Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë.
“Në fushë mund të jesh 5 por në fletën e votimit ke përballë numrin 1 dhe ai nuk luan për barazim”. Po po tani, portieri për barazim luan se 1 është numri i portierit ti Domeniko. Portieri për barazim luan se portieri nuk luan për fitore se portieri nuk bën gola thjesht rri aty për të mso ngrënë gola kurse ky portieri këtë radhë do hajë aq shumë gola o miku im sa do rrijë duke nxjerrë topin nga rrjeta nja 1 javë rresht dhe do vërë kujën “Ma çanë rrjetën”, tha ai.
Rama iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me largimin e shqiptarëve, duke thënë se ky fenomen nuk ka nisur me qeverinë e tij. Kryeministri tha se njerëzit janë të lirë të veprojnë si të duan pas "nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës", por shtoi se tashmë kanë filluar të kthehen.
“Kjo është propagandë sepse boll fakti në mënyrën më të pacipë, bufi e latifi dhe të tjerët i thonë pa pikë turpi njerëzve ikën 1 mln shqiptarë, ndërkohë që nga censuri i bërë, numërimi shpi më shpi, janë 2.4 mln sot që janë aktualisht këtu. Nëse kanë ikur 1 mln, nja 1.2 mln kishin ikur deri në kohën kur morëm detyrën, i bie të jemi 4.6 mln. Kështu që bëjeni mirë llogaritë. E dyta kanë ikur shqiptarët patjetër por në asnjë mënyrë nuk kanë ikur më shumë sesa çkanë ikur historikisht dhe gradualisht vit pas viti. E treta, nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë filluar të kthehen më shumë seç ktheheshin më përpara dhe do të vijnë më shumë kur të kenë të njëjtët standarte dhe paga si një mesatare po themi se nuk po diskutojmë këtu Gjermaninë dhe Francën që kanë pagat më të larta në Evropë por edhe taksat. Po diskutojmë nivelin e vendeve si Greqia dhe Kroacia, që jemi duke u afruar hap pas hapi. Po të bëheshin me magji se do të kishte dalë ndonjë magjistar. Të gjithë e kanë pasur njësoj këtë histori. “, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
500 euro vota për Berishën, Rama: Mos e bëni këtë gabim, krim që ndëshkohet! Oqeanin e kaloj sa herë të dua, për vizitë te Trump kur të më ftojë SHBA (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
