Kryeministri Edi Rama gjat një bashkëbisedimi për rindërtimin me qytetarët në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë Mila Ekonomi, ka deklaruar se është gati projekti për portin turistik për të cilën një kompani nga Lindja e Mesme do investojë mbi 2 miliard euro e do hapë 12 mijë vende pune. Rama tha se porti do jetë Marina me e madhe e Mesdheut.
Rama tha se edhe qeveritë e mëparshme e kanë pasur një ide të tillë, por nuk kanë qenë të aftë të thithin investitorë të mëdhenj të këtyre përmasave. Gjatë bashkëbisedimit Rama dha një tjetër lajm të mirë, ku tha se është lidhur kontrata për ndërtimin e hekurudhës që e lidh këtë qytet me Tiranën.
Në vijim të përmbledhjes së situatës së rindërtimit, Rama tha se Spitalla do të kthehet në lagjen më të bukur të Durrësit pasi në mars do të nisë ndërtimi i 2 mijë apartamenteve të financuara nga Emiratet e Bashkuara. Lidhur me procesin e rindërtimit kryeministri u është përgjigjur akuzave të opozitës se po shpërdorohen lekët e mbledhura nga konferenca e donatorëve, duke thënë se BE i menaxhon vetë paratë e saj. Këtu Rama shtoi se deri më tani të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet e rindërtuara deri më tani janë bërë me lekët e buxhetit të shtetit, ndërsa shtoi se në vijim do të bëhen me fondet e mbledhura.
Ndërsa bëri një bilanc të investimeve, Rama tha se pas një dekade Tiranën e sheh të bashkuar me Durrësin. Këtu foli dhe për mandatin e 3-të, duke thënë se ai duhet për të mbyllur të gjitha punët që janë në proces. Duke bërë ironi me Pd-në dhe kreun e saj Lulzim Bashës, Rama tha se nëse ai do të ishte në pushtet durrsakët nuk do kishin shpresa për të hyrë në shtëpi.
Lidhur me situatën COVID, kryeministri Rama tha se ka dyshime se në Shqipëri ka hyrë varianti afrikan që është 30% më agresiv se i pari.Gjatë fjalës së saj edhe ministrja Ekonomi ka deklaruar se në fokus të rindërtimit kanë qenë 2 faktorë të rëndësishëm. Njëri ka qenë që që të rindërtojnë mirë, ndërsa tha se fokusi kryesor kanë qenë njerëzit. Ministrja preku edhe disa fusha të tjera ku do të ketë investime, ndërsa këtu përmendi edhe peshkimin.
"Të gjitha paratë që morëm për rindërtimin lidheshin me 2 faktorë të rëndësishëm që të ndërtojmë më mirë dhe në fokus të kemi njerëzit. Rindërtimi ka nevojë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme. Durrsakët duhet të bëhem më agresiv në aplikime në lidhje me bujqësinë. Arsimi duhet të jetë kyçi i të gjithë ndryshimeve. Studentët duhet të jenë zëri që bëjnë ndryshime. Po mendojmë dhe investim në sektorin e peshkimit. Arkeologjia e Durrësit e rëndësishme. Rijetëzimi i saj i rëndësishëm dhe durrsakët duhet të ndjehen mirë për këtë fakt", tha ajo.
VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i kryeministrit Edi Rama me banorë të Durrësit
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka folur për koncesionet, ndërsa i ka quajtur ato të kohës së opozitës si koncesione të këqija, ka thënë se qeveria e tij ka përdorur formën e 3 e cila sipas tij është e vetmja formë pse koncesionet dhe PPP ekzistojnë. Këtu shtoi se kanë përmirësuar shërbimet e qytetarëve,
"Dua të shtoj diçka meqë ndjeva fjalën koncesion. Tani këtu në Durrës ka një koncesion që nuk është vetëm në Durrës por edhe në pika të tjera hyrëse dhe dalëse. Këtu është porti dhe ka një koncesion dhe qyhet koncesioni i skanimit. Ai nënkupton se çdo makinë, çdo maune çdo kamion çdo mikrobus me mall, të kalojë atje. Sepse shteti do të kontrollojë autoritetet e sigurisë duan të kontrollojnë përmbajtjen e mallit. Ky nuk është shërbim për eksportuesit dhe importuesit, por është një shërbim se shteti do të kontrollojë.
