Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me investimet dhe projektet e qeverisë, si dhe shkallën e korrupsionit.
Teksa fliste në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë shpjegoi se kporrupsioni është një plagë e përhershme kudo në botë, por çështja është sipas tij, se sa ishte dikur më 2013 dhe sa është tani, sipas raporteve ndërkombëtare.
Gjithashtu foli për dhjetëfishimin e zonave me ujë të pijshëm në 12 vitet e fundit, duke e krahasuar me qeverisjen e PD, ndërtimin e spitaleve dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 10,5%.
Përgjigjet e kryeministrit Rama për korrupsionin, ujin, investimet dhe energjinë elektrike:
“Korrupsion ka kudo, kudo qe je ti apo kudoqofsh ti. Problemi është sa ka dhe se sa ishte më parë. Harroje fjalën pushtetar, se sado të jetë bota, pushtetar do ketë, qeveri do ketë gjithmonë, pyll pa derra nuk ka. Ama ka qeverie e qeveri, por nëse do vepra unë të mbaj këtu Ahmet (qytetari që komenton) pa fund, vepra e vepra. 53 spitale rindërtim nga themeli, 10 vepra të reja. Qendra shëndetësore me krevate të ndryshkura, si s’kemi bërë asgjë?!
Ujë, ujë, thonë. E di sa ujë kishte më 2013 Shqipëria? Vetëm 4 zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri. Sot janë 43 zona urbane që kanë 24 orë ujë. 98 zona rurale me 24 orë ujë dhe vazhdon furnizimi. 67% e bashkisë së Tiranës ka 24 orë ujë dhe pjesa tjetër 17 orë ujë. Kam qenë në bashki, kurrë s’ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit, as në fshatra, ka pasur vetëm në pjesë të caktuara. Pse flasim për ujë akoma? Sepse vijmë nga një prapambetje të theksuar, prapambetje derisa erdhëm ne, sepse sot kemi BE-në si pasqyrë, ku reflektohet.
Energjinë u këputët ju, e ulët me 1 lek, pyet tjetri!
Nuk është ulur me 1 lek, por me 10,5% në kilovat. Sa kilovat janë? Beni llogarinë, kush ia qan hallin pensionistëve? A i duhen pensionistëve dhe familjeve kjo llogari uljeje. Po të ishte rritur me 1 lek do ishte bërë nami, nami, e do ishte normale”.
Lajmi kryesor:
Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe
A.Q/I.M/ReportTv.al
