Sulmi kibernetik, Drejtori i Aviacionit Civili: Sistemin TIMS e fikëm për t’u mbrojtur! Asnjë qytetar nuk e ka humbur fluturimin

10 Shtator 2022, 19:58| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 20:00

  • Share

1662832811_drtejtori.jpgPas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS, Komiteti i Sigurisë së Aviacionit Civili ka zhvilluar një mbledhje. Pas përfundimit të saj, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj doli në një deklaratë për mediat ku tha se fikja e sistemit TIMS ishte bërë për t’u mbrojtur pas sulmit nga hakerat iranianë

Ai tha se deri më tani, pavarësisht vështirësisë më të lartë për përballimin e fluksit të pasagjerëve, asnjë prej tyre nuk kishte humbur udhëtimin. Ndërsa shtoi se sistemi do vijojë të jetë i fikur deri në përballimin e plotë të sulmit.

“Me siguri them se sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë e menaxhuam me sukses duke komunikuar me kompanitë ajrore.

Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është një akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet. Kjo do jetë në thelb gjithmonë një luftë mes të mirës dhe të keqes. Sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur”– u shpreh Et’Hemaj.


Lajmi kryesor:

Irani tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, godet sistemin TIMS, Rama: Po punojmë me aleatët për t'i bërë të pa penetrueshme sistemet tona dixhitale


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?