.

Ora 12:57
Irani sulm kibernetik sistemit TIMS, pezullohet puna në portin e Vlorës! Qytetarët të painformuar: S’na ka thënë askush asgjë, po rrimë në radhë

 

Sistemi TIMS është sulmuar nga Irani, teksa qytetarët në portin e Vlorës janë të painformuar se përse po qëndrojnë në radhë. Pyetur për mikrofonin e Report Tv, ato shprehen asnjë punonjës nuk i kthen përgjigje se çfarë kanë ndodhur, teksa tregojnë se as nuk kanë pasur mundësi për të lexuar lajme.

“S’po e kuptojmë, kemi që në 11 që po presim, na kanë thënë që do prisni”

“Nuk dimë gjë, kemi 2 orë që po presim, nuk na kanë thënë asgjë”

“Kemi 4 orë që po presim, s’na kanë dhënë asnjë lloj përgjigje, dhe presim akoma”, thanë qytetarët.

Ora 12:16
Irani sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, pezullohet puna në Portin e Vlorës

 

Si rezultat i sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është pezulluar puna në Portin e Vlorës. Report Tv sjell pamje, ku shihet se sportelet nuk punojnë, teksa qytetarët po presin.

Ora 11:43
FOTOLAJM/ TIMS-i pre e sulmit kibernetik nga Irani, qindra pasagjerë në radhë në Rinas

1662802699_1.jpg

Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga Irani. Për pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, duke shkaktuar radhë të gjata. Report Tv sjell një foto ku shihen qindra pasagjerë teksa presin në radhë në aeroportin e Rinasit.

Ora 11:20
Irani sulm kibernetik sistemit TIMS, Report Tv zbardh mesazhin që u shfaqej policëve në kompjuter

Irani ka bërë një tjetër sulm kibernetik në Shqipëri, duke goditur sistemin TIMS. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kompjuterat nuk janë ndezur e ku ishte shkruar edhe një mesazh.

"Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK", shkruhej në mesazh.

Ora 08:26
Prej 12 orësh, sistemi jashtë funksionit në Kapshticë e Kakavijë ! Policia nxjerr regjistrat, po punohet manualisht

-Sistemi në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është jashtë funksionit. Problemi vijon prej 12 orësh, teksa nuk dihet se cili është shkaku për këtë bllokim, por kjo ka krijuar mbrëmjen e djeshme radhë të gjata trafiku në Kapshticë, teksa policia po punojnë në mënyrë manuale. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht. 

Ndërkohë, për disa orë probleme janë shfaqur edhe me sistemin TIMS në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shokutarras: 10/09/2022 23:09

    Sh mire bet zoti rama. Ju beni gjthm zgjedhjen e duhur per te miren e kombit. Ata jan revolucionar qe kerkojn te rrezojn regjimin tuaj te brishte dhe ministren me te afte qe keni. Ne do te qendrojm stoik perball agresoreve iranian, edhe ne epoken e gurit do te kthehemi vetem e vetem qe miqte tane ne manez te ndjehen te sigurt. Ju lutem beni kujdes mos ju sulmojn ERTV se na mori lumi, do dalin gjith sufllaqexhinjt e faqeve...institucionet tona skan leter me printu do ken mbrojtje dixhitale...

    Përgjigju
    • Rilindur gabimisht: 11/09/2022 09:59

      Edhe bar do te hame dhe fuqive shoviniste iraniane nuk do ti perulemi. Te perdorim leter dhe bishtagyp per te shenuar statistikat e hyrje/daljeve te turisteve qe i jane vershuar vendit tone. Te rroje sa malet partia dhe shoku kryeminister. VFLP

  • Tupani: 10/09/2022 22:26

    Nje pytje: nderkohe qe po behet nami me Tims, cne shoku Met Rrumllaku bredh si pordha neper breke dhe jep porosi per "krimin" turistik kur ky kibernetik po na shuan binane! Aaaaapo kete sektor e mulo vete Roma???

    Përgjigju
  • Or tej: 10/09/2022 21:55

    Lesho satelitin sa me pare o mret qe te mbrohemi nga sulmet e armiqve.

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/09/2022 21:35

    Krejt KËTO sulor i ke nga Nishi (qendra ruse) o Edvin shkjau shqipfolës të gjitha këto ti i di dhe mundohesh që të kthesh vemendjen e popullit nga protestat që po të afrohen o tradhtar!

