I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të tre dolën në një konferencë të përbashkët për mediat për të shprehur zhgënjimin dhe mospajtimin pas vetos bullgare por edhe për të shpalosur unitetin si 'Ballkan i Hapur'.
Një ditë historike negative e konsideroi Kryeministri Rama të sotmen, teksa tregoi të gjitha mesazhet që i kishte thënë liderëve të Bashkimit Evropian në mbledhjen me dyer të mbyllura në samit. Të paaftë për të çliruar nga pengmarrje 2 vende kandidatë për në BE dhe anëtare të NATO-s i konsideroi Rama liderët e ‘Unionit’. Ai tha se kjo është një turp i madh.
"Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO, ndërkohë që në oborr të europës ka një luftëm në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm", tha Rama.
Teksa nënvizoi se asgjë nuk e surprizoi, Rama gishtin e drejtoi nga Bullgaria, si e vetmja përgjegjëse që mori peng dy shtete dhe gjunjëzoi 26 vendet e tjera anëtarë të Bashkimit Evropian. Ai me ironi tha se ndihet i keqardhur për BE-në.
“Michel na tha se kemi 3 minuta, I thash se mund të ishte edhe 30 sec nëse do mbanin fjalën, po ata nuk e mbajtën. Ndaj edhe koha për ne ishte e shkurtër”, tha Kryemininistri, duke u lutur edhe një herë që BE ‘të mos kthehet në kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin
Për Ramën qjo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është çmenduri dhe një turp.
“Ata ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liruan, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme”, tha ai.
Krtika ndaj BE pati edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i cili sidoqoftë u shpreh kundër propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit. presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic u radhit krah fqinjëve. Ai tha se asnjë rezultat pozitiv nuk kishte për rajonin nga ky samit.
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. Samiti u karakterizua nga tensione, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet vebale, sicc ishte ajo e Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbrojtën në Bruksel nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se është e vetmja zgjidhje për vendet e rajonit.
Rama: Unë ndihem i privilegjuar për të punuar dhe nxitur këtë mekanizëm. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur, nuk do të vijë përmes helikopterëve që fluturojnë në ajër apo përmes të bërtiturave në Facebook”.
Vuçiç: Thjesht hidhini një sy luftimeve në Ukrainë. Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua? Prandaj mos e nënvlerësoni nismën tonë, sepse bashkon vendet.
Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër, duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.
Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.
Vuçiç: Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.
Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri e quan e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë nga shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.
Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë dhënë një mesazh të fortë, mbi motivet pse në këtë konferencë është e pranishme dhe Serbia, ndonëse fokusi ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Pyetje: Pse zoti Vučić është sot këtu me ju. Vendimi sot pritej vetëm për Maqedoninë e veriut dhe për ne. Pse u unifikua vendimi edhe për të ardhur këtu edhe për konferencën e përbashkët për shtyp?
Presidenti Aleksandar Vučić: Jam i sigurt që po thoje diçka të mirë për mua.
Kryeministri Edi Rama: Ajo dëshiron të dijë pse je këtu? Ç‘dreqin do këtu? Pse po negocion me Bashkimin Europian dhe ne dhe me fjalët e saj, jemi, dy bashkëvuajtës, ne të dy, unë dhe ai, po dy jemi. Unë dhe ai.
