Rama ironi për atentatin ndaj demokratit Salvador Kaçajt ditën e zgjedhjeve të 14 majit: Ia bëri Pjerini dhe Ulsiu!

23 Maj 2023, 19:05| Përditesimi: 23 Maj 2023, 21:07

  • Share

 

Gjatë takimit me qytetarët në Lezhë në kuadër të turit të falënderimeve për fitoren e thellë në 14 maj, kryeministri, Edi Rama ironizoi edhe denoncimin e bërë nga Salvador Kaçaj, ish kreu i komunës së Shëngjinit i cili pretendoi se është kërcënuar me armë zjarri.

Sipas Ramës, ky pretendim ishte totalisht një gënjeshtër të cilën e besoi vetëm Berisha. Ndërsa shtoi se vetë Salvador Kaçaj para nisjes së fushatës i kërkonte çdo ditë takim.  

“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun duke i thënë deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.

Në 14 maj, Salvador Kaçaj bëri një denoncim në polici ku pretendonte se disa persona e kishin ndjekur për 3 kilometra dhe e kishin kërcënuar me armë zjarri. Këtë çështje, Berisha e konsideroi si një kërcënim nga persona të afërt me Pjerin Ndreun, kryebashkiakun e Lezhës.


Lajmi kryesor:

Rama tur falenderimi në Lezhë dhe Kurbin: I prekur për fitoren, kemi përgjegjësi të madhe! Kundërshtarët tanë s’duhet të merrnin asnjë votë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?