Politikë

Rama ironizon opozitën: Në pasqyrat e darkës dëgjoj që ata thonë se dhe nëse ‘Këneta’ fiton hyjmë në BE! Qesharake

1 Prill, 08:41| Përditesimi: 1 Prill, 10:52

  • Share

 

Edi Rama, Kryeministri Shqipërisë mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.

"Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohen mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se në të gjitha rastet BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë  edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s'mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?