Politikë

Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe

25 Shkurt, 08:45| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:09

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë mbështetje mbështetjen për reformën në drejtësi dhe SPAK, duke thënë se u krijuan falë vullnetit të Partisë Socialiste. Për kreun e qeverisë, SPAK qëndron në këmbë falë kësaj mazhorance, pasi sipas tij SHBA është tërhequr.

“SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban Amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika”, tha Rama.

Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama komentoi edhe materialet e publikuara dje në media, Veliaj pretendon se prokurori i SPAK, Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyrësirë” brenda sallës së gjyqit. 

Ndonëse preferoi që mos t;iu referohet me emër, Rama tha se respekti është një pikë problematike e SPAK. Ai thekson se nuk mjafton vetëm pavarësia, por duhet edhe profesionalizmi e integriteti i SPAK.

“Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo. Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë”, tha Rama.

Shigjetime pati edhe për bufin e kënetës, siç ai cilëson Sali Berishën, për të cilin thotë se e ka tmerr SPAK dhe përdor për luftën e tij politike, duke qenë se është një subjekt i luftës antikorrupsion (i marrë i pandehur për aferën Partizani). Kryeministri tha se Berisha po e vë në lëvizje SPAK duke përdorur shantazhe permanente e duke hedhur lum.

“Këneta është subjekt i luftës antikorrupsion, këneta është e supermbolizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht dhe me një strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit, përmes rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe përmes një shantazhi permanent”, tha Rama.

E ndërsa PS e cilëson si garante të reformës në drejtësi, për kundërshtarët e tij thotë se me një fishkëllimë do të shkonte për ta shkrirë SPAK.

“Me një fishkëllimë dhe e dini se si do vinte ai bufi, me një fishkëllimë e do vinte sepse ka tmerrin me SPAK, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, e kaluara që është aty, e persekuton çdo natë, me tmerrin e të kaluarës dhe do vinte menjëherë”, theksoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë njoftoi se më 14 mars pritet të hapet edhe rruga e Arbrit, një aks që kalimi do të jetë pa pagesë.

Ora 10:07
Rama: Opozita më shumë se kënetë, fyerje është ta quash tjetrin drogaxhi dhe kriminel! Patronazhistë ka edhe në SHBA e BE, por pseudopartitë këtu s’i kuptojnë

 

Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim të radhës online (virtual) ditën e sotme (25 shkurt) me ndjekësit e tij në rubrikën e “Sy m’sy”.

Ai iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të ndryshëm në rrjetet sociale, rreth situatës politike dhe aktualitetit.

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve që lidhen me patronazhistët apo ‘fyerjeve’ me fjalët kënetë ndaj kundërshtarëve. Ai tha se fjala kënetë nuk është fyerje, duke i bërë edhe përshkrimin e saj fiziologjik, duke shtuar se “fyerje është t’i thuash tjetrit gjërat që ai s’i ka, si kriminel apo drogaxhi”.

Kurse për patronazhistët u shpreh se ata bëjnë punën e tyre, i kanë partitë në Europë dhe SHBA, por sipas tij, opozita nuk e kupton sepse nuk i ka dhe ndaj i sulmon.

Fjala e Ramës për patronazhistët dhe fjalët kënetë:

T’i japim 11 majit një kuptim drithërues, sidomos për kundërshtarët që flasin. Kam besim se do t’ia dalim, jam i bindur.

Ja, shikoni, i merr të keqen patronazhistëve (i përgjigjet një komentuesi). Patronazhistët janë një armatë njerëzish që janë njerëz serioze të PS. Jo pseudoparti, jo kua kua-kua, jo parti që i thonë vetes të reja, që janë parti si dyqanet me vitrinë, por brenda s’kanë asgjë, se janë me qira. Kshu që patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë te partitë e tjera, si në SHBA apo Europë, bëjnë punën e tyre, bëjnë listat, rishkojnë prapë te njerëzit. Të tjerët nuk dinë se çfarë janë ata. Po t’i kishin edhe të tjerët, do e kuptonin, mbase do i kishin edhe ata patronazhistët dhe do kuptonin punën tona.

Fjalët fyese?