Për shkak të këtij koncesioni unë si kryeministër të km futur dorën në xhep dhe ty. Ky është një koncesion që e bën koncesionin një gjë më të shpifur. Se si e zgjidh unë mënyrën e shërbimit a me privat a me shtet kjo është puna që më ke dhënë ti mua. Ajo që duhet është që unë të të jap shërbimin më të mirë.
Këto dy lloj koncesionesh qeveria ime si ka bërë por e atyre që bërtasin koncesione koncesione. Qeveria ime ka bërë formën e 3 e cila është e vetmja formë pse koncesionet dhe PPP ekzistojnë. Të shkosh dhe të bësh analiza ti ke analiza më të mira sot sepse laboratorët janë dhënë te një privat prë të investuar... por ti nuk paguan, paguaj unë.
Ne kishim në maternitet të gjithë sistemin tonë, 55 mijë infeksione pas operacioneve. Një nga arsyet kryesore ishin paisjet, instrumetnat mjekësore. Në maternitet, te i Koço Gliozheni unë kam parë instrumenta mjekësore të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, ne nuk ikishim sistem sterilizimi të paisjeve mjekësore me standarte, po kishte nga këto të ekspresit, mbaj mend kohën kur ime më ndjesë pastë shërbente si stomatologe.
Sot instrumetet mjekësore janë të standardeve të larta, i janë dhënë një sipërmarrjeje e cila bën sterilizimin dhe ua çon mjekëve te salla. të kapetuara sipas protokollit, ndërkohë që mjeët përpara i gjenin dhe brenda spitalit me mik", tha Rama, i cili teksa dha këto shembuj iu drejtua një të riu.
Edi Rama: Je i martuar apo akoma?
I riu: Jo. Jam vetëm 23 vjeç.
Edi Rama: Ke kohë mos u ngut nëse më dëgjon mua. Sidoqoftë do të martohesh, nëse je super i dashuruar do e dërgosh të dashtrën në maternitet. Ne kishim në maternitet dhe në sistemin tonë 55 mijë infeksione pas operacionit dhe një nga arsyet kryesore të infeksioneve ishin pajisjet mjekësore. Në maternitet, tek ‘Gliozheni’ kam parë instrumenta mjekësore të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze. Ne nuk kishim sistem sterilizimi modern, por kishim si ato të ekspresit që nëna ime shërbente si stomatologe. Sot instrumetat mjekësorë dhe të gjitha tipet që kanë të bëjnë me një operacion janë në standardet më të mëdha evropiane.
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka deklaruar se mandati i 3 i duhet për t'i dhënë formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine të shkaktuar prej tërmetit të nëntorit.
Këtu ka ironizuar edhe PD, duke thënë se nëse Basha do të ishte në pushtet qytetarët nuk do kishin shpresë të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe sipas Ramës as nuk do kenë nëse ai fiton. Kryeministri nuk harroi të përmendë dhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferrin, i cili tha kohë më parë që “do rrisim cilësinë e diellit”.
"Në 2013 çdo sektor që nga financat te shëndetësia te arsimi te bujqësia, energjia, ishte Durrësi pas tërmetit. Fiks. Dhe fatmirësisht jetët e humbura nga krimi vrasjet, ishin më shumë se dyfishi që janë sot mesatarisht çdo vit. Sot ne i kemi pastruar rrënojat i kemi hapur kemi shtruar infrastrukturën.
Mandati i 3 është një mandat për ti dhënë një formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine që me shumë mundim kemi sjellë deri këtu. Le të marrim për një moment që nuk është mandati i 3 por i 5 ose i 6 i Pd, mendon ti se mund të bëhet porti turistik këtu, të shkon ndërmend se mund të vazhdojnë rruga e nisur.
Ka ndonjë durrsak që është dhe me Pd se po të kishte rënë tërmeti në kohën e lulit luli të kishte qëndruar këtu ditë natë. Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse do fitojë luli, apo ai që do të rrisë cilësinë e diellit. Po ku e di ti? Po unë e di se ata ishin e dinte edhe durrës. A më kujtoni një punë që kanë bërë në kohën kur ishte Pd. Ma thoni një punë në Durrës, nga të gjitha gjërat që janë bërë", tha Rama.
