Politikë

Rama ironizon opozitën: Iu kemi kopjuar programin? Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për Kodin e Da Vinçit (VIDEO)

1 Prill, 08:40| Përditesimi: 1 Prill, 10:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si qesharake akuzat e opozitës se iu ka kopjuar programin elektoral. Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ishte Kodi i Da Vinçit.

"Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?