Moza Zhysti (komentuesja) më thuaj kush është fyese? Kënetë? Nuk është fyese, është dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike si të doni ju, shfaqet si ujë i ndenjur ku rriten gjithfarë speciesh e për hir të vërtetës i biem më qafë atyre, se në krahasim me këto speciet tona bëjnë punën e tyre ato, kurse kjo jona, opozita, është kënetë dhe mos më keq, këneta është fakt. Kshu që nuk është fyese, gjuha shqipe është e pasur, është dashuri e madhe për mua, e përdor në gjerësinë dhe gjatësinë e saj, por nuk e përdor si fyerje apo fjalë të rëndë, apo t’i thuash tjetrit ato që s’ka. Nuk ka gjë më të madhe se t’i thuash tjetrit kriminel, drogaxhi, hajdut etj.

Për korrupsionin ka analizat, gjëra të para, të shkruara, të bëra, nuk jemi të parët në këtë fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh, prandaj janë aty ku janë e ne po shkojmë aty ku ata janë”. 

Ora 09:56
'Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro', Rama-qytetarëve: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë

Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën.

“Nëse ka një drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro, rruga më e mirë është është ta denoncosh. Ku ti ta shikosh të arsyeshme.

Nëse ke besim tek unë, shkruaje këtu emrin e drejtorit dhe të siguroj se do të jesh bashkë me mua për ta çuar drejtorin ku meriton. Por ama vëri emër dhe figurë denoncimit”, u shpreh Rama.

Ora 09:54
Rama: Jemi vetëm 2 vite larg BE, rëndësi ka të shkojmë atje dhe jo se kush është! Sharjet ua kam lënë juve, kur të më kujtoni do më ketë mbirë bari!

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve e komenteve të fundit në ‘Sy m’sy’, që lidheshin me kritika për gjendjen ku ndodhej vendi dhe ecurinë e ngadaltë drejt zhvillimit.

Ai theksoi se vendi ndodhet vetëm 2 vite larg ditës historike kur do ulet në tavolinë e BE me negociatat e përfunduara dhe për këtë nuk kishte shumë rëndësi se cili do ishte emri, i tiji apo i ndonjë tjetri, pasi rëndësi kishte vetëm integrimi.

“Ankohuni për Shqipërinë, ankohuni, po kur të shkoni në BE do shikoni se sistemi bëhet më avash.

Thoni për rrugët, shkoni në BE e pyesni se sa kohë do?! Jemi shumë afër miq, jemi shumë afër, vetëm 2 vjet afër. Nuk ka rëndësi se kush është, Rama apo një tjetër, rëndësi ka që të shkojmë atje, 2 vjet larg. Pasi të shkojmë mund të merreni me të tjerat.

Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE. Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe ku të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë bari. Po sharjet i keni ju, unë nuk i lexoj ato”, u shpreh ai teksa mbylli fjalën e tij me një shkelje syri dhe një OK me gishtin e madh.

Ora 09:44
Audio në sallën e gjyqit të Veliajt, Rama: Respekti është një pikë problematike e SPAK, duhet profesionalizëm dhe integritet

 

Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje në media, ku vetë Veliaj pretendon se prokurori i SPAK Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyresirë” brenda sallës së gjyqit. 

Kryeministri Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë̈ së saj. Por theksoi se vetëm pavarësia nuk mjafton, por duhet edhe profesionalizmi e integriteti i SPAK. Rama tha se është një pikë problematike e SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin.

“PS e ka krijuar SPAK, që ka vullnetin e popullit shqiptar. Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti. SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas.

Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo. Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë”, tha Rama.

Ora 09:31
‘Është mbledhur gjithë syri i keq atje’, Rama: Më 14 mars hapet rruga e Arbrit! Sa të jem unë, s’do ketë pagesë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se më datë 14 mars pritet të hapet plotësisht rruga e Arbrit. Rama thekson se ky aks do të jetë pa pagesë.

"Është mbledhur gjithë syri i keq atje. Më 14 mars është plani për tu hapur. Është rrugë shqiptare, ajo është PPP. Nuk do paguash asgjë zero, nuk do ketë pagesë. Sa të jem unë këtu, s’do ketë pagesë. Se do vijë një ditë që do bëhen gjitha me pagesë kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu", tha Rama. 

