Kryeministri Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, duke thënë se synimi i tij është integrimi i Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se është në krye të kësaj detyre për të marrë ‘hak’ për mënyrën se si janë poshtëruar shqiptarët. Rama tha se ka qenë vetë emigrant dhe kur kalonte kufirin, polici e shihte sikur do bënte ndonjë akt terrorist.
"Unë jam këtu që të vendos atë Albania tek tryeza e Këshillit Europain. Jam këtu për të marrë hak për veten time, kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk rija në ura, por kur kaloja kufirin e aeroporteve nuk njihej pasaporta shqiptare dhe më shihet polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist. Jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët. Jam për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ja kemi bërë ne vetes. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët, por dhe të tjerët. Jam këtu për të marr hak për fëmijët tanë, fëmijët e mi, atë më të voglin, dhe të gjitha ata si ai që të jenë të barabartë dhe mos ti shohë njeri nga lart poshtë. Jam për të marrë hak për emigrantët që janë në Greqi, Itali apo Angli që janë me dy emrat dhe nuk kthehen sot te emri origjinal, se kur janë regjistruar si refugjatë luftë të Kosovës", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe
SI.E./I.M/ReportTv.al