Rama, thekson se PD dhe Basha nuk marrin vesh nga e bukura, ndërsa ka ironizuar këtu dhe videon e fundit në instagram të kreut demokrat, duke gatuar.
"Qasja e tyre është një qasje që është po ajo. Se çdo parti politike është një qasje një frymë një familje, dhe si çdo familje është e ndryshme. Qasja e tyre nuk ka lidhje me të bukurën. Mund t’i ketë bërë natyra të bukur, por dalin në instagram duke bërë makarona me këpucë. Ka dy mundësi, ose s’ka qenë duke i bërë vetë makaronat ose veshi xhinse dhe këpucë për të bërë makarona. Në të dyja rastet është dizaster. Kemi Berishën që ka thënë me zë dhe figurë që Bathorja është mrekullia e tetë e botës, dhe ai e beson këtë. Dhe e dini pse e thotë, sepse është i vetmi qytet në botë që është ndërtuar pa leje", shtoi Rama.
Kryeministri Edi Rama një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit foli edhe për ndërtimin e spitalit Rajonal në Fier.
Rama tha se arsyeja se pse është i kënaqur që do të hapet spitali turk në Fier nuk është ndërtesa, por fakti se aty do të pilotohet autonomia.
‘Arsyeja pse e sollëm spitalin turk në Fier nuk është ndërtesa. Arsyeja është pse unë jam i kënaqur aty do të pilotohet autonomia. Administrimin do ta bëjnë ato. Kompania që administron spitalin do të administrojë spitalin. Në staf shqiptarët do të shohin si do të administrohet.
Në marrim mjekë shumë të nderuar dhe i bëjmë drejtorë, por është tjetër të drejtosh spitalin dhe tjetër të jesh i zoti si mjek. Shefat e pavionit do të jenë turq dhe të tregojnë gjithçka sesi veprohet. Ne do të kalojmë një ligj që do të përmbyse komplet sistemin që historia Tires ti përkasë të shkuarës.’- tha Rama.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama tha se Tirana dhe Durrësi nuk janë ato të disa viteve më parë, pasi janë kthyer në dy zonat më të populluara.
Kryeministri shtoi më tej se Durrësi shumë shpejt do të jetë një metropol dhe do të kemi dy “kryeqytete” Tiranë-Durrës.
“Tirona dhe Durrësi nuk janë ato që ishin. Janë dy zona që janë rritur në ndërtime dhe popullsi. Është njësoj sikur t’i vendosësh një trupi tre zemra dhe t’i thuash funksioni. Vetëm me një mënyrë funksionon, me programin e PD-së. Kështu që për Durrësin shoh një perspektivë të rëndësishme sepse duam apo s’duam ne gjëja po vjen vetvetiu drejt metropolit. Ky është destinacioni dhe ne duhet të shohim një zonë, kështu do të quhet, kryeqyteti Tiranë-Durrës, do të jenë një nuk ka ku shkon. Prespektiva është fantastike”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha rritja e pensioneve është sfida më e madhe pasi pas ata mbahen nga kontributet shoqërore dhe pas daljen nga komunizmi një skemë e tillë nuk ekzistonte por mbulohen nga buxheti i shtetit. Kjo tha Rama është vështirësia që nuk arrihet të bëhet reale rritja e pensioneve që premton politika, ndërsa tha se reforma e pensioneve bërë nga PS ka bërë të mundur që sot pensionistët të marrin pension më të lartë.
