Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores ironizoi edhe Sali Berishën, duke thënë se ‘madhështorët’ i ofruan shqiptarëve një kufomë politike me kapelën e Trump. Rama me ironi tha se u premtuan njerëzve se do bënin magji, si loja fluturon-fluturon gomari, por në fund nuk fluturoi.
Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi. E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021. Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.
Lajmi kryesor:
Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë
SI.E./I.M/ReportTv.al
