Rama jep lajmin e mirë: Do shpërblejmë edhe kë ka punuar në te zezë...Por nëse gjen kurajën të flasë me emra

14 Prill 2020, 13:26| Përditesimi: 15 Prill 2020, 08:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka menduar edhe shpërblimin për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë, pra që punëdhënësit nuk i kanë deklaruar. Por kjo do të përfitohet vetëm nëse ata do të kenë kurajën të denoncojnë kompaninë ku kanë punuar në të zezë.

"Do t'u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin. nuk mund ta bëj dot nëse këtu vetëm ankoheni isha në të zezë, po ne nuk jemi, ne ju duhemi për vota, asnjë shtet nuk e bën këtë se është e pabëshme, më thoni si e ndajmë ne atë që vjen dhe thotë të vërtetën dhe atë që gënjen. dhe të na dalin këtu sikur të gjithë janë rropatur në të zezë. ndërkohë që e vërteta është që një pjesë ka jetuar me lekët e prindërve duke pirë kafe", tha Rama.

 "Brenda 24 orëve do kemi këtë ofertë për ata që punojnë në të zezë", theksoi kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të ketë një fashë të veçantë orare për ata që e kanë punën me turne. Nëse puna është në qytet dhe dikush jeton shumë larg, apo zona rurale, do të duhet të marrë një autorizim të posaçëm nëse do të lëvizë me makinën personale.


Lajmi kryesor:

'Gjobat jo për të mbushur buxhetin e shtetit', Rama jep lajmin e mirë: Shpërblim çdo punonjësi që denoncon punën në të zezë (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?