Rama pritet me nderime në Turqi! Nënshkruhet krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Erdogan: Synojmë rritjen e investimeve! (VIDEO)

6 Janar 2021, 10:17| Përditesimi: 6 Janar 2021, 20:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i gjerë qeveritar që e shoqëron, kanë nisur sot vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Në takime janë firmosur një sërë marrëveshjes, teksa në fund kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdogan kanë dalë në një deklaratë për mediat.

Mes dy vendeve është krijuar Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe tashmë dy vendet e shohin njëri-tjetrin si partner strategjik. Ndërkohë janë nënshkruar 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, bashkëpunimi mes Universitetit New York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit.

Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen atij për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në momentet kur Shqipëria kishte më shumë nevojë, si në momentin e tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë pandemisë.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë u shpreh se në takim është biseduar për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

VIDEO/Konferenca e plotë

 

Ora 18:36
Marrëveshja në Ankara/ Turqia dhe Shqipëria do të restaurojnë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara sot në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë është dhe restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Një gjë e tillë është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ora 18:32
Manastirliu publikon marrëveshjen: 100 pacientë do të trajtohen falas çdo vit në Turqi

Në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë gjatë ditës së sotme në Ankara është nënshkruar edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë.

Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca,  Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin  për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore , forumeve të biznesit shëndetësor etj.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet gjithashtu se, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.

Ora 16:50
'Spitali rajonal i Fierit brenda 3 muajsh'/ Rama: Ke vënë një bast të madh! Erdogan: Është një grimcë për ne, brenda zgjedhjeve e ke gati (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Turqi prezantoi disa nga marrëveshjet që u firmosën sot me presidentin Erdogan. Ai tha se Erdogan ka deklaruar se do të bëjë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve, një bast shumë i fort, teksa pati edhe disa batuta.

"Disa ndërhyrje në turizëm, shëndetësi dhe arsim dhe besoj se është lajm i shkëlqyeshëm që një universitet si ITU do jetë prezent në Shqipëri, jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet, bastet në Turqi dhe Shqipëi  janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i presidenti që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fort, unë do e kisha humbur me qejf këtë rast, po dhe shans për ta fituar, duke qenë se turqit dhe shqiptarët te zbatimi i poshtë duhet t'i shtysh", tha Rama.

Presidenti Erdogan nuk nguroi që të kthente një përgjigje.

"Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi  dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati", tha Erdogan.

Ora 16:47
Rama: Jam krenar të nënshkruaj deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Mirënjohës për ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen atij për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në momentet kur Shqipëria kishte më shumë nevojë, si në momentin e tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë pandemisë.

Gjithashtu ai shprehu mirënjohjen për ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në momentetet ku shumë shtete të tjera i kthyen shpinën, gjatë periudhës së pandemisë.

“Në këtë mikpritje të gjithë sëbashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri mes 2 qeverive. Jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë, dhe kohën që i dedikoi disa çështjeve. Dua ta shpreh mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm të Turqisë që i erdhën pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua për t'u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi përfshirjeje të një sërë vendesh dhe bën të mundur mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë. Solidariteti i Turqisë nuk ka qenë një solidaritet i shprehur vetëm në momentin kur Turqia ka pasur një problem të vetin. Por edhe kur Turqia si e gjithë bota u prek nga COVID, Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë. Jo si disa vende të tjera që ndaluan dhe kalimin e ndihmave për ata persona që kishin nevojë. Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e Presidentit Erdogan, në situata vështirësie, janë mishërimi i asaj fjalës së Kemal Ataturkut, i cili thoshte se njerëzimi është një trup i vetëm. Edhe pse Turqia u përball me tërmete dhe problemet e veta, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekond. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla prezantojnë esencën e humanizmit që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë në stadin e një marrëdhënieje institucionale. Vlera më e madhe që shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta duke kapërcyer të gjitha pengesat mes 2 shteteve duke funksionuar si një organizëm” – tha Rama.

Ora 16:35
Erdogan: Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat! Rrisim bashkëpunimin (VIDEO)

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë u shpreh se në takim është biseduar për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Unë jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara Kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. I uroj mirëseardhjen.  Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat. Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE-së dhe që nga janari ka marrë presidencën e BISEK. Shqipëria përjetoi 2 tërmete të mëdha në shtator dhe nëntor 2019, që lanë pas shumë dhimbje.

Ne mobilizuam të gjitha mjetet në dispozicion të popullit shqiptar. Përveç kësaj vendosim të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit shqiptarë. Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht dhe t'ua dorëzojmë vëllezërve tanë në nevojë. Ky do të jetë simbol i marrëdhënieve tona. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Më shumë se 600 kompani turke ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Bashkëpunimit ekonomik ne do t'i japim, një dimension tjetër. Xhamia e Plumit në Shkodër që do të restaurohet nga drejtoria e fondacioneve, shpresoj që ky projekt të fillojë pranverën e ardhshme.

Një nga pikat kryesore, ishte lufta kundër terrorizmit, ne bashkohemi që FETO përbën një kërcënim për 2 vendet, nuk do lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende dhe Turqia do jetë pranë Shqiprisë. Fondacioni i Marfit, që ka marrë universitetin e New York bashkë me Universitetin e Stambollit dhe hedhin bashkë hapat. Janë rreth 100 studentë dhe me këtë kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Dua që të uroj zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptarë", tha Erdogan.

Ora 12:13
‘I ftuar nga Erdogan’, Rama publikon pamje nga vizita në Ankara: Për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita zyrtare në Ankara, teksa ka mbërritur në aeroport.

