Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me fermerët në Cërrik, u ndal edhe te legalizimet. Ai tha se deri më tani, që kur kanë marrë detyrën janë bërë 270 mijë legalizime, ndërsa kanë mbetur 60 mijë të tjera.
Sipas Ramës, këtë proces synojnë që ta mbyllin në 2028.
“Sa i përket legalizimeve, bashkia tani ka marrë një autoritet, pra bashkia është pjesë e procesit. Janë kryer 270 mijë legalizime. Kanë mbetur edhe rreth 60 mijë tjera, sepse janë shumë. Janë bërë në të kaluarën gabime të rënda me legalizimet ose më keq akoma, ka pasur gabime, por janë bërë poshtërsia të mëdha që kanë sjellë dëme të mëdha dhe ne nuk duam t’i përsërisim këto, prandaj procesi do të vazhdojë.
Duam që të mbyllet bashkë me inventarizimin përfundimtar të pronës në 2028, dhe për këtë arsye kemi futur edhe bashkitë në lojë, që ta mbyllim këtë proces. Shpresoj shumë që kush ka pritur gjatë nuk do presin më aq sa ka pritur, por duhet edhe pak durim. Kur ne kemi marrë detyrën janë bërë 21 mijë legalizime, dhe një pjesë e tyre ishin kriminale komplet, të paimagjinueshme”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me fermerët në Cërrik: 'Paketa e Maleve' do shtrihet edhe për tokat e punuara! Duhen investime të përbashkëta, të jetë pjesë edhe bashkia! 270 mijë legalizime, procesin e mbyllim në 2028
Xh.D/r.k./ReportTv.al