Kryeministri Rama këtë pasdite ndodhet në Durrës, ku po zhvillon një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij kryeministri ka folur për rindërtimin e apartamenteve nga Emiratet e Bashkuara, ku ka theksuar se pjesa më e madhe e tyre do të ndërtohen në Spitallë, e cila sipas Ramës do të kthehet në lagjen më të bukur të Durrësit. Rama tha se brenda 20 shkurtit do të kemi këtu menaxherin e projektit dhe së bashku me ekipin ata do të bëjnë përcaktimin e nënkontraktorëve, për të vijuar më pas me punën për rindërtimin.
"I njëjti grup që po flisnin është grup i ngarkuar për të ndërtuar të gjithë apartamentet e durrësit, për të zbatuar angazhimin që mori princi i kurorës dhe u formalizua në konferencën e donatorëve për 2 mijë apartamente.
Pjesa më e madhe e apartamenteve do të ndërtohen në spitallë që do jetë një lagje më e bukur e durrësit. Më vjen keq për Durrsakët e vjetër.
Është bërë i gjithë procesi. Projektet e pallateve dhe të lagjeve të tjera janë gati, mbetet vetëm një hap përfundimtar burokratik sepse ky është financim i drjetpërdrejtë i kurorës së emirateve të bashkuara dhe ka mbetur vetëm një dokument finalizues dhe brenda shkurtit, spo jap një datë. Po brenda 10 shkurtit do kemi këtu menaxherin e projektit dhe së bashku me ekipin ata vetë do të bëjmë përcaktimin e nënkontraktorëve. Në mars do të fillojnë.
Nëse e shohim sot Spitallën sensacioni i parë është mos po iki jashtë Durrësit,por nëse shohim projektin që nuk është vetëm ndërtime shtëpish dhe partamentesh, ka gjithçka tjetër. Aty kemi menduar dhe ndërtimin e apartamentit të Durrësit, shkolla kopshte, parkun e Durrësit, një park që jam i bindur se duke e menaxhuar mirë do të jetë një destinacion turistik për shumëkënd", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Gati projekti për ndërtimin e portit, do jetë më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës (VIDEO)
//ReportTv.al