Politikë

Rama ironi me Berishën: Me ‘bufin’ ishim të dytët pas Gjermanisë! Batuta me vajzat: I thoni të dashurit tuaj se e doni edhe kamzali, edhe europian, e jo pjesë të kënetës!

15 Prill, 19:21| Përditesimi: 15 Prill, 20:42

  • Share

 

Kryetari i PS, Edi Rama, nga Kamza ironizoi edhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat që bënte kur ishte në qeverisjen e tij, se "Shqipëria në ekonomi renditej e dyta pas Gjermanisë".

“...se ishim të dytët ne pas Gjermaninë, kur ishte bufi i kënetës. Atëhere patjetër që ishim shumë më lart, tani nuk jemi të dytët pas Gjermanisë (bën ironi me Berishën)", tha Rama. 

Kryesocialisti iu rikthye edhe njëherë projektit të integrimit në BE, duke renditur edhe shkaqet përse duhet BE-ja dhe të mirat që vijnë prej saj.

“Kini parasysh se BE nuk është vetëm pasaporta, por merr një status që asnjëherë shqiptartë nuk e kanë pasur, as prindërit s’e kanë pasur, as gjyshërit dhe as gjyshërit. Merr status që nuk e kanë pasur asnjëherë në këtë kontinent. Por çfarë përfiton Shqipëria. E para Siguri, tani lufta është në kufi me Europën, nuk është situata siç ishte dhe as Shqipëria. Dhe shumë mirë që jemi me ata, të jemi atje.

Ana tjetër është ajo ekonomike, ka përfitues dhe dhënës. Ne hyjmë te përfituesit, të vegjlit. Ne BE na ka mbështet deri tani me 1 mld euro, 90% e tyre kredi, e butë por kredi. Kurse tani në vit do i marrim gati 1 mld euro dhe pjesa më e madhe e saj është grant, e falur. Programete BE për rininë, mbështetja financiare për start-up, për të rinjt në fshat, fëmijët, fëmijët me probleme varfërie e me radhë,ë shtë e jashtëzakonshme”, shpjegoi ai.

Dhe drejt fundit të fjalës, u kujtoi të rinjve të pranishëm me batutë për bindjet politike, që nëse të dashurat apo të dashurit e tyre ishin me bindje politike të kundërta, t’i bindnin për të votuar numrin 5 dhe të ardhmen europiane.

“E t’i thoni të dashurve apo të dashurave tuaja që janë me bindje të tjera, që të du me status të barabartë, të du me standarde europiane, qytetar europian dhe jo vetëm kamzali. Dua që të vish me mua dhe të votosh si europian, të votosh PS. Të gjitha ato gocat që kanë të dashur që janë me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: dëgjo, ti më pëlqen mua, unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaji se ndryshe… të dua qytetar europian jo vetëm kamzali, kështu që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua. Po! Po si more le të jetë i bukur, i zgjuar sa të dojë, po a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do?! Se është çështje karakteri kjo! Por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, unë besoj se ju do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë”, përfundoi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me të rinjtë nga Kamza: Dua rezultat spektakolar, humbët vite nga besnikëria e verbër ndaj kënetës! ‘Noc rrokun’ ua prezantojmë më 12 maj


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?