Politikë

Rama mesazh deputetëve që nuk i rikandidoi: Duhet ta shikojnë humbjen si mundësi të re

26 Maj, 19:16| Përditesimi: 26 Maj, 20:22

  • Share

 

Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua edhe atyre deputetëve që nuk do të rikthehen në Kuvend pas zgjedhjeve, duke i nxitur të shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.

“Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde.  

Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?