Kryeministri Edi Rama tha se kanë mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për Ballkanin.
"Ndërkohë që do vazhdojmë në rrugëtim tonë drejt be me shpresën që shekullin tjetër di jemi anëtarë dhe sigurisht duke u përballur me një Bullgari këtu atje. Do e vlerësonim nëse ky komunitet i europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme, pavarësisht ese jemi në kate të ndryshme. Tema kryesore ishte Maqedonia, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave. Ndryshoi dhe emrin, mendoni Franca të ndryshojë emrin. Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh, mu desh një mandat i tretë që të vijoj të prisja çeljen për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht bullgaria, është një fatkeqësi, nuk është vetëm bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. sa herë që ka dicka që ndodh në një shtet anëtar ky mjet bll. Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO, ndërkohë që në oborr të europës ka një luftëm në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria
SI.E.//ReportTv.al