Politikë

Veliaj në qeli, Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion? Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por drejtësia do jetë arsyeja pse do të marrim më shumë vota

29 Prill, 08:47| Përditesimi: 29 Prill, 09:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës "Sy m’Sy", iu është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”. Rama tha se teoria që të japë dorëheqjen se persona të caktuar janë në burg, nuk funksionon, dhe se dorëheqjet nuk janë me asociacion. 

Ai ironizoi opozitën duke thënë se proceset hetimore janë shpresa e vetme e "kënetës së madhe dhe moçaleve të vogla". Teksa tha se PD shpreson që SPAK të shkrijë PS, Rama përmendi se ishte partia e tij ajo që bëri reformën në drejtësi. Sipas Ramës, arsyeja pse PS do të marrë mbështetje më të madhe është edhe drejtësia. 

“Ku i ke parë këto dorëheqjet me asociacion. Unë e di që tanimë kjo historia e proceseve gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla, se atë që nuk realizojnë në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se do të shkrijë PS. Nga ana tjetër, duke bërë presionin qesharak që ja si mund të votohen këta, ky, këta kanë gjysmën e qeverisë e partisë në burg. Ndërkohë që pikërisht pse populli është një shkallë më lart, më i zgjuari dhe më i bukuri nga të gjithë ju nuk e ha këtë propagandë sepse populli ka një kujtesë dhe për një arsyetim. Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi që të shikonim dikë në pushtet që të hetohej, ndalohej, gjykohej e dënohej. Pse ndodh sot? Për shkakun tënd apo të kënetës tënde, ku pllaquritesh ti bashkë me të tjerë verbërisht pa lidhje se nuk je përfitues i pushtetit të kënetës dhe milionave që papritur dalin nga barku i kënetës dhe shkojnë për të futur bufin në lavanderi që t’i pastrohet damka e turpit nga balli. Nga i nxorrën 6 mln?", u shpreh Rama. 

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se "shpata e ndëshkimit", që duhej të ishte në dorën e drejtësisë, ka qëndruar në zyrën e kryeministrit që nga viti 1912, ndërsa shtoi se më parë Altin Dumani nuk kishte mundësinë që të bënte punën siç arrin ta bëjë tani për shkak të ndërhyrjeve të politikës. 

“Shpata e ndëshkimit që duhet të rrijë në dorën e drejtësisë ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë që nga 1912. Asnjëherë shpata s’ka dalë nga kjo zyrë, e ka vendosur i pari i qeverisë kush goditet dhe kush jo. Prandaj ka pasur edhe kryeministra të vetëvrarë, ministra të pushkatuar, të varur në litarë e të burgosur, por me pëlqimin e të parit. Asnjë hap jo më detit në këmbë siç i hyra unë me PS. Kjo historia ik ti se ky apo ai tjetri hyri në burg, është qesharake. Më besoni se një nga arsyet pse PS do të fitojë më shumë vota është kjo, për të cilën këneta dhe moçalet mendojnë se në fakt nuk duhet të marrin vota se kaq e kuptojnë popullin shqiptar.”, tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?