Politikë

Rama ironizon PD-në nga Lezha: Ju kujtohet kur thoshin jemi të dytët pas Gjermanisë! Po mos t’i kishit hequr ju me shkelma në 2013, ne do shkonim prapë në ‘97 

4 Maj, 16:02| Përditesimi: 4 Maj, 18:30

  • Share

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur nga Lezha ditën e sotme lidhur edhe me programin ekonomik të partisë së tij. Rama ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se dikur thoshte se konkurronte me Gjermaninë në sektorin e ekonomisë, duke kujtuar deklaratën e dikurshme të Berishës se Shqipëria qëndronte e dyta pas Gjermanisë.

Kreu i PS tha se ne në këtë kohë çdo krahasim e bëjmë me rajonin, edhe për këtë kemi rritje të ndjeshme. Rama tha se nuk do të ndodhte ky zhvillim nëse populli nuk do t’i kishte futur shkelmin alternativës së tyre në 2013.

"Jemi rritur ndjeshëm. Ne nuk konkurojmë me Gjermaninë, flas gjithmonë për rajonin. Me Gjermaninë patëm konkurruar, ju kujtohet? E mbani mend kur dolëm të dytët pas Gjermanisë? Ka qenë momenti kur ndërhytë ju dhe ndërhyri shumica e shqiptarëve që i mori me shqelma dhe i çoi nëpër shtëpia ata, se dhe për pak mund të rrinin aty, se do të na kishin futur në gropë, edhe na kishin kthyer prapë në ‘97."-tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama nga Lezha: Këneta televizive thotë se e votojnë PS-në nga frika, nuk i besojnë popullit! Bufi ka marrë Latifin ta bëjë detin kos, por oqeanin s’e kalon dot


H.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?