"Rritja e pensioneve është sfida më e vështirë dhe se pensionistët janë pjesa më e goditur në këtë periudhë tranzicioni. Mbajtja e pensioneve vjen nga kontributet dhe sigurimet shoqërore. Dhe vende që dolën nga komunizmi, pensionet janë një super barrë pasi nuk ka sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që pensionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit dhe në kushtet kur me pensionistët u bë politikë dhe u premtuan rritje dhe nuk u mbajtën se nuk mbahen dot faktikisht dhe kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione, duhet të jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejt me njerëzit ne bëmë reformën e pensioneve. Një mësues që del ne pension pas reformës tonë e ka pension më të lartë se ju,e dhe pse ka barë të njëjtën punë si ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusur vite më parë.Në kushtet kur me pensionistët u bë politikë, u premtua rritje, rritje, sepse nuk mbahet ashtu siç u bë, kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë, unë mendoj se e vërteta është detyrim i çdo njeriu që dëshiron të marrë besimin e njerëzve për të votuar. E vërteta është kjo, nuk paguhen dot pensionet jashtë balancës me shoqërinë e sigurimeve sepse bie shteti komplet. Nuk paguhen pensionet duke marrë borxhe. Nuk ka familje që merr borxhe pa mundësitë e tjera sepse mbet pa bukë. Ajo që ne kemi bërë, është që ne bëmë reformën e pensioneve e cila çfarë ka sjellë, një mësues që del në pension e ka atë më shumë se ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusurë vite para, jo sa ky sot sepse ky ka paguar më shumë sigurime. Për këtë arsye ne sot kemi pensione të mira dhe shumë më të mira se sa pensioni që mbetën në duart e atyre, politikave, qeverive, që i trallisnin me përralla. Pensioni më i madh në Shqipëri ishte 230 mijë lekë. Sot ka pensione më të larta, si rezultat i kontributeve. Rritja e pensioneve ka qenë indeksimi i vazhdueshëm plus kontributi modest. Vjen dikush dhe thotë do të rris 5% çdo vit dhe do të ul sigurimet. E bën këtë merr lekët e taksave dhe rritur deficitin e sigurimeve. Pjesa që ne kompensojmë taksat e mban shtetin në këmbë. Mund t’i gënjesh njerëzit si i gënjeu më para, tha futi lekët se i ke të pastra por i la me këmbë përpjetë. Do të mësojmë si ‘Sudja’. A ka ndodhur që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh atë të djathit. Të them unë tani të marr votën dhe them 10%. Ka dy rrugë, ose të gënjej dhe të bëhesh si tramvaji i Tiranës që s’u bë kurrë”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe të mos ketë më neglizhencë, pasi ka dyshime shumë të forta që në vend të qarkullojë varianti i ri i COVID ai i Afrikës së jugut që është 30 % më agresiv dhe i transmetueshëm por edhe ai britanik.
"Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit 80 + dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë. Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës. Do të shikojmë nëse do të propozojmë masa të reja nesër", tha Rama
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, kruyeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha shkollat kopështet dhe çerdhet e rindërtuara deri më tani janë bërë me lekë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE. Rama tha se pjesa tjetër e shkollave do të rindërtohet me fondet e BE.
Këtu kryeministri u është përgjigjur të gjithë akuzave të opozitës se po shpërdorohen lekët e mbledhura nga konferenca e donatorëve, duke thënë se BE i menaxhon vetë përmes një grupi të ngritur.
"Shumëkush komenton bota bota lekët e botës, dha bota 1 miliardë, 2 miliardë. Sigurisht që bota na ndihmoi. Be ka bërë për ne një gjest të rrallë për Be, ne kemi pasur konferencën më të mirë. Në këtë pikë unë besoj se edhe për këtë një meritë ne e kemi. Smund të thuhet se ne nuk ishim gjëkundi.
Të gjitha sa keni parë deri tani shkolla kopështe çerdhe sjanë ndërtuar me lekët e botës por të buxhetit të shtetit. Programet e konfencës së donatorëve janë programe të tjera. Be që dha kontributin më të madh me 100 milion do të ndërtojë pjesën tjetër të shkollave.
Do të ndërhyjë Be, pra be ka dhënë 100 milion euro, donatorë individualë kanë dhënë fonde për shkolla dhe të gjitha këto ata i bëjnë vetë. Ata që se kanë fjalën e mirë në fjalor dua tu them se bota nuk ia jep lekët qeverisë shqiptare por imenaxhon vetë, nëpërmjet një strukture të ngritur ekstra.
Një fond tjetër i rëndësishëm është ai i Francës që do të vijë në durrës, për të gjithë vazhdimin e projektit të kanalizimeve dhe ujësjellësit. Për herë të parë sot që nga koha e enverit ka durrësi ujë në një pjesë të madhe të vetën. Për të mbyllur plagët e mebtura sepse një pjesë e plagëve janë mbyllur", tha Rama.
Nga Durrësi ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët Rama është ndalur tek investimet e qeverisë në këtë zonë, duke nisur nga porti i Durrësit e deri tek rijetëzimi i rrjetit hekurudhor. Rama tha se hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të nisur nga puna, pasi kanë përfunduar të gjitha ngërçet kontraktuale.
