Politikë

'Dhjetëra deputetë tanët dolën nga shpellat e krimit', Rama iu përgjigjet akuzave të PD: Fantazi me zarfe dhe trena bullgarë

26 Maj, 18:37| Përditesimi: 26 Maj, 20:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës dhe Sali Berishës, për vjedhjen e zgjedhjeve.

Ai komentoi akuzat e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar”.

Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.

‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?