Megjithatë për pyetjen e parë sepse pyetjes së dytë mund t’i përgjigjet Aleksandri por pyetjes së parë mund të them jo, nuk mendoj e nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që është dikush apo ka disa të tjerë pas çmendurisë bullgare, jo. Është vendim i Bullgarisë dhe më duhet të jem shumë i qartë për audiencën bullgare, që unë nuk është se nuk e respektoj. Respektoj, në të kundërt, çdo shqetësim që ata kanë por jam tërësisht jo dakord dhe në fakt nuk jam absolutisht dakord me mënyrën sesi ata po e bëjnë këtë gjë, duke marrë peng një vend anëtare të NATO-s, në fakt dy. Ky është argumenti im. Maqedonia e Veriut nuk po hyn ne BE, nuk po bëhet anëtare nesër, javës tjetër. Kështu që ka shumë kohë për ta zgjidhur këtë çështje dhe procesi sesi këta njerëz në këtë ndërtesë e kanë formësuar, është kaq shumë me kthesa, me labirinte, me kurthe. Në çdo cep mund të gjesh një kurth që të ndal. Kështu Bullgaria mund të përdorë këtë për dekada të tëra. Pse kjo? Çfarë është kjo? Pse? Në mes të një lufte dhe e përsëris, në mes të një lufte, të vazhdosh e të luftosh për diçka që e ka transformuar BE-në një realitet qesharak. 26 vende, vendet më të fuqishme të botës, që rrinë të paralizuara dhe që nuk mund të bëjnë dot asgjë sepse ky është mekanizmi. Një vend mund të vërë veton dhe kaq është. Kjo është ajo çfarë realisht unë nuk jam dakord e nuk e duroj. Jo çfarë po diskutohen e çfarë shqetësimesh kam dhe pastaj i kthehem Serbisë e Shqipërisë apo Shqipërisë e Serbisë e si të doni. Shqipëria fillon me A dhe ne vijmë gjithmonë të parët. Duke iu kthyer kësaj, ne kemi një çështje, kemi një çështje te madhe. Po si mund ta zgjidhim këtë çështje të madhe? Kjo është pyetja. Duke u përpjekur që të sulmojmë njëri tjetrin çdo kohë pas kurrizit apo të sulmojmë njëri-tjetrin përballë njerëzve dhe opinionit botëror apo të bëjmë atë që shumë vendet e tjera dhe ka shumë shembuj të asaj çfarë vendet kanë bërë pas konflikteve të tmerrshme, dhe praktikisht pas kësaj kanë gëzuar prosperitet për breza të tërë. Pra, ia dolën me sukses të kuptonin që çështjet janë të zgjidhshme. Pra, kjo është mënyra sesi e mendoj unë dhe serish, jo. Me duhet të them se të gjithë personat që përmendi Aleksandar, nga Charles Michel tek Emmanuel Macron, tek Ursula, tek komisionieri, tek Borrell, Olaf Scholz, Mario Draghi, mund t’i përmend të gjithë. Nuk gjej dot një prej tyre që sot nuk u ndje shumë keq. Nuk mund të gjej askënd dhe Mark Rutte, ju e njihni Mark Rutte. Mark Rutte shkoi ne Sofje dhe sot mbajti një nga fjalët e tij më brilante. Pra, nuk mund të them që dikush po fshihet. Mund të thonim në të shkuarën që dikush ka një problem, pastaj ka një vend tjetër, por jo. Ndoshta është Bullgaria më pas dhe nuk ka thënë asgjë, se nga na doli gjithë kjo çështje e madhe, krejt papritur? Më duhet të kujtoj që pati një kohë kur problem ishte Shqipëria për disa, për këta, të zakonshmit pra, jo Maqedonia e Veriut, ishte Shqipëria. Pra nga doli kjo ?
Unë jam vërtete shumë i trishtë për ta. Më vjen vërtetë keq për ata, por nuk mund të them që po vepronin me hile, janë mirëfilli të dëshpëruar dhe ndihen mirëfilli keq dhe kjo është arsyeja se përse nuk ka patur një konference për shtyp dhe natyrisht do të kenë mundësinë të kenë një tjetër konferencë për shtyp, për Ukrainën dhe Moldavinë pas dhënies së të statusit kandidat, por shpresoj që qytetarët e Ukrainës të mos jenë më entuziastë seç duhet sepse do tu duhet t ë presin shumë, kështu funksionon, por është gjë e mirë që ne shkuam atje. Dimitari nuk ishte dot atje, por shkuam bashkë me Dritan Abazović për të ofruar mbështetjen tonë. Sepse ne e mbështesim këtë për gjithkënd. Faleminderit shumë!
Do doja të shtoja diçka tjetër. Të tre ne gjendemi këtu sepse kështu do të jetë mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëndimor gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë as nuk e kuptojnë se çfarë është Ballkani Perëndimor, kështu që duhet të jemi sëbashku dhe të flasim sa më shumë të jetë e mundur në një zë. Shpresojmë fort që të jemi të gjithë ne.