Sipas tij, investimi në hekurudhë do të jetë në interes dhe të portit të ri që do të ndërtohet.
“Hekurudha Tiranë – Durrës është gati për të filluar nga puna, sepse është lidhur kontrata. Presim të na miratohet fondi për hekurudhën Durrës – Hani i Hotit që përsëri lidhet me porti. Plus hekurudha Durrës-Prishtinë dhe më tutje. Këtij porti mund t’i ndërtosh hekurudha afër, po nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë”, tha Rama.
Kryeministri Rama këtë pasdite ndodhet në Durrës, ku po zhvillon një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij kryeministri ka folur për rindërtimin e apartamenteve nga Emiratet e Bashkuara, ku ka theksuar se pjesa më e madhe e tyre do të ndërtohen në Spitallë, e cila sipas Ramës do të kthehet në lagjen më të bukur të Durrësit. Rama tha se brenda 20 shkurtit do të kemi këtu menaxherin e projektit dhe së bashku me ekipin ata do të bëjnë përcaktimin e nënkontraktorëve, për të vijuar më pas me punën për rindërtimin.
"I njëjti grup që po flisnin është grup i ngarkuar për të ndërtuar të gjithë apartamentet e durrësit, për të zbatuar angazhimin që mori princi i kurorës dhe u formalizua në konferencën e donatorëve për 2 mijë apartamente.
Pjesa më e madhe e apartamenteve do të ndërtohen në spitallë që do jetë një lagje më e bukur e durrësit. Më vjen keq për Durrsakët e vjetër.
Është bërë i gjithë procesi. Projektet e pallateve dhe të lagjeve të tjera janë gati, mbetet vetëm një hap përfundimtar burokratik sepse ky është financim i drjetpërdrejtë i kurorës së emirateve të bashkuara dhe ka mbetur vetëm një dokument finalizues dhe brenda shkurtit, spo jap një datë. Po brenda 10 shkurtit do kemi këtu menaxherin e projektit dhe së bashku me ekipin ata vetë do të bëjmë përcaktimin e nënkontraktorëve. Në mars do të fillojnë.
Nëse e shohim sot Spitallën sensacioni i parë është mos po iki jashtë Durrësit,por nëse shohim projektin që nuk është vetëm ndërtime shtëpish dhe partamentesh, ka gjithçka tjetër. Aty kemi menduar dhe ndërtimin e apartamentit të Durrësit, shkolla kopshte, parkun e Durrësit, një park që jam i bindur se duke e menaxhuar mirë do të jetë një destinacion turistik për shumëkënd", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, ku foli edhe për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Rama një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se do të hidhen 2 miliardë euro për transforimin e Portit të Durrësit.
‘Së pari dëshiroj që të shpreh bindjen time që Durrësi duhet të çlirohet nga gjitha ai aktivitet intensiv ngarkim shkarkimesh të mallrave në zemër të tij. Është një port 2400 vjeçar të cilit sot për arsye që janë mëse të qarta, ndërkohë që Durrësi e ka perspektivën të lidhur me turizimin, i cili në Durrës padiskutim ka të ardhme, pasi qyteti ka hapësira të rëndësishme rekraetive për pushuesit.
Nuk mundet që mu në zemrën e vet të ketë një port i cili është i tejkaluar nga vetë koha. Nëse porti i mallrave nuk mund të jetë në zemër të qytetit është pamundur të mendohet Durrësi pa portin e mallrave. Zemra e qytetit çlirohet nga gjithë ai aktivitet. Të hap me patjetër perspektivën, jo vetëm për zhvillimin, por rritjen e mëtejshme të këtij kapaciteti. Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës si një perspektivë të rritur me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve. Por njëkohësisht për ta pasur të lidhur edhe me aktivitetin ekonomik. Ne kemi punuar për disa vite me këtë ide.
Kemi pasur disa tentativa për të filluar me zonën industriale, zonën ekonomike që në fakt do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës. Këto nuk janë finalizuar ende, por nuk është nevoja që ti shtjellojmë këtu sot. Kemi dalë në tregun ndërkombëtar me një ofertë për transformimin e këtij territori.