Ora 09:27
Rama: Korrupsion ka kudo, çështja është si ishte dhe si është! Në 2013 vetëm 4 zona kishin ujë 24 orë, tani janë 43 zona! Çmimi i energjisë u ul me 10,5%

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me investimet dhe projektet e qeverisë, si dhe shkallën e korrupsionit.

Teksa fliste në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë shpjegoi se kporrupsioni është një plagë e përhershme kudo në botë, por çështja është sipas tij, se sa ishte dikur më 2013 dhe sa është tani, sipas raporteve ndërkombëtare.

Gjithashtu foli për dhjetëfishimin e zonave me ujë të pijshëm në 12 vitet e fundit, duke e krahasuar me qeverisjen e PD, ndërtimin e spitaleve dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 10,5%.

Përgjigjet e kryeministrit Rama për korrupsionin, ujin, investimet dhe energjinë elektrike:

Korrupsion ka kudo, kudo qe je ti apo kudoqofsh ti. Problemi është sa ka dhe se sa ishte më parë. Harroje fjalën pushtetar, se sado të jetë bota, pushtetar do ketë, qeveri do ketë gjithmonë, pyll pa derra nuk ka. Ama ka qeverie e qeveri, por nëse do vepra unë të mbaj këtu Ahmet  (qytetari që komenton) pa fund, vepra e vepra. 53 spitale rindërtim nga themeli, 10 vepra të reja. Qendra shëndetësore me krevate të ndryshkura, si s’kemi bërë asgjë?!

Ujë, ujë, thonë. E di sa ujë kishte më 2013 Shqipëria? Vetëm 4 zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri. Sot janë 43 zona urbane që kanë 24 orë ujë. 98 zona rurale me 24 orë ujë dhe vazhdon furnizimi. 67% e bashkisë së Tiranës ka 24 orë ujë dhe pjesa tjetër 17 orë ujë. Kam qenë në bashki, kurrë s’ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit, as në fshatra, ka pasur vetëm në pjesë të caktuara. Pse flasim për ujë akoma? Sepse vijmë nga një prapambetje të theksuar, prapambetje derisa erdhëm ne, sepse sot kemi BE-në si pasqyrë, ku reflektohet.

Energjinë u këputët ju, e ulët me 1 lek, pyet tjetri!

Nuk është ulur me 1 lek, por me 10,5% në kilovat. Sa kilovat janë? Beni llogarinë, kush ia qan hallin pensionistëve? A i duhen pensionistëve dhe familjeve kjo llogari uljeje. Po të ishte rritur me 1 lek do ishte bërë nami, nami, e do ishte normale”.

Ora 09:20
Rama: Jam këtu për të marrë hak për poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, kur isha emigrant me shihnin sikur do bëja ndonjë akt terrorist

 

Kryeministri Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, duke thënë se synimi i tij është integrimi i Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se është në krye të kësaj detyre për të marrë ‘hak’ për mënyrën se si janë poshtëruar shqiptarët. Rama tha se ka qenë vetë emigrant dhe kur kalonte kufirin, polici e shihte sikur do bënte ndonjë akt terrorist.

"Unë jam këtu që të vendos atë Albania tek tryeza e Këshillit Europain. Jam këtu për të marrë hak për veten time, kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk rija në ura, por kur kaloja kufirin e aeroporteve nuk njihej pasaporta shqiptare dhe më shihet polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist. Jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët. Jam për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ja kemi bërë ne vetes. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët, por dhe të tjerët. Jam këtu për të marr hak për fëmijët tanë, fëmijët e mi, atë më të voglin, dhe të gjitha ata si ai që të jenë të barabartë dhe mos ti shohë njeri nga lart poshtë. Jam për të marrë hak për emigrantët që janë në Greqi, Itali apo Angli që janë me dy emrat dhe nuk kthehen sot te emri origjinal, se kur janë regjistruar si refugjatë luftë të Kosovës", tha Rama. 

