TIRANË- Në gjelbërimin e oborrit që dikur i shërbente mbretit, Edi Rama ju kërkoi fituesve të 11 majit të mos bëhen eufrorikë nga rezultati i thellë, por të përmirësojnë veten.
"“As fitorja në zgjedhje nuk është qëllim në vetvete, por për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët, nuk është sport edhe pse ngjan shumë me sportin. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë. Do përdorim mandatin katër si fuqi e madhe vetëkorrigjuese, jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar", tha Rama.
Në sfidën e mandatit të 4-t dhe ambicies për anëtarësimin në BE, kryesocialisti paralajmëroi ndryshime të figurave në qeveri dhe në PS.
"Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”-tha Rama
Kryeministri ironizoi akuzat e PD për tjetërsim të votës, sidomos në diasporë, për të cilën tha se është rezultat i një pune sistematike organizative. Kryeministri ironizoi akuzat e PD për tjetërsim të votës, sidomos në diasporë, për të cilën tha se është rezultat i një pune sistematike organizative. Për kundërshtarin e tij politik, për të cilën thotë se është non grata me vulë e më votë, ka një mesazh të qartë kur thotë se e katandisi PD nga partia e rinisë në oturakun e një 80-vjeçari të pashpresë.
"Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi", tha Rama.
Në takim ishin të pranishëm edhe ata kandidatë që nuk i fituan dot zgjedhjet, të cilëve ju ofroi poste të tjera.
" I siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, tha Rama.
Mbrojtja e SPAK është e vetmja rrugë,tha kryeministri Rama i cili ju la të vetëve porosi të forcojnë Akademinë Politike të PS dhe të ngrenë skuadra rajonale për të vlerësuar nevojat në komunitete. Me fitoren e 11 majit, Rama u kërkoi të tijëve që të nisin tashmë punën për zgjedhjet e ardhshme lokale në 2027.
"Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030. E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim. Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarëisa e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë", tha Rama.
PS mori më 11 maj besimin për një mandat të katërt, duke marrë në total 83 mandate, ndërkohë që në shtator Rama kthehet në Kuvend me një ekip tërësisht të rinovuar.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se drejtësia në Shqipëri funksionon në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar nga politika, duke theksuar se edhe vetë shteti është përballur me vendime të papritura gjyqësore.
Duke marrë një shembull konkret, Rama tha se shteti shqiptar ka humbur një gjyq në Apel, ku është urdhëruar të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë të ndodhur tetë vite më parë, ndonëse nuk ka pasur të vdekur apo të plagosur.
‘Ne nuk japim dot drejtësi për shumë shqiptarë që enden për drejtësi. Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me shoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro. As për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot gafat që ndodhin në sallat e gjyqeve. Ne nuk kemi në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushteti gjyqësor. Por ne kemi në dorë që të udhëheqim me forcën e shembullit të jemi sa më të drejtë ne dhe të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë që ta mbështesim’, tha ai.
Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua edhe atyre deputetëve që nuk do të rikthehen në Kuvend pas zgjedhjeve, duke i nxitur të shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.
“Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde.
Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, tha Rama.
Për kryeministrin Edi Rama një fitore e thellë si ajo e 11 majit me plot 83 mandate është një barrë e stërmadhe. Rama tha se me këtë mandat, 4 vitet që vijnë kthehen në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian.
“Ti lemë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe ku do vazhdojnë të llokoçiten ku do përfundojnë poshtë e më poshtë. S’duhet të humbasim kohë e energji me ta, vese përballjes brenda jetës se mureve parlamentare se aty s’kemi ca bëjmë. Me mandatin e parë populli na dha privilegjin për një rrugë të re shtetbërje demokratike, por mbi të gjitha pavarësinë e drejtësisë, ne i hymë detit në këmbë dhe duke marrë edhe rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit mandatit të parë për shkak të kundërshtimeve të reformës në drejtësi. Me mandatin e dytë populli na e dha provën e besimit të tij duke na dhënë mundësin e madhe të vazhdimit të qeverisjes por pa të tjerë në prehër. Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia e bën mandatin e dytë një mandat ekzistencial. Beteja për tu ringritur dhe për të rezistuar pa u rrëzuar përsëri në kushte e nejç izolimi marramendës. Më fund Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë. Me mandatin e tretë na e dha provën e besimit të tij për ta ngjitur Shqipërinë edhe më lart jo vetëm në sytë tanë, por edhe të europës dhe botës. Hapem negociatat dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në një destinacion europian. Mbledhja e Komunitetit Politik ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë. Por mandati i katërt që sapo kemi marrë është një histori më vete. Mandati i katërt duhet të marrë me barrën e stërmadhe të një përgjigje historike që populli shqiptar e hodhi mbi supet tona me peshën e jashtëzakonshme të plotë 83 mandateve. Janë 83 gurë në kurriz. Dy ditë pas 11 majit, erdhi një gazetar i huaj tek selia e PS dhe po më shikonte si me çudi nuk dukesh tha i lumtur sikur ke fituar. Shyqyr i thash që ma the se më lehtësove se po të dukesha i lumtur akoma sot që ndeshja ka mbaruar, sido kisha kuptuar nga ajo që ka ndodhur dhe domethënia e një mandati të katërt me një mbështetje kaq masive. Ky nuk është nja mandat i radhës, është një mandat që vjen nga shumë larg dhe patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur dhe kemi privilegjin të na jepet mundësia të çojmë në vend, duke i kthyer 4 vitet që vijnë në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe kreun e PD Sali Berisha për të cilin tha se ka kapur opozitën. Ai ka ironizuar edhe rezultatin e PD në zgjedhje, gjatë takimit me deputetët socialistë.
‘Për fat të keq politika shqiptare do të jetë e ndarë në dy universe paralele, universi ynë ku Shqipëria përparon, gabon, ecën dhe bie dhe rritet, forcohet hap pas hapi dhe duke ngjitur shkallët drejt majës në BE. Në atë Shqipëri të pakicës kufiri mes fakteve dhe opinione është fshirë dhe laj thajë janë 40 vet pa ngurruar të shpikin dhe të akuzojnë pa asnjë prove dhe ti vënë diagnoza popullit si i sëmurë, i shitur dhe i trembur sepse vendi voton PS. Lajmi i mirë është se shumica nuk u beson më dhe kur i dëgjon i dëgjon për të kaluar kohë dhe i keqi është se kjo nuk ka për të ndryshuar.
Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne. Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur. Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçitken prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë’, tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme përpara ekipit të tij, duke u ndalur në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e 4.
"Por përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë.
Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.
E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.
Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne."-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores ironizoi edhe Sali Berishën, duke thënë se ‘madhështorët’ i ofruan shqiptarëve një kufomë politike me kapelën e Trump. Rama me ironi tha se u premtuan njerëzve se do bënin magji, si loja fluturon-fluturon gomari, por në fund nuk fluturoi.
Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi. E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021. Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste. Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.
"Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. "-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës dhe Sali Berishës, për vjedhjen e zgjedhjeve.
Ai komentoi akuzat e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar”.
Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.
‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme, në Pallatin e Brigadave, ekipin e deputetëve dhe kandidatëve të 11 Majit. Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.
"Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”-tha Rama
Komente
