Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme përpara ekipit të tij, duke u ndalur në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e 4.
"Por përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë.
Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.
E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.
Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne."-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë
H.K/I.M/ReportTv.al