Ka qenë një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot në sensin e imazhit dhe sigurisë tek kompanitë e mëdha dhe pamundësisë për kompanitë serioze. Por sot jemi në kushte të tjera. Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehte interes për të transformuar Portin e Durrësit para 7 vitesh.
Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për investimin, për të cilin flasim, deri para pak vitesh nuk gjendeshin.’- tha Rama.
Duhet investim edhe ne plazhin e durresit dhe ne golem,,te shemben te gjitha pallatet aty ,,dhe te behen hotele te bukura ashtu si do behen aty afer portit....
PërgjigjuPILOTO trute e tua o rama se i ke mangut,,,c'na gjeti na behen budallejte kryeministra....
PërgjigjuDuhen bere dhe hekurudhat drejt lindjes e jugut,ne menyre qe mallrat qe vine ne portin e Durresit,te ngarkohen direkt ne trena me destinacion Ballkanin jugor,lindor e me tutje.Do te ishte pak a shume si //Egnatia// hekurrudhore.Po keshtu jo vetem Hanin e Hotit drejt veriut,por edhe ndonje te re drejt VL.Kjo do rilindete qytetet ne keto zona dhe Tirana e Durresi nuk do bashkoheshin me.Duhen rilindur dhe qytetet e tjera si dhe fshatrat me te medhenj,apo me kryesoret.Sikur te gjitha zonat e Shqiperise, te mos ishin pare e trajtuar si te diferencuara ne kohen e Enverit,kujton se e gjithe popullsia do bente dyndje ne qytetet kryesore e do krijonte fenomenin e //tokes se xanum// gjate 90' ?? Nuk besoj se kishte per te ndodhur.Ca nga mungesa e shtetit,ca nga keq- trajtimi i ketyre zonave gjate diktatures,u bene veprime te tilla, qe shemtuan zonat me te bukura te Shqiperise dhe pasojat e tyre duken akoma dhe po i vuajne te gjithe!!
PërgjigjuO toni o debil i lindur,,merenetimi i shkollave,,cerdheve,spitaleve,,SHESHEVE,, nuk sjell PUNESIM...SA VETE U PUNESUAN NGA RAMA NE 8 VJET,,MERRE LAPSIN DHE NUNEROI,,SA VETE IKEN NE EMIGRACION SEPSE NUK GJEJNE PUNE KETU,,,PER CFARE NA DUHET QEVERIA KUR NUK HAP VENDE PUNE,,SA VETE JANE VRARE ME TRITOL GJATE 8 VJETEVE NE SHQIPERI ,,KU NDODH NE EUROPE E KUDO QE NJEREZIT TE VRITEN NE TRITOL SI KETU TEK NE,,PRANDAJ QEVERIS I QETE EDI RAMA,,SALIU,META SEPSE JU KANE HEDHUR TRUTE E GOMARIT,,SEPSE JU JENI GOMERE E ASGJE TJETER DERISA I JEPNI VOTEN...DHE ATA JU VJEDHIN DITEN PER DIELL ,,,,
PërgjigjuAmon ik se sba mo te ka dale boja fare , ik mos nai boj durresin si dubai
PërgjigjuE kam ndjekur me shume vemendje monologun e Ed Rames, me shprese se duke i "kushtuar vemendje" Durresit, ate vemendje qe sja dhane per plot 8 vjet, do ja jepte tani. U fol per Hekurudhen, ashtu si ne mandatin e pare dhe te dytin, u fol per spitalin turk ne fier, dhe cuditerisht nga spitali rajonal do na u ktheka ne spital turk, alla Hygeia, gje qe nuk i intereson minimalisht qytetareve te Durresit, u fol per megainvestimin per portin, u fol per rindertimin pas termetit, por harroi se baterdine e ndertimeve dhe betonizimin e beri i magjishmi Dako, u fol per dicka spektakolare ne Spitalle, mbas disa ideve nder vite per destinacionin e ksaj zone, dhe me gjasa do na kene zili dhe banoret e Beverly Hills. U fol shume, shume fjale por sinqerisht nuk u fol per asgje, asgje gjysem fjale per vete qytetin, per bastardimin me urbanistiken amatoreske dhe idete Afgane ne konceptimet e fundit qe po i behen