Politikë

Rama: Jemi vetëm 2 vite larg BE, rëndësi ka të shkojmë atje dhe jo se kush është! Sharjet ua kam lënë juve, kur të më kujtoni do më ketë mbirë bari!

25 Shkurt, 09:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 10:18

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve e komenteve të fundit në ‘Sy m’sy’, që lidheshin me kritika për gjendjen ku ndodhej vendi dhe ecurinë e ngadaltë drejt zhvillimit.

Ai theksoi se vendi ndodhet vetëm 2 vite larg ditës historike kur do ulet në tavolinë e BE me negociatat e përfunduara dhe për këtë nuk kishte shumë rëndësi se cili do ishte emri, i tiji apo i ndonjë tjetri, pasi rëndësi kishte vetëm integrimi.

“Ankohuni për Shqipërinë, ankohuni, po kur të shkoni në BE do shikoni se sistemi bëhet më avash.

Thoni për rrugët, shkoni në BE e pyesni se sa kohë do?! Jemi shumë afër miq, jemi shumë afër, vetëm 2 vjet afër. Nuk ka rëndësi se kush është, Rama apo një tjetër, rëndësi ka që të shkojmë atje, 2 vjet larg. Pasi të shkojmë mund të merreni me të tjerat.

Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE. Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe ku të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë bari. Po sharjet i keni ju, unë nuk i lexoj ato”, u shpreh ai teksa mbylli fjalën e tij me një shkelje syri dhe një OK me gishtin e madh.


Lajmi kryesor:

Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?