Presidenti Aleksandar Vučić: Vetëm një fjali Edi, mund ta përmbyllësh pasi kur the që A-ja është gjithmonë në fillim, gjithmonë është e fundit që ka rëndësi. Diçka e rëndësishme. Kur kemi bërë konferenca për shtyp këtu, kur zhvillonim konferenca shtypi këtu në këtë sallë kishim dy, tre gazetare, pa shihni sot. Shumë prej jush donit të na dëgjonit, po të ishim të vetëm kush do të vinte këtu? Thuajse askush përveç 2-3 mediave nga shtetet tona. Pra kjo është nga pikëpamja praktike, racionale, pragmatike që të shihemi si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor dhe sot kemi diskutuar çështje të Ballkanit Perëndimor, jo çështje të tjera. Kjo është arsyeja pse ndihemi mirë kur jemi këtu sëbashku.
Kryeministri Edi Rama: Gjithashtu vlerësuam edhe vendimin e mundshëm për të mos ardhur aspak sepse e dinim. E dinim çfarë do të na priste si rezultat dhe arsyeja pse erdhëm ishte thjesht për të respektuar të gjithë këta njerëz dhe të gjitha këto vende që janë në situatë të vështirë dhe për t’i mbështetur ata. Doja të isha këtu për t’i mbështetur këto vende sepse individualisht ata s’kanë nevojë për mbështetjen tonë, por si Bashkim Europian janë lëmsh. Kjo është dhe në fakt është shumë e rëndësishme që të themi gjërat e vërteta siç janë, është shumë e rëndësishme.
Kryeministri Edi Rama ka folur për Ballkanin e Hapur, ku tha se i ka lehtësuar jetën qytetarëve. Rama tha se Ballkani i Hapur ka vend për të gjithë, teksa shtoi se Kosova duhet të bëhet pjesë. Sipas tij, Ballkani i Hapur nuk duhet të ishte problem i Kosovës, por siklet i Serbisë.
"Përmendët a do të behet një bashkëpunim rajonal. Më duhet t'iu them që Ballkani i Hapur është bashkëpunimi, mekanizmi i parë vërtetë rajonal. Pse e them? Se po prodhon rezultate për njerëzit, fermerët tregtarët. nëse doni të kontrolloni duke qenë se Ballkani nuk është vendi i Jezu Krishtit, është i Shën Thomait, nuk besojmë nëse nuk vëmë dorën ën plagë. Shkoni ën kufi dhe shikoni ndryshimin, ka një korridor të gjelbër dhe nuk ka asnjë sekondë pritje për kamionët mallrat, prodhimet bujqësore. ndërkohë nëse e ço qumështin në vende që nuk janë pjesë e Ballkanit, është bërë kos. Është një tryezë e hapur për këdo. Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ky është një projekt. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i presidentit të Serbisë për të pranuar. Ndihem i privilegjuar të punoj përmes këtij mekanizmi që do sjellë edhe paqen, kjo paqe do të vijë përmes Ballkanit të Hapur", tha Rama.
Në një konferencë për mediat pas samitit të BE-së, Rama tha se nuk ndodhi asnjë surprizë. Por gjatë këtij momenti ndërhyri Presidenti Aleksandër Vuçiç duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Kreu i qeverisë iu përgjigje me ironi duke u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Twitter, teksa thotë se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.
Rama: Ishin më të rëndësishëm se ditëlindja ime. Ishte fundi i qershorit. Unë e gjeta pavarësinë time për të mos menduar se kur takohen këta njerëz. Jemi të lumtur që takohen me ta. Por ata kanë një problem shumëë më të madh se ne. Duhet të kenë përgjegjësi më të mëdha se ne. Mendojmë se do të arrijmë aty. Me shpresë përpara shekullit tjetër. Të vazhdojhmë të kryejmë reformat tona. Të vihemi në pozitën kur të thonë ata që është faji i tyre. Kjo është pikëpamja ime me këtë. Nuk prisja asgjë tjetër. 100%. Asnjë surprizë.
Vuçiç: Kishte pak shpresë dje.
Rama: Në fakt e kam të shkruar. Lexoni Tëitterin tim, mos e lexoni tek propaganda serbe por lexojemni tek faqja angleze. Kjo është ajo që u them kur takohemi bashkë. Është një gjuhë që pretendon se e njeh.
Liderët e BE-së anuluan konferencë për gazetarët, pas përfundimit të samtit gjë që ka sjellë edhe zhgënjim.
Një gazetare nga Maqedonia e Veriut, tha se ato u ndjenë të poshtëruar, ndërsa pyeti tre liderët e Ballkanit Perëndimor se pse ndodhi kjo gjë.