Kjo vizitë zyrtare kryeministri thotë se do të zhvillohet me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berlin: 07/01/2021 06:42

    Europa të bënë të fala...

    Përgjigju
  • Samiu: 07/01/2021 05:43

    Edvin efendi, shyqyr qe na mbron ciliminjte nga tirqia, perendia, qeveria, zilia e botes! Nje merak, mos harro, para se te shkojme ne evrope, na puth nke here ne prapanice bashke me otoman erdogan qerratane....

    Përgjigju
  • Për hajer: 07/01/2021 02:13

    Vërtet,sh Karizmatik Erdogan Beu..

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2021 01:29

    Kryeministri I Rep.te Shqiperise ,E.Rama, u prit me nderime te medha nga presidenti Rexhep Taip Erdogan,diktatori I Turqise,Musolini I Vogel I Bosforit,enderruesi I ringritjes te Sulltanatit Otoman,Autokrati ,neperkembesi I ligjeve te vendosura nga Ataturku,qe krijuan Turqine moderne,shtypesi I te drejtave te njeriut,miku I Putinit e Kines,njeriu qe eshte paralajmeruar dhe denuar nga BE me sanksione per veprimet e tij.Arsyet e kesaj miqesie, te shpallura hapur,dihen,te tjerat merren me mend dhe kuptohen nga ata qe e njohin ujkun dhe nen lekuren e qengjit.Z.Rama kujdes ,kur zgjedh miqte !

    Përgjigju
  • Edi: 06/01/2021 23:17

    Edi je nr 1

    Përgjigju
  • Ema: 06/01/2021 20:18

    Hallall . Edi Rama njesh le ti bente me shpi saliu ata qe ja u prishi termeti e le te kuroheshin ne vende te tjera te semuret.

    Përgjigju
  • Osmani: 06/01/2021 19:58

    BRAVO RAMA--EJVALLAH ERDOGAN------FUCK GREECE....

    Përgjigju
  • Filmi: 06/01/2021 19:50

    Cdo dite filma dhe seriale turqisht pse qaheni kur cdo nate i shifni ato ne tv ?Kjo qe ben rilindasi ine eshte vetem formalitet se turqit aty kane qene gjithmone prandaj ska shance te hyje ne evrope shqiperia.

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/01/2021 19:45

    E duan Europën, e ky kurr nuk e ka pas seriozisht antarsimin sepse është dhe mbetet adhurues i lindjes...! Kstastrofa e popullit dhe e kombit shqipëtar...!!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/01/2021 18:31

    Kushedi dhe sa xhami tjera do ndertohen ne Shqiperine tone me aspirata Europiane... Jemi popull i vogel sepse qeverisemi drejtues te vegjel...

    Përgjigju
  • Rimi: 06/01/2021 15:43

    Qekan aktivizu shqupista e lsi ne komente.Beni llam llam kot se m do hani ne prill

    Përgjigju
  • Ops: 06/01/2021 15:23

    Ja tani ja hodhem presim ti bashkohemi bllokut turqi rusi, servi , kine , ja veprat e rilindjes

    Përgjigju
    • Ops: 06/01/2021 20:40

      Isha ne timon o koke k , por ty te jane erresuar syt ngaqe u perket komunitetit lgpt

    • emri: 06/01/2021 17:05

      O grek, shqip thuhet Serbi, greqisht Servi. Lere politiken se s'eshte per ty po meso shqipen me mire

  • Ridi: 06/01/2021 14:35

    Na e trego daten kur do te hyme ne lufte me grekun. Ashtu si morem Kosoven ashtu duhet te marrim dhe Camerine.

    Përgjigju
  • Laci: 06/01/2021 14:31

    Lart madheria e tij ERDOGAN di ke te ftoje!ERDOGAN nuk fton kriminele dhe hajdut si Berisha & Meta po fton njerez puntore si Rama.

    Përgjigju
  • LORA: 06/01/2021 14:27

    Faleminderit Rilindjes,per perfaqsimin dinjitoz te Shqiperise sone dhe forcimin e mardhenieve me Turqine,si aleat strategjik.

    Përgjigju
  • Vlora: 06/01/2021 14:25

    Rama je gjigant... asnje kryeminister shqiptar nuk eshte pritur keshtu..

    Përgjigju
  • Meni: 06/01/2021 14:16

    Sosht i vërtet ky takimi, oshtë film i realizuar nga armiqt e brëndshëm dhe të jashtëm.

    Përgjigju
  • Meni: 06/01/2021 14:10

    Pse shet men o Edo edhe Berishën dhe Metën kështu i ka prit Erdokani. Se të lehin qejt , djathtas dhe majtas as mos e rruj. Vazhdo, 85% ke për të shkuar në parlament si rilindje.

    Përgjigju
  • Maks: 06/01/2021 14:07

    Po kthen timonin nga turqia si duket

    Përgjigju
  • Gjergji: 06/01/2021 13:59

    Se mos na thote “rrini sa te doni ne Shqiperi, se eshte toke e Perandorise, nuk ju leviz kush ;)

    Përgjigju
  • Eri: 06/01/2021 13:58

    Ti leme komentet e barkut.Disa thone vegel e turqise disa thone vegel e greqise.Politika eshte dicka shume dimensionale.Te presim e te shohim rezultatet e aksioneve qe ben politika duke mos e humbur as ne populli vemendjen.

    Përgjigju
  • Mirditor: 06/01/2021 12:41

    Vegël e turqis

    Përgjigju
  • Hasani: 06/01/2021 11:50

    Ka shkuar qe te mesoje nga Erdogani se si te shtype opoziten dhe fjalen e lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?