Ora 09:09
Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë! SHBA është larguar nga Prokuroria, e ngriti PS dhe jo kua-kua-kuatë

 

Edi Rama, gjatë fjalës së sotme në 'Sy m'sy'

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të tjera të ndjekësve që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike, korrupsionin, integrimin europian dhe sigurisht SPAK-un.

Kreu i qeverisë tha se ka ende problematikë me korrupsionin në institucionin e Hipotekës dhe dixhitalizimin i plotë i sistemit do çonte në zhdukjen e këtij fenomeni, për të cilin BE ka lënë si afat në pikë negociatash vitin 2028.

Kurse për SPAK Rama përsëriti mbështetjen e tij nëse institucioni do tregohet i pavaruar politikisht, teksa theksoi se SPAK u ngrit dhe mbështet nga PS dhe jo nga “këneta” opozitare, pasi tashmë edhe SHBA është larguar nga mbështetja për Prokurorinë e Posaçme.

Rama tha se “me një fërshëllimë bufi i kënetës do vinte menjëherë për ta shkrirë SPAK nëse ai do donte shkrirjen e SPAK”.

Fjala e Ramës për SPAK, korrupsionin, e-Albanian dhe integrimin:

"Sot ministritë nuk bëjnë më tendera, ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi, sepse janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme që bëjnë tenderat e përqendruar. Ka qenë më parë, por ishte në hyqmin e ministrisë apo ministrive dhe me radhë.

Ku është tjetër korrupsioni?

Te kontaktet, te pjesa e ndërveprimit, qytetarit që kërkon një shërbim, që ta jep apo s’ta jep shërbimin. Ka qenë më parë, para se të vinim në detyrë dhe transformonom tërësisht sistemin me e-Albanian, ku rregullisht dhe brutalisht paguhej një bakshish të vogël. Sot 47 milionë kontakte kanë impakt të jashtëzakonshëm në psikologji për radhën, kostro për lëvizjen, trafikun et., tani kanë ndodhur online këto kontakte. Nuk e kanë të gjitha vendet e BE-së këtë, edhe në kontinentet e tjera mund të marrësh shërbim në platformën e-Albania. Këto janë dy shtyllat kryesore.

Vijmë te lejet e ndërtimit, ato janë online tani dhe ndryshe nga çfarë ishin më parë kur isha kryebashkiak dhe kur mora detyrën. Dhe e fundit, jemi patjetër borxhli, qoftë në aspektin e legalizimit dhe titujve të pronësisë, kemi deficite për faktin se akoma nuk ka mbaruar procesi i hartimit dixhital të pronësisë, titujve të pronësisë, kemi ndryshime pasi nuk ka më radhë të Hipoteka, shërbimi merret online dhe me postë, por cikli ende nuk është mbyllur. Ka korrupsion ende, kjo nuk diskutohet, edhe BE e ka konstatuar këtë fakt dhe e ka vënë një nga kushtet e negociatave që të mbarojë hartëzimi i dixhitalizimit të pronave, e për këtë është lënë afat 2028 si një kohë e ndërmjetme, kur negociatat konsiderohen të përfunduara teknikisht, ku çështja i kalon KE-së dhe më pas te Bashkimi Europian. Kjo është një nga pikat, ku qytetarët kanë të drejtë të ankohen, ku në fakt është bërë transformim i madh në dhënien e titujve të pronësisë, edhe te legalizimet ku kemi arritur çerekmilioni legalizime, kur në kohën që e morën ishin disa mijëra. Kemi ende për të bërë të tjera, jemi në proces.

Modernizimi i sistemit bën që korrupsioni të tkurret dhe të nxirret jashtë, psh. për certifikatat paguhej dikur, kurse tani sistemi e nxjerr vetë, e jo vetëm për certifikatat, por për 95 përqind të shërbimeve.

Ja, s’kanë bukë që të hanë thotë?! Aman, aman mo burrë, aman...

Ashtu siç e thonë edhe raportet ndërkombëtare dhe të SHBA.

Shqipëria nuk konsiderohet më vend i asaj kategorie që hyn në ato programe (të urisë, i nënzhvilluar), hyn te vëndet në zhvillim, për të qenë më i saktë, jo i nënzhvilluar, që do të thotë se nuk flasim më për bukë, por për nivel tjetër të jetesës.