Gazetarja: Jemi poshtëruar nga liderët e BE-së! Pse mendoni se e bënë apo nuk kishin diçka për të na thënë!
Rama: Tregon atë çfarë janë. Janë njerëz që ndihem me të vërtetë keq për atë që po ndodh, dhe këto njerëz që përmendët kanë bërë të gjitha përpjekjet. Ka diçka të deformuar në mekanizimin e BE-së
Kryeministri Rama e bëri të qartë edhe një herë se Brukseli është fajtori dhe problematiku për situatën ku është vendosur çështja e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Patëm fjalë të mrekullueshme. Dhe të gjithë thanë që ndiheshin shumë keq. Disa e theksuan më shumë. Por megjithatë askush nuk e tha që ndjeheshin keq për Bashkimin Evropian, jo për ne. Në Ohër ju thashë që disa vite më parë se datat e takimeve të Këshillit Evropian ishin më të rëndësishme se ditëlindja ime. Por ata kanë një problem shumë më të madh sesa ne sepse duhet të kenë përgjegjësi shumë më të mëdha. Unë thjesht mendoj se do të mbërrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër por është e sigurt. Ne do të vazhdojmë punën tonë deri sa ata të thonë se është faji i tyre dhe jo i ynë. Ne t’i bëjmë qytetarët tanë të ndihen si në vende me standardet e BE. Unë nuk prisja asgjë, zero”, tha Rama.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer ironitë nga Brukseli ku tha se ka marrë vetëm kritika nga liderët europianë sa i takon çështjes ruso-ukrainase, por nuk ka pasur asnjë rezultat pozitiv sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.
"Analizoni rezultate konkrete, nuk kishte po ishte një diskutim i mirë. Nuk do e nënvlerësoja. Nëse më pyesni nëse Shqipëria dhe Maqedonia. Prishtina mori liberalizmin e vizave, jo, Bosnja statusin kandidat, jo nuk e morën. Natyrisht u kritikuam shumë nga shumë shtete anëtare për shkak të çështjes ruso -krainase, kaq ndodhi. Politika nuk ka të bëjë gjithmonë me termat konkrete, në fund çdo gjë lidhet me rezultate", tha Vuçiç.
Kujtojmë që Serbia nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij në samitin e BE-së tha se Serbia ka qenë mbështetëse e madhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është një ide e jona dhe jo e Rusisë, dhe se kjo nismë do të ndihmojë të tre shtetet që të kujdesen vet ndërmjet njëri-tjetrit.
‘Ne e kuptojmë njëri tjetrin dhe Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por asgjë nuk ndodhi.. unë mendoj se ato e meritonin dhe do ta marrin sa më shpejt, të dyja vendet kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloren evropiane. Më duhet të them diçka në një mënyrë më optimiste. Nëse bëhet një analizë e jona me BE, Serbia ka rritur shkëmbime tregtare me BE-në me më shumë se 30%, që do të thotë 40 mlrd euro. Imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa ç’është Serbia. U jemi mirënjohës zyrtarëve të BE-së, pasi na kanë dëgjuar. Diskutuam për propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri europian dhe kjo është një mënyrë e mirë për ne që të dëgjohemi. Ishte për mua mjaft e dobishme. Më duhet të falënderoj Kovaçeskun dhe Ramën pasi ishin shumë të drejtë karshi Serbisë. Pashë gjatë diskutimeve në atë kohë kishin informuar publikun e tyre për çështjen Ruso-Ukrainase. Nuk e fsheh dhe isha një nga folësit e fundit që ju referova këtyre çështjeve. 2 629 artikuj që janë shtypur për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj se Serbia po rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, se po rrezikon pavarësinë e Bosnjë Hercegovinës, apo të Kosovës, apo sido që ta quani. A keni parë një më fal nga këto.
Do jemi në gjendje që të gjithë së bashku të zgjidhim sa më shpejt këtë çështje të Maqedonisë së Veriut. I kërkoj popullit serb të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një nismë e Ballkanit të Hapur për të cilin jam shumë krenar, pasi ishte një ide e ne të treve. Ne donim të nisnim të kujdeseshim për rajonin tonë. Dëgjuam dikë që tha që ishte një ide e Orbanit, e dikush tha Putinit. Unë nuk kam folur kurrë me Putin për këtë. Ne nuk kishim nevojë për askënd tjetër.’- tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama tha se thirrja e fundit që i bëri BE-së është që të mos i lënë shqiptarët jashtë unionit, pavarësisht farsave, pasi ata kanë besim.
"Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh të Europë, pavarësisht farsave, sepse ne për herë ë parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë, proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini be të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin", tha Rama.
Ajo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është çmenduri dhe një turp. Ky ka qenë qëndrimi i ashpër i kryeministrit Rama në Bruksel sot.
“Një tjetër peng marrje është ajo e Kosovës. Është popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirish. Imagjinojeni,. Ara ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liru7an, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme. Unë u thashë dhe ndihem i keqardhur që u ndjeva si të nevojshme, që Serbia është në realitet krejtësisht tjetër. Flasim për një vend ku popullariteti i Putinit është 80% dhe opinioni nuk është i prirur të vrapojë drejt Brukselit por jashtë çdo pritshmërie, edhe times, se sinqerisht nuk e prisja. 3 herë janë harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe perëndimin kundër Rusisë, duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga këshillit i t6ë drejtave të njeriut. Unë nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksionet. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi jep efektin e kundërt! Dhe koston do ta ketë axhenda evropiane e Serbisë dhe popullate e rajonit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e BE-së, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur dhe se për të ringjallur një frymë të Evropës, që është nisma Ballkani i Hapur.
‘Ne nuk do të presim ‘Godonë’, më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Twitter, po ja dalim. Jo nuk erdha këtu me këtë ide se do të ndodhte diçka ndryshe. BE thotë se askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur e vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Evropës, për pjesën tonë që është Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë është Ballkani i Hapur që e jetësojnë këtë proces. Këtu janë njerëzit e mire, fjalë të mira, foto të mira, por ne nuk do të heqim dorë. Një ditë do të bëhemi dhe ne anëtarë të mirë në BE.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se kanë mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për Ballkanin.
"Ndërkohë që do vazhdojmë në rrugëtim tonë drejt be me shpresën që shekullin tjetër di jemi anëtarë dhe sigurisht duke u përballur me një Bullgari këtu atje. Do e vlerësonim nëse ky komunitet i europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme, pavarësisht ese jemi në kate të ndryshme. Tema kryesore ishte Maqedonia, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave. Ndryshoi dhe emrin, mendoni Franca të ndryshojë emrin. Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh, mu desh një mandat i tretë që të vijoj të prisja çeljen për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht bullgaria, është një fatkeqësi, nuk është vetëm bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. sa herë që ka dicka që ndodh në një shtet anëtar ky mjet bll. Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO, ndërkohë që në oborr të europës ka një luftëm në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm", tha Rama.
Kryeministri Rama ishte i ashpër nga Brukseli në drejtim të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se ‘Unioni’ ka probleme.
"Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta. Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën por nuk e bënë kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë. Është diçka shumë shqetësues që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe njuë luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron", tha Rama.
Në samitin e BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në një konferencë për mediat se është koha që BE të përmbushë premtimet e veta, sesa të kërkojë gjëra të tjera gjëra.
‘Të nderuar qytetarë, sot në samitin e BE-së u diskutua për sfida gjeostrategjike. Ka 18 vite që Maqedonia është kandidate, në 2020 BE mori vendimi për fillimin e negociatave pa kushte, por jemi këtu dhe ende nuk kemi një vendim. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të jenë në këtë situatë pasi një vend i vetëm nuk lejon integrimin. Maqedonia e Veriut njihet si vend që është i angazhuar duke gjetur zgjidhje të ndërsjella. Në të njëjtën ide jemi futur për të negociuar me Bullgarinë. Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira. Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria do të zbatojnë 4 liritë përmes Ballkanit të Hapur. Çdo nismë nuk duhet të jetë zëvendësuese e anëtarësimit të plotë në BE. të 27 vendet të cilat kanë hyrë në be. Asgjë më shumë asgjë më pak, duam vetëm respekt për identitetin kulturor historik të qytetarëve të mi dhe ta anëtarësohen në BE.'- tha Kovaçevski.
Keto jane intrigat e disa vendeve europiane me ne krye Francen qe e perdorin Bullgarine si shkak per te mos na futur kurre ne europe
PërgjigjuShqiperia ka marre zhvillime te medha ne shume aspekte dhe me vjen keq qe morem nje pergjigje negative nga ky takim ne Bruksel. por shpresoj vertet shume qe te ndryshoj sa me shpejte kjo gje.