    Përgjigju
  • Beni: 10/09/2022 17:33

    Jane dora e atyre qe bene protesten dhe bllokuan aeroportin per disa ore !

    Përgjigju
  • Ola: 10/09/2022 16:48

    Turp. Mbrojtja kibernetike deshtim spektakolar i qeverise Rama. Pas miliona eurove tr harxhuara, iranianet tallin t…n. Keshtu eshte kur ve sufllaqexhinjte e partise ne krye tr puneve. P.sh. shefi i IT ne bashkkne e Peqinit, nuk ka hapur ndonjehere kompjuter dhe nuk ka asnje kualifikim ne ate fushe. Eshte nipi i kryetarit te bashkise.

    Përgjigju
  • Gripi: 10/09/2022 16:31

    Siguria Kombetare 0 me bisht. Ata kane dhe aksesin e kamerave ne dore Skandal. AKSHI me IT e tij kane shpenzuar miliarda, perse sherbyen valle? Ka ndonje pergjegjesi ketu apo vetem sulmuesi ka faj? Mbrojtja e dobet kuj i atribuohet? E kuptoni cdo te thote aksesi i tyre tek kamerat e sigurise? Jemi lakuriq fare por partnere te NATO-s. Hiqni nga priza kamerat e sigurise o njerez se do ju futet ndonje iranian ne krevat hahaga cfare na ka gjetur.

    Përgjigju
  • Qyl: 10/09/2022 16:08

    Ça legenash kta iranianët, ne jemi të mirë.

    Përgjigju
    • qylxhi: 10/09/2022 17:29

      legena dhe shume te zgjuar. ne te miret nuk kunderpergjigjemi dot as me NATO e as me ekspertet e AKSHIT .... ah c'i genjen mendja te gjithe ata ne shqiperi ...

  • Bilbili: 10/09/2022 16:04

    O mr. Rama, ktheju letrave e rregjistrave se seshte pune per neve elektronika e interneti. Neve jena vec perdorues faceboku e instagrami. Smarim vesh nga ruajtja e bythes. Bythe jashte kemi qene gjithnje, vecse bytha jone si ka interesue kujt. Tash qe po e grricim me qeramidhe e kuptoj E qe e kemi zbulut. Ktheju rregjistrave sa je ne kohe.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 10/09/2022 14:21

    Tana kto pun te pista i ban Usa, e perse per te fitu pare extra gjoja per sigurimin e web. Amerika e ka ba rrush e kumbull boten.

    Përgjigju
  • Arian: 10/09/2022 13:24

    Keta te bejne cfare te duan sa tju kemi juve z.rama sna gjen gje

    Përgjigju
    • Sarapanidhi: 10/09/2022 14:35

      Bobo sa keq i paskan bere sufllaqet ketij Arian-it,do behesh edhe me keq,prandaj gjej derman duke mos fjetur me ne divanin e KullesBaritSURRELIT.

  • Beni: 10/09/2022 13:23

    Me rob se te papun qe jane keta po ikni e shifni terezin tuaj bejne gjera kot e mkot

    Përgjigju
  • Luan: 10/09/2022 13:23

    jan kopila per IT klyshat e iranit , Zgjedhja me e mire ishte qe i larguat dhe duhet te merren masa akoma me drastike per to , e gjithe europa te behet bashke per ti parandaluar , sepse sot shqiperia neser franca , gjermania

    Përgjigju
  • vali: 10/09/2022 13:22

    irani po sulmon te gjithe boten ne po i mbrohemi shume mire ketyre sulmeve por dhe me ane te bashkpuntorve qe ne kemi

    Përgjigju
  • gazi: 10/09/2022 13:22

    mire e bon qe dhe ne i nderpren mardhenjet me iranin pasi shikoje cfare lloj veprimesh bejn

    Përgjigju
  • Eli: 10/09/2022 13:21

    E cuditshme vallahi. Qytetaret thone qe nuk kane asnje info ca ndodh dhe askush nuk u thote gje. Nderkaq, zedhenesi Rama publikon vete i pari qe pas kesaj pune eshte "Irani". Genjeshtra me te trasha nuk kemi pare qe nga koha e shokut Enver kur zbulonte armiqte dhe pastaj ngarkonte hetusine per te gjetur prova.

