Nga Cërriku, ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës, kryesocialisti Edi Rama njoftoi se nismën "Paketa e Maleve" synojnë që ta shtrijnë edhe për tokat e punuara. Rama deklaroi se aktualisht po punojnë edhe me procesin e 'kompjuterizimit' të tokës, një proces që mbështetet nga BE, dhe pritet të përfundojë në 2028.
"Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar.”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur te pensionet, kryesocialisti deklaroi se në zonat rurale mbetet ende një problem për shkak se nuk kanë dhënë kontribut në aspektin e sigurimeve shoqërore. Ai premtoi se në 2030, synojnë që pensionin minimal ta rrisin në 200 euro.
"Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro".
Rama bëri thirrje gjithashtu për investime të përbashkëta në bujqësi. Sipas tij, edhe bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre investimeve dhe se në financim mund të ndihmojë edhe garancia shtetërore.
"Bashkitë duhet të futen se keni garancinë shtetërore dhe linjë financimi. Por edhe ju duhet të nxisni për politika të caktuara në nivel bashkie”, u shpreh Rama, duke shtuar se shpreson që Cërriku të jetë një ndër bashkitë e para që do ta 'përqafojnë' këtë ide.
Rama u ndal edhe te legalizimet, teksa tha se se deri më tani kanë kryer 270 mijë legalizime, ndërsa kanë mbetur edhe 60 mijë të tjera. Këtë proces, shtoi kryeministri, synojnë ta mbyllin brenda 2028.
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me fermerët në Cërrik, u ndal edhe te legalizimet. Ai tha se deri më tani, që kur kanë marrë detyrën janë bërë 270 mijë legalizime, ndërsa kanë mbetur 60 mijë të tjera.
Sipas Ramës, këtë proces synojnë që ta mbyllin në 2028.
“Sa i përket legalizimeve, bashkia tani ka marrë një autoritet, pra bashkia është pjesë e procesit. Janë kryer 270 mijë legalizime. Kanë mbetur edhe rreth 60 mijë tjera, sepse janë shumë. Janë bërë në të kaluarën gabime të rënda me legalizimet ose më keq akoma, ka pasur gabime, por janë bërë poshtërsia të mëdha që kanë sjellë dëme të mëdha dhe ne nuk duam t’i përsërisim këto, prandaj procesi do të vazhdojë.
Duam që të mbyllet bashkë me inventarizimin përfundimtar të pronës në 2028, dhe për këtë arsye kemi futur edhe bashkitë në lojë, që ta mbyllim këtë proces. Shpresoj shumë që kush ka pritur gjatë nuk do presin më aq sa ka pritur, por duhet edhe pak durim. Kur ne kemi marrë detyrën janë bërë 21 mijë legalizime, dhe një pjesë e tyre ishin kriminale komplet, të paimagjinueshme”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Edi Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta. Ai tha se edhe bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre investimeve, teksa shtoi se Cërriku të jetë ndër të parët që e ‘përqafon’ këtë ide.
Sipas tij, në financim mund të ndihmojë edhe garancia shtetërore.
“Në Cërrik kemi besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë drejtim se kemi këtu një kryetar bashkie, një nga më të vëmendshmit ndaj bujqësisë se në përgjithësi priren të shohin fshatin si infrastrukturë, jo si zhvillim bujqësor. Histori tradite që kthehet jo me shpejtësinë që kemi fatkeqësisht dëshirë. Në rastin e Cërrikut, kryetari i bashkisë ka bërë gjëra shembullore dhe e kemi përdorur si shembull në mbledhjet e përbashkëta, edhe rastin e përpunimit të mbetjeve bujqësore ku keni krijuar model. Shpresoj se bashkia e Cërrikut do të krijojë modele të bashkëpunimit mes fermerëve, bujqësve dhe bashkisë së vet për prodhimin.
Ministria tha kemi vendosur në dispozicionin tuaj 250 mln euro, me mundësinë e marrjes së një kredie të butë, ku 70% të kolateralit e mbulon shteti dhe është e garantuar nga shteti. Paralelisht me çfarë bëni ju individualisht, të mendoni edhe për investime të përbashkëta, ku të futet edhe bashkia. Nëse flasim për vajin e ullirit, keni mundësi për një sistem siç e ka bota, ku bashkitë dhe fermerët bëhen bashkë. Kooperativat komuniste ishin të gjithë bashkë në prodhim dhe pastaj lëmoshë në fund të muajit. Bashkimet të gjithë sot janë veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Bashkitë duhet të futen se keni garancinë shtetërore dhe linjë financimi. Por edhe ju duhet të nxisni për politika të caktuara në nivel bashkie”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai tha se brenda 2030, pensioni minimal në vend do të jetë 200 euro.
“U bë një mbyllje masive e gjithë aseteve të Shqipërisë dhe u nxorrën njerëzit në rrugë dhe që 40 vjeç u shpallën pensionistë dhe u shoqërua me një vendim që pensioni më i lartë është 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa të tjerat ishin qesharake. Kjo krijoi masë të madhe njerëzisht që nga njëra anë u shpallën pensionistë, nga ana tjetër puna e tyre e bërë ku të mundeshin nuk figuronte në sigurime, niveli i punës në të zezë ishte katastrofik dhe përveç kësaj, kjo situatë u mbajt deri në 2014.
Kur ne e hoqëm tavanin, dhe thamë një gjë të thjeshtë, pensioni është ajo që ke kontribuuar në vite. Na ra goja duke iu thënë njerëzve që mos e hani karamelen që në sipërfaqe është e ëmbël, por në brendi është e hidhur të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë por në fakt po i bën gropën vetes kur të dalësh në pension. Ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurime shoqërore. Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro për të gjithë që është ajo që thatë ju.", shtoi Rama.
Komente