rrugeve. Asnje cerek fjale per krijimin e ndonje parkimi, per ngushtimin e rrugeve, per rreshqitjet nga kodra e Viles, per permbytjet me 10min shi, per kanibalizmin rruges se plazhit, per ndonje park per qytetaret dhe femijet ne vecanti. Pra asgje per Durresin, asnje investim ne kanalizime, asnje investim per nje hidrovor te ri, asgje prej gjeje qe realisht DO TI INTERESONTE DURRSAKEVE. Mbase zotnija harron qe eshte qyteti i dyte per nga rendesia dhe VJELJA E TAKSAVE, dhe ne vend qe te promovohet si qytet turistik, po kthehemi ne standartet e Librazhdit. Ne 8 vjet me Durrsin dhe Durrsaket ke fshi bythen ti dhe adashi jot Dako, si ke kthy njihere syte me pa realisht ca problemesh ka ky qytet, dhe tani ti vjen dhe ca paraqet ca projekte qe sinqerisht 90% e tyre si interesojne dhe nuk rrisin mirqenien e jeteses asnje Durrsaku, dhe ne kembim do votat??!!! Filloje nga me minimalja zoti Kryeminister, na kthe parkingjet krah rruges, dhe na bej tpakten 30% te asaj pune qe po ben ne Vlore, se turizmi nuk eshte vetem Vlora. Votat jane kerkese/oferte dhe ne kto 8 vite na ke paraqitur vetem kerkesat pa kurrfare oferte, pervec se nje ishkryebashkiaku qe na shkatrroi cdo centimeter te kti qyteti, dhe mos guxo te thuash "Durresit i kam nje borxh te madh" se eshte dicka hipokrite zoti Rama
PërgjigjuNuk hy pertaclliku ktu or mik, as ktu dhe me asivend, hyn puna qeverise, po ik e boj nai cope shkolle tkuptosh kater gjojna per veten tate
U fol po durrsaket si pertac kane me qejf prrallat e Berishes dhe Metes.
Cdo gje qe ke shkruajtur eshte mese e sakte. Ishalla i lexon ndonje ne kryeministri, por nuk i intereson mendimi i njerezve te thjeshte por se si te nxjerrin sa me shume para ne kohe te shkurter ne kurrizin e popullit.
Ca mesdheu thua o sallam
PërgjigjuKishe 8 vjet kohe e s'bere asgje,,,tani na thua se do bejme shtet,,,tani do ti shesesh shqiptareve sapunin per djathe....e ke kot shqiptaret ju kane vene vizen si ty,,edhe sali kriminelit dhe ilir hajdut floririt...
PërgjigjuO Fatos,je qorr nga sytë apo i verbër nga trutë? Ndryshe nuk shpjegohet që nuk sheh asnjë ndryshim! Ka edhe një shpjegim tjetër:je nga ata kaqolët e Vetëvendosjes që po mundohen të bëjnë politikë kosovare në Tiranë...
2 miliardë euro investim fillestar! Mirë Po në lidhje me EBITDA vjetore 300 milion? Apo 25 milion EUR të ardhura neto në muaj? Shqipëria si vend nuk mund ta gjenerojë këtë me të gjitha forcat ekonomike. Nëse ata njerëz po vijnë vërtet, ata duhet të shpjegojnë burimin e këtyre parave, sepse projekti nuk është "i bankueshëm". Më shumë sesa kjo, një spekulim i tillë është shkatërrues. Vendndodhja e ngarkesës nuk duhet të ndryshohet kurrë. Duhet të jetë në Kalata Lindore. Pasagjerët e turizmit mund të jenë në Kalata Prendimore. Nuk ka asnjë alternativë tjetër strategjike dhe ekonomike!
PërgjigjuMirmbrema Mos na ul dinjitetin. Mesdheu eshte i vogel. Do jete me i madhi ne UNIVERS !!!!!!!
PërgjigjuE madhe
Hahaha Respekte
Edhe enveri thoshte qe triporti ne vlore do te ishte porti. Me I madh I mesdheut por ka ngelur nje karakatine. Edhe ate port qe perdorte vlora ti e bere shetitore dhe vlonjatet te shohin si gudufa. Futua se ashtu e duan
PërgjigjuNdrto Shtepiat pastaj portin jemi jasht ne durres ske bo asigjo rren popullin kot