Rama: Ka dyshime të forta që në vend ka ardhur varianti i Afrikës së Jugut, është 30 % më agresiv (VIDEO)

9 Shkurt 2021, 18:29| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 21:32

  • Share

Kryeministri Rama tha se masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe të mos ketë më neglizhencë, pasi ka dyshime shumë të forta që në vend të qarkullojë varianti i ri i COVID ai i Afrikës së jugut që është 30 % më agresiv dhe i transmetueshëm por edhe ai britanik.

"Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit 80 + dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë. Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës. Do të shikojmë nëse do të propozojmë masa të reja nesër", tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama: Gati projekti për ndërtimin e portit, do jetë më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?