    Përgjigju
  • koli: 10/09/2022 13:19

    Mos i lejoni keta jevgjitet se kushedi ca interesi kane

    Përgjigju
  • Alban: 10/09/2022 13:19

    a rraca e minjeve qe duhen zhdukur nga faqja e dheut

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/09/2022 12:59

    Irani ka patur e ka sherbetore ne Shqiperi te infiltruar ne poste drejtuese e pergjegjese qofte ne shtet qofte specialiste te IT. Nuk ka spjegim tjeter per sulmet e fundit. Siguria ka marre fund.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 10/09/2022 13:48

      Sa dua te te besoj mo qeni zgjebosur,po me vjen sikur degjoj dashnorin e pare te konferences islamike,komunistiAntikomunistStalinist SaliShpella.....

    • Qeni zgjebosur: 10/09/2022 13:23

      Po ca Irani a derbardh. Ata skane buke te hane e breke te veshin. Tall bythen shaba me inglizin me bp e tyre Ramen dhenlozin si ne 53shin.

  • silva: 10/09/2022 12:51

    shpresoj qe cdo gje te zgjidhet sa me pare e mos te kemi me probleme me keta

    Përgjigju
  • ina: 10/09/2022 12:51

    uroj qe keto sulme te mbarojne sa me shpejt

    Përgjigju
  • Kleo: 10/09/2022 12:48

    Irani nje shtet i cili kurr sna i ka dashur te miren dhe qe duhet te mbaj pergjegjsi per veprimet e kryera

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 10/09/2022 13:33

      Po mor klea,po,e ke gjete....Dashnori i pare i Konferences Islamike ishte komunistiAntikomunistStalinist SaliShpella....pastaj pushteti ne Shqiperi u pasua nga pederastet e se ashtuquajtur te majte alkoolistiNano,kryeministri,kryetari kuvendit dhe presidenti likeLeshi me dy mbiemri Metaj/Meta,kryesociopati aktual rilindjes edhe ky me dy emra Edvin/Edi qe kane vjedhur,grabitur,vrare e varferuar masivisht popullin shqiptare....dhe ti dashke te na doje Irani....Çna la gjetur me sufllaqexhinjte e pushtetareve te urryer nga populli.

  • Emigranti IT: 10/09/2022 12:45

    Keshtu eshte kur i ke 99% te shefave IT te futur ne pune me reference. Dhe ata qe jane te zote i trajtoni si zara. Gjithe te zotet kane ikur jashte shtetit e punoni si tu pellcasin syte. Shtet qe punon pa certifikata sigurie, vjen email nga ealbania ne spam.

    Përgjigju
    • Qinami: 10/09/2022 18:06

      Hë se i merr Vini nga Bangladeshi.

  • Soli: 10/09/2022 12:24

    Ishalla po gjendet nje zgjidhje mir beri rama qe i largoj

    Përgjigju
  • Roni: 10/09/2022 12:18

    Keto te iranit paskan qene njerez shume negativ shyqyr qe i largoi Rama

    Përgjigju
  • Blero: 10/09/2022 12:16

    E dime qe Rama do beje me te miren dhe do e zgjidhe dhe kete problem

    Përgjigju
  • Pilua: 10/09/2022 12:12

    Natyrisht, neve hapim deren dhe rrime…aleatet punojne. Se puna jo e o te keqen eshte pare qe me mgjes…me Karcanajn qe ke aty vetem lek mbledh, si plas se ca hyn e ca del. Rrofshin aleatet. Neve ti cojme ndonje pice qe te hane dicka gjat punes.

    Përgjigju
  • Ermir: 10/09/2022 12:10

    Te pakten eshte kap ne kohe dhe po meren masa qe te mos behet problem edhe me i madh

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 10/09/2022 11:26

    Rama po flet si ekspert IT. E gjeti menjehere qe e ka bere Irani

    Përgjigju
    • Spiropali: 10/09/2022 14:41

      Shpresojmë mos kemi atentate, se ndërkohë po ia lëpijme mire Amerikes.

    • Ardit: 10/09/2022 12:51

      Ai eshte vet me hije qe kur ka le

    • besnik: 10/09/2022 11:54

      A juve Rama u ka bërë me hije. Në ëndërr i del.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?