Politikë

VIDEO/ Ironia e Ramës: Erdhi 'Sherifi', erdhi 'Latifi'! Flasin për presidentin e SHBA sikur e kanë komshi

11 Prill, 19:19| Përditesimi: 11 Prill, 21:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizoi PD, teksa tha se flasin për SHBA dhe presidentin Donald Trump sikur po komunikojnë me një komshi për salcën e kosit. Një koment bëri edhe për këshilltarin amerikan Chris LaCivita, të cilët iu referua si ‘magjistari’, me të cilin Berisha mundohet të ‘trullosë’ këdo për t’i bindur se do të fitojë.

“Ne populli shqiptar, pa dallim partiake, e duam Shqipërinë sa më parë në BE. Keni dëgjuar bufin kur flet, se për hir të së vërtetës, nuk e ndjek por më vijnë memet. Edhe më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë se taksat i vjedhin qytetarët. Llampa që fiket, nuk është se ai vërtet e mendon këtë. Keni dëgjuar që thonë se nuk është prioritet hyrja në BE, por Shqipëria madhështore. Por kur thonë se do shkrijmë SPAK më 12 Maj? Por kur flasin për Amerikën dhe presidentin sikur e kanë komshi që hyjnë e dalin për salcë kosi? 


Edhe për të krijuar idenë se vërtetë hyjnë e dalin për salcë kosi në Shtëpinë e Bardhë, sa  në kënetë sa në Shtëpinë e Bardhë, kanë paguar me puplat e kokës dhe të trupit të bufit, një këshilltar që e quajnë magjistari dhe përpiqen të trullosin kë të munden. Erdhi sherifi dhe latifi. Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga distafa dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhen që nga 97. Magjia do t’i  ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?