Politikë

Rama: Jam i bindur që s’do të jetë e largët dita kur vendi do të ketë gruan e parë kryeministre

11 Prill, 18:44| Përditesimi: 11 Prill, 21:10

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama, teksa po fliste për rëndësinë që PS i ka dhënë grave dhe vajzave, tha se është i bindur që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria do të ketë një grua kryeministre.

“Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të jetë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste.

Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?