Kazinotë nuk janë hapur! Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si qëndron e vërteta për rihapjen e kazinove.
"Kam dëgjuar fjalë se janë rihapur kazinot, kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensën, është hapur vetëm një procedurë specifike e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës dhe duke pritur që cili do qoftë të ofertojë nëse ka ofertë në një zonë të caktuar të definuar. Janë vetëm kufijtë e një perimetri, se në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje ose kazino të veçantë në zona strategjike për zhvillim dhe turistët gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Plani i PD Anti-COVID/ Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet! Kazinotë nuk janë hapur! Janë rindërtuar deri tani 30 banesa të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
B.K./ReportTv.al