Se më ndër[preve me këtë bukën edhe në mes, nuk vuajnë njerëzit për bukë tani, madje as në kohën e Skënderbeut nuk ndodhnin këto, madje edhe në luftën italo-greke grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë.

Këtu të gjithë për burg, rroftë SPAK.

SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika.
Ju e dini që këneta është përbetuar se nëpërmjet gojës së bufit të vetë thotë do e shkrij SPAK-un. Ne do ta shkrijmë SPAK thonë ata. Po të ishim edhe ne kështu, siç më pikturojnë.

Me një fishkëllimë dhe e dini se si do vinte ai bufi, me një fishkëllimë e do vinte sepse ka tmerrin me SPAK, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, e kaluara që është aty, e persekuton çdo natë, me tmerrin e të kaluarës dhe do vinte menjëherë. Por ka ndryshuar filozofia e SHBA e keni parë, është punë e saj, punë e filozofisë së saj, ne nuk kemi çfarë themi. Por SPAK është me vullnetin e PS, me dëshirën e popullit shqiptar, SPAK është aty për të fuqizuar veten, kjo është dëshira e popullit shqiptar, ne jemi për ta mbështetur. Sot kemi provën e pavarësisë së SPAK, ju e dini mirë se çfarë them, por ama kjo nuk mjafton, pasi duhet profesionalizmi dhe integriteti.

Kultura qytetare është më shumë se kultura e kua kua kua dhe kënetës, SPAK duhet të luftojë për veten, për drejtësi të drejtë, që sheh vetëm drejtë dhe jo majtas djathtas, por edhe majtas djathtas dhe nuk dua të bëjë komente të tjera.

Kjo ka të bëjë me respektin për tjetrin, për prezumimin e pafajësisë së tjetrit, apo që pyetet nëse di diçka, sepse kushdoqoftë dhe gjithsecili është i barabartë, se cilido që merret në pyetje duhet të ketë parasysh që ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe kuptimit bazik, përballë kujtdo, barazi, qoftë polic, qytetar, mjek, prokuror apo gjykatës".

Ora 08:57
Rama: Këneta është subjekt i luftës antikorrupsionit, e përdor SPAK për politikë duke e vënë në lëvizje me shantazh permanent

 

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit. Rama shigjetoi Berishën, duke thënë se këneta që është subjekt i luftës antikorrupsion është e supermbolizuar për ta përdorur SPAK si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent.

“Në momentin kur një vend vendos të përshkallëzojë luftën ndaj korrupsionit, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit. Prandaj quhet paradoksi i progresit në vend se në atë fazë të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi, bindje lidhur me përparimet dhe luftën kundër korrupsionit, krijohet një atmosferë cinizmi, mohimi dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit. Unë këtu kam para një nga studimet, thuhet se bërja publike e qëllimeve dhe proceseve që stimulojnë luftën kundër korrupsionit, duke i bërë hapat që hidhen të dukshëm për publikun, çon në perceptimin që korrupsioni është ende më i përhapur, se sa në fakt ai tkurret në këtë betejë. Reformat institucionale, reformat antikorrupsion, agjencitë që i dedikohen kësaj lufte, kontribuojnë në rritjen e një perceptimi negativ. Është i përkohshëm por i përket kësaj faze ku jemi ne edhe për shkak të një mbulimi histerik në media, hyhet në një fazë ku ka brumë telenovela mediatike dhe ku pavarësisht se çfarë thonë rezultatet konkrete në këtë luftë që janë të matshme.

Kënata  është subjekt i luftës antikorrupsion, këneta është e supermbolizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht dhe me një strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit, përmes rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe përmes një shantazhi permanent. Kjo është njëra ana e medaljes, është ajo që shohim dhe krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë, këtu vetëm vidhet. Por çfarë thonë faktet konkrete dhe pse BE e konsideron Shqipërinë një vend të angazhuar seriozisht në luftën kundër korrupsionit dh enjë vend që është në hapat e fundit në familjen e BE. S’të bën njeri pjesë nëse të dhënat konkrete të diagnozës tënde nuk tregojnë se ti je për atë. Nuk të bën njeri pjesë”, tha Rama.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 25/02/2025 12:30

    Kush behet kryeminister ne kete vend duhet te jete dhe kryeprokuror . Ateher ka drejtesi. Ska si Rama, kur te vdese ky shqiperia mbaron se nuk vjen rob ma I dijshem e ma I kenduem se KY.

