Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar ditë e sotme një takim në Lezhë, në kuadër të fushatës përmbyllëse të 11 Majit. Pas takimit në Shkodër, Rama vijoi me takimin në Lezhë, 7 ditë përpara zgjedhjeve.
Rama e ka nisur fjalën e tij duke sjellë në vëmendje mbështetjen që populli i ka dhënë në zgjedhje, duke ironizuar analistët në emisionet televizive. Kryesocialisti tha se, sipas tyre, Shqipëria është në autokraci putiniane.
Kreu i PS-së tha se ata thonë që popullit i ka hyrë frika në palcë dhe disa të tjerë thonë se populli është i sëmurë, ndërkohë, sipas Ramës, askush nuk e ka ngritur pyetjen, 'Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?'
Në një moment gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer batutat as me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, të cilin e kishte pyetur nëse ishte e vërtetë apo jo opinioni se populli e voton PS-në nga frika. Sipas Ramës, e pyeti Manjan si dibran, duke qenë se ata kanë përgjigje për çdo pyetje dhe ndonjëherë edhe tre përgjigje për një pyetje.
"Shumë nga ata të kënetës televizive thonë që nuk do votonin për ne, thonë 'do fitojë PS-ja', se e dinë njerëzit; njerëzit janë vërdallë, e dinë edhe ata të kënetës këtu se kush do të fitojë në Lezhë, edhe e thoshin. Aty e humbën pinin komplet. Edhe, sipas tyre, thuhej se tani jemi në autokraci putiniane dhe nuk e paskemi kuptuar. Këtu frika ka hyrë kaq shumë në palcë, sa këtë milet kur e pyeske 'si të duket situata?', thotë 'mirë' nga frika. Kur e pyeske 'me kë do votosh?', thotë PS nga frika. Kur e pyeske 'si do jetë ekonomia?\', thonë PS-në nga frika. Edhe kur e pyeske 'kush do fitojë?', më shumë thonë “do fitojë PS-ja”, i bie që këta janë tmerruar të gjithë. Mirë, unë kam një pyetje. Kam pyetur edhe Ulsiun, se këta dibranët kanë përgjigje për çdo pyetje, madje kanë tre përgjigje për të njëjtën pyetje dhe nuk di pastaj cila është ajo që do të marrësh për të vërtetë. Pyetja ime është: Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?"-tha Rama.
Më pas Rama është ndalur me ironi në kontratën e lobimit të Partisë Demokratike dhe kreut të saj Sali Berisha, ku e ka thumbuar dhe për LaCivitan.
"Ka filluar të haxhitohet, ka fillu se 6 mln për Latifin edhe s’e boni. Tha, po marr Latifin, po i jap 6 mln, që Latifi të më ndihmojë këtu, që t’ua bëj këtyre këtu detin kos, edhe andej të ma bëjë ai mua oqeanin kos.shtë në ankth tani, se tani erdhi dita e së vërtetës, deti kos u bë kos këtu, po oqeanin s’po e kalon."-tha Rama.
Më tej Rama ka folur dhe për deklaratat që bëhen kundra në drejtim të tij, mbi opinionin se kreu i PS-së ka bërë një fushatë bullizuese.
"Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb. E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu edhe ata."-tha Rama
Kreu i PS-së ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale.
Rama ka folur edhe për deklaratat që vijnë si sulm ndaj kreut të PS-së se komandohet nga oligarkët. Ai tha se oligarkë nuk ka në Shqipëri.
"Pra, ajo përralla e pesë oligarkëve që i marrin të gjitha… oligark në Shqipëri nuk ka, se oligark nuk mjafton të jesh i pasur, duhet të jesh i pasur, por duhet të jesh edhe pushteti që kontrollon pushtetet. Do të thotë që vendosin ata se çfarë do bëjë qeveria, çfarë do bëjë parlamenti. Një nga këta, nëse do të më takojë mua, do presë tre muaj. E dinë të gjithë. Edhe harroje që të bëjmë ne gjëra që nuk shkojnë. Ata janë punëdhënësit më të mëdhenj dhe taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri."-tha Rama.
Kreu i PS-së nga Lezha ka folur ditën e sotme për kontratën 6 mln euro të lobimit të Partisë Demokratike.
Rama nuk ka kursyer as ironitë me Berishën, duke i përmendur edhe gafat e bëra në fushatë.
"Ka filluar të haxhitohet, ka fillu se 6 mln për Latifin edhe s’e boni. Tha, po marr Latifin, po i jap 6 mln, që Latifi të më ndihmojë këtu, që t’ua bëj këtyre këtu detin kos, edhe andej të ma bëjë ai mua oqeanin kos. Detin kos po e bën në fakt, se po bën premtime elektorale, i ka spektakolare këto premtimet. Bën dhe ca gabime. Në Gramsh tha, shikoni ç’a i bën Gramshit, këta nga 50 mijë njerëz e bën 60 mijë njerëz. Në Fier tha, do t’u japim statusin e minatorit gjithë atyre që kanë punuar në naftë.” Ndryshim i vogël nga kromi te lëngu. Është në ankth tani, se tani erdhi dita e së vërtetës, deti kos u bë kos këtu, po oqeanin s’po e kalon."-tha Rama
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur nga Lezha ditën e sotme lidhur edhe me programin ekonomik të partisë së tij. Rama ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se dikur thoshte se konkurronte me Gjermaninë në sektorin e ekonomisë, duke kujtuar deklaratën e dikurshme të Berishës se Shqipëria qëndronte e dyta pas Gjermanisë.
Kreu i PS tha se ne në këtë kohë çdo krahasim e bëjmë me rajonin, edhe për këtë kemi rritje të ndjeshme. Rama tha se nuk do të ndodhte ky zhvillim nëse populli nuk do t’i kishte futur shkelmin alternativës së tyre në 2013.
"Jemi rritur ndjeshëm. Ne nuk konkurojmë me Gjermaninë, flas gjithmonë për rajonin. Me Gjermaninë patëm konkurruar, ju kujtohet? E mbani mend kur dolëm të dytët pas Gjermanisë? Ka qenë momenti kur ndërhytë ju dhe ndërhyri shumica e shqiptarëve që i mori me shqelma dhe i çoi nëpër shtëpia ata, se dhe për pak mund të rrinin aty, se do të na kishin futur në gropë, edhe na kishin kthyer prapë në ‘97."-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat që thonë në drejtim të tij, se përdor gjuhë bullizuese.
Më tej, socialisti nuk ka kursyer as ironinë me Berishën dhe mbështetësit e tij.
"Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb. E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu edhe ata." - tha Rama
Komente
