Rama: Kam bërë gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë, pastaj më kanë ndjekur pas! Dikur vishja vetëm unë atlete me kostum, tani ka shumë

24 Qershor 2023, 09:22| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 12:59

  • Share

 

Për herë të parë një kryeministër realizon një podcast ku tashmë nuk është më në karrigen e të intervistuarit siç ndodh gjithmonë me kryeminsitrat e vendit. Në podcastin e Edi Ramës “Flasim”  ai është në rolin e moderatorit.

Një nismë e re por që Rama beson se të tjerë do e ndjekin pas, ashtu siç e kanë ndjekur edhe me modelin e veshjes së atleteve me kostum.

Pjesë nga biseda e podcastit me këngëtaren Elvana Gjatën

Elvana Gjata: Po një herë në jetë ndodh që një kryeministër bën një podkast edhe kemi siç e thashë dhe në mesazh, ndajmë të dy sukses në karrierat tona dhe do kisha shumë kënaqësi që të flisja për disa gjëra që ndoshta nuk i kam prekur më parë.

Kryeministri Edi Rama: Unë kam bërë disa gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë. Pastaj, të tjerët i kanë marrë dhe i kanë bërë shumë herë në jetë. Kështu thoshin edhe kur unë vesha atlete me kostum. Pastaj, të gjithë jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera tani i përdorin atletet me kostum. Për mos thënë të tjera, të tjera... 

Elvana Gjata: Me kollare me ngjyra nuk kam parë njeri akoma.

Kryeministri Edi Rama: Po se është pak më e sikletshme që t’u shkosh mirë ngjyrave. Po, gjithsesi, unë besoj që ti je akoma shumë e re dhe do kesh një jetë ku do ketë dhe të tjerë që do përpiqen të bëjnë këtë që unë bëj për herë të parë në jetë.


Lajmi kryesor:

Elvana Gjata në podcast me kryeministrin: Stadiumi kryevepër! Rama: Edhe për koncerte! Këngëtarja: Të rinjtë të mos kenë frikë nga paragjykimet


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?