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/02/2025 12:21

    Mè jep emèr e mbiemèr tè atij qè tè kèrkojè ty mijra euro pèr njè shèrbim qè nè kètè republikè hajdutèsh, na qènkèsh falas? Zv/kryeministrin e ke nè arrati, mo fjalèmadh,,ministrat,,pothuaj tè gjithè nè burg apo nèn hetim. Tè gjithè pèr tè njèjtèn gjè,,,KORRUPSION, ABUZIM, HAJDUTÈRI. I vetmi qè akoma "kèrkon emra" dhe "nuk di gjè",je zotrote. Me mashtrim e nise gjithçka o bojaxhi, me mashtrim dhe zhul nèpèr thonjtè e duarve (Fatos Nano),,me mashtrim po e mbyll dhe me thonjtè e lara ama. Vetèm se ka njè ndryshim tè vogèl por thelbèsor. Po qe se Shqipèria do tè mbijetojè,,,ti do shkosh nè burg sepse aty e kanè vèndin mashtruesit. Dhe besoma,,,ASKUSH nè kétè vènd, nuk do tè thotè apo mendojè se ishe njè viktimè e SPAK apo kujtdoqoftè tjetèr. Ju, jini "viktima" tè asaj qè quhet BABÈZI, ju hapni prapanicat dhe iu duket vetja mbi gjithçka,,,,deri kur vijnè e ju marrin pèr krahèsh,,,me urdhèr prokurorie. Vazhdo filmin me XHA SULON tani. Tè gjithè janè idiotè nè kètè vènd,,,vetèm bojaxhiu jo.!!!

    Përgjigju
  • Askushi: 25/02/2025 10:27

    Kush ka punuar ne hipoteke duhet te hyj ne site te drejtesise dhe te deklarojne pasurite.kur ta vejn gjoben e mendojne qe do i therrasi dhe prokuroria kshu qe kan krijuar lidhje dhe me prokurore te rretheve perkatese dhe si hyj gjemb ne kwmbe.shkrurt grup i strukturuar kshu qe i dashue Edi njerezit skan kohe te meret me emer e figure se e din fundin e filmit dhe plot halle kan.nje mik qe te do te miren.

    Përgjigju
  • Agim Skuka: 25/02/2025 10:24

    Po mire mo mire aq i zoti je po ne fund te listes na ke lene per pensione, shendetsi, ajer te paster, edukim. Po pse me gjithe keto miljarda euro taksa qe keni marre... shume mo ju duket qe keni bere? Ore punen e bene leku. Po ne lekun e kemi hedh dhe puna nuk na eshte bere.

    Përgjigju
  • Askushi: 25/02/2025 10:19

    O Edo ti thu veji emer e figure kur dihet boterisht qe administrata e hipotekes eshte me e korruptuara ne vend.njerezit duan te kryjn hallin dhe paguajn shpejt sepse pronen o tabllokojn ose ta fusin ne hallka te tjera.te gjithe ne e kemi nga nje eksperience tek hipotekat.leje pastaj qe politika ka lujt si ka dash me pronaret duke i detyruar te blejn dorazi token e vet.ktu futesh edhe ti qe kur ishe kryetare bashkie gjithe tokat qe nuk ishin rregjistru ne hiooteke pir kishin vendim komisioni i ktheve ne toka shteterore.spo flas per Bufin e kenwtes se aty fillon pikenisja e gjithe zallamahise.

    Përgjigju
  • Beni: 25/02/2025 10:08

    Sa here jane bere denoncime duke derguar dhe video qe nepunesi kapej ne flagrant dike ber korrupsion dhe perfundimi dihet asgje nuk eshte ber sepse deri tani drejtesia ka qene padrejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?