Rama tur falenderimi në Lezhë dhe Kurbin: I prekur për fitoren, kemi përgjegjësi të madhe! Kundërshtarët tanë s’duhet të merrnin asnjë votë

23 Maj 2023, 18:32| Përditesimi: 23 Maj 2023, 21:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Lezhën dhe Kurbinin si dy bashkitë e rradhës për të vijuar me turin e falënderimeve në kuadër të fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Duke e konsideruar fitoren në Lezhë si të papërsëritur më parë, Rama tha se ishte i prekur pasi PS ka fituar edhe bashki të cilat konsideroheshin “të diskutueshme”.

Fitoren në Lezhë dhe Kurbin, Rama e konsideroi si një përgjegjësi shumë të madhe, pasi të gjitha premtimet e dhëna duhet të kthehen në realitet.

“Jam i prekur për fitoren në bashkitë të cilët unë i fusja tek ato ‘të diskutueshme”. Fitorja në këto bashki është një kënaqësi por zgjat pak ditë dhe pastaj fillon dhe vendin e kënaqësisë e zë përgjegjësia e madhe sepse është një përgjegjësi e madhe që na kanë lënë votuesit në Kurbin dhe Lezhë. Më vinte keq që bashkia Kurbin nuk ishte ndër bashkitë e sigurta sepse në bashkinë Kurbin kemi bërë më shumë se për çfarëdo tjetër po ta marrësh në aspaketin e bashkive.

E kam parë që këta të vegjlit (kryebashkiakët e bashkive të vogla), sa më të vegjël janë aq më të tmerrshëm janë. Një njeri që i rri punës mbi kokë me kaq këmbëngulje dhe përkushtim, është njeriu që i duhet situatave të vështira dhe atyre plagëve kaq të vjetra të trashëguara sa duket sikur nuk zgjidhen dot”- tha Rama.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Rama pati edhe një takim me këshilltarët socialistë të zgjedhur për këshillat bashkiakë të Lezhës dhe Kurbinit. Ndërsa sa i takon rezultatit të dobët të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhje, Rama tha se Meta dhe Berisha nuk duhet të kishin marrë asnjë votë.

“Ato 200 e ca mijë vota janë tepër, nuk duhet të kishin marrë fare. Për gjithë ato arsye që i kemi shpjeguar në fushatë. Por është një pjesë e rëndësishme që kanë vepruar me mend, kanë menduar se janë të djathtë por kanë thënë këtë herë “duam t’ja japim votën Pjerinit sepse duam të vazhdojmë jetën në këtë qytet ku po rrisim fëmijët”-tha Rama. 

Turin e mirënjohjes për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, Rama e ka nisur nga bashkia e Shkodrës që prej 32 vitesh njihej si bastion i së djathtës por për herë të parë bashkia do të drejtohet nga kandidati i PS, Benet Beci. 

Ora 19:05
Rama ironi për atentatin ndaj demokratit Salvador Kaçajt ditën e zgjedhjeve të 14 majit: Ia bëri Pjerini dhe Ulsiu!

 

Gjatë takimit me qytetarët në Lezhë në kuadër të turit të falënderimeve për fitoren e thellë në 14 maj, kryeministri, Edi Rama ironizoi edhe denoncimin e bërë nga Salvador Kaçaj, ish kreu i komunës së Shëngjinit i cili pretendoi se është kërcënuar me armë zjarri.

Sipas Ramës, ky pretendim ishte totalisht një gënjeshtër të cilën e besoi vetëm Berisha. Ndërsa shtoi se vetë Salvador Kaçaj para nisjes së fushatës i kërkonte çdo ditë takim.  

“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun duke i thënë deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.

Në 14 maj, Salvador Kaçaj bëri një denoncim në polici ku pretendonte se disa persona e kishin ndjekur për 3 kilometra dhe e kishin kërcënuar me armë zjarri. Këtë çështje, Berisha e konsideroi si një kërcënim nga persona të afërt me Pjerin Ndreun, kryebashkiakun e Lezhës.

Ora 18:45
Disfata e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në 14 maj, Rama: Edhe ato vota që morën janë shumë, s’duhet të kishin marrë fare

 

Pavarësisht humbjes së thellë të opozitës në 14 maj, kryeministri Edi Rama i cilësoi të tepërta votat që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka arritur të sigurojë. Ai tha se duke pasur parasysh arsyet të cilat ai i ka shpjeguar në fushatë, koalicioni Berisha-Meta nuk duhet të kishte marrë asnjë votë.

“Ato 200 e ca mijë vota janë tepër, nuk duhet të kishin marrë fare. Për gjithë ato arsye që i kemi shpjeguar në fushatë. Por është një pjesë e rëndësishme që kanë vepruar me mend, kanë menduar se janë të djathtë por kanë thënë këtë herë “duam t’ja japim votën Pjerinit sepse duam të vazhdojmë jetën në këtë qytet ku po rrisim fëmijët”-tha Rama. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 24/05/2023 08:43

    Salvadori e ka pergatite vete gjoja atentatin,bashke me Saliun.Te gjithe me vëllezër,motra ,nipa e mbesa jane mashtrusa,hajduta,genjeshtar,flliqesira,

    Përgjigju
  • Socialisti: 23/05/2023 20:12

    Hajde ne Vlore dhe shkundi keta legenat ketu se 23 % votues ishte rebelim karshi deputeteve legena dhe gjithe PS ketu qe e kane bere cerdhe gjarprinksh

    Përgjigju
  • Klea: 23/05/2023 19:39

    E meritoni kete fitore se po beni shume per kete vend

    Përgjigju
  • Dori: 23/05/2023 19:33

    Cdo gje shkoi ashtu sic duhet ne keto zgjedhje

    Përgjigju
  • Roni: 23/05/2023 19:32

    E merituat fitoren

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/05/2023 19:26

    Ok o bir rusi mos Na poshtro më në syt e botës, edhe toka vajtojn aty ju ti shkel…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?