Shqipëria është drejt përfundimit të marrëveshjes për të marrë 6 dronë ‘Bayraktar’ nga Turqia. Kjo ka qenë edhe motivi i vizitës së fundit të delegacionit shqiptar në Ankara, ka thënë kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive, teksa ka theksuar se ato do të përdoren për qëllime civile, ku dhe renditi disa prej tyre.
“Me Erdogan diskutuam për domosdoshmërinë e dronëve. Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët bajraktarë. Do marrim 6 që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha Rama.
Lajmi kryesor: