Rama: Jam krenar të nënshkruaj deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Mirënjohës për ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)

6 Janar 2021, 16:47| Përditesimi: 6 Janar 2021, 17:33

  • Share

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen atij për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në momentet kur Shqipëria kishte më shumë nevojë, si në momentin e tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë pandemisë.

Gjithashtu ai shprehu mirënjohjen për ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në momentetet ku shumë shtete të tjera i kthyen shpinën, gjatë periudhës së pandemisë.

“Në këtë mikpritje të gjithë sëbashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri mes 2 qeverive. Jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë, dhe kohën që i dedikoi disa çështjeve. Dua ta shpreh mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm të Turqisë që i erdhën pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua për t'u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi përfshirjeje të një sërë vendesh dhe bën të mundur mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë. Solidariteti i Turqisë nuk ka qenë një solidaritet i shprehur vetëm në momentin kur Turqia ka pasur një problem të vetin. Por edhe kur Turqia si e gjithë bota u prek nga COVID, Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë. Jo si disa vende të tjera që ndaluan dhe kalimin e ndihmave për ata persona që kishin nevojë. Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e Presidentit Erdogan, në situata vështirësie, janë mishërimi i asaj fjalës së Kemal Ataturkut, i cili thoshte se njerëzimi është një trup i vetëm. Edhe pse Turqia u përball me tërmete dhe problemet e veta, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekond. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla prezantojnë esencën e humanizmit që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë në stadin e një marrëdhënieje institucionale. Vlera më e madhe që shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta duke kapërcyer të gjitha pengesat mes 2 shteteve duke funksionuar si një organizëm” – tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama pritet me nderime në Turqi! Nënshkruhet krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Erdogan: Synojmë rritjen e investimeve! (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?