PërgjigjuRama ben perfaqesimin e duhur te vendit tone ne te gjitha takimet ne arenen kombetare. Me erdhi keq per kete pergjigje negative qe morem por shpresoj vertet shume qe te kthehet ne pozitive shume shpejt.
PërgjigjuPo punoni kaq shume per te arritur deri ne keto pika dhe uroj qe te futemi ne BE sa me shpejt sepse e meritojme
PërgjigjuSduhet te kishin vepru nket menyr. Jemi shtete qe varemi nga europa dhe sduhet te na trajtojne keshtu
PërgjigjuJemi ne nje situate shume te veshtire dhe me vjen keq qe spo gjejme nje rruge te perbashket
PërgjigjuPo ca interviste do japin ata?? Ata po na diskriminojne hapur
PërgjigjuQendrimi i zotit Rama eshte per tu vleresuar dhe shpresoj qe te futemi ne BE pasi po punon shume per kete gje kaq te rendesishme
PërgjigjuNormal qe njerezit do ndihen keq sepse esht nje situat alarmante,shpresojme qe ky problem te zgjidhet sa me shpejte
PërgjigjuE padrejte. Sduhet te na lene pas ne si vend. Kemi punuar shume qe te jemi pjese e be
PërgjigjuQeveria ka punuar qe vendi yne te permbushenkriteret qe ne te jemi pjese e be dhe me vjen keq qe dicka e tille ndodhi
PërgjigjuMe vjen shum keq qe kjo dita perfundoj kshu sepse neve kemi ber shum pun te mira per kete dite,
PërgjigjuJo per ti bere qejfin rames por sinqerisht la shum mbresa pozitive! Si per pjesen qe foli ne lidhje me kosove edhe per ceshtjet e tjera
PërgjigjuEdi Rama u soll shume mire sot sepse te gjithe te BE i meritonin ato fjale pasi e zhgenjyen Ramen me kete vendim te sotem
PërgjigjuNuk e di por kjo dita e sotme nuk duhet te perfundonte keshtu sepse nuk ishte i drejte ky vendim
PërgjigjuBesoj se e di kujt i thone genci o genc. Do jesh patronazhist o qyqe
RRI urte o rama ,,o hajvan,,,qe nuk ke pike truri,,,apo do te na heqin dhe levizjen pa viza....
PërgjigjuJemi ne nje situate teper te veshtire dhe nuk e prisnim qe mos te anetaresoheshime ne BE. Uroj qe te gjejme nje zgjidhje dhe ta kalojme kete situate
PërgjigjuEuropa duhet ta shohe dhe nje here kete gje pasi eshte e padrejte qe pikerisht ne keto momente ne mos te pranohemi ne BE
PërgjigjuEuropa duhet te mbledh mendjen dhe tu jap shteteve te ballkanit ate qe u ka premtuar kohe kohe me pare
PërgjigjuShqiperia meriton nje vend dhe anetaresimin ne BE sepse jo vetem qe jan permbush objektivat e kerkuara por edhe jane bere plot te tjera
Njerezit ndihen keq sepse situata eshte vertet alarmante kto te europes kerkojne kushte e kur u plotesohen nxjerrin peripeci te reja
PërgjigjuZgjohuni o shqiptarë ta Hedvig në kosh të plehërave këtë shkjaun tradhëtarë …
PërgjigjuSe kuptuam pse ndodhi kjo pasi nuk e meritonim kete gje punuam shum. Mw vjen keq qe bullgaria e beri kete
PërgjigjuMe vjen keq qe e bet kete. Ne e meritonim te hynin ne be por prej faj te bullgaris nuk hym dhe me vjen keq sesi prot e vendeve te tjera u hodhen posht
Përgjigjuzoti kryeminister mose ju lute me BEs po perpiqu pere bashkimin me Kosoven dhe skemi nevoje pere evropen
PërgjigjuZoti Rama gjithmone ka treguar qe punon shume per vendin e tij dhe do punoje deri ne momentin qe ne te anetaresohemi ne Be.
PërgjigjuE more Olti, i hengre qoftet? Shko beji gar gar Sali padronit tani
Po moj patronazhiste, ashtu eshte. I paske thene mendjes ik pirdhu.
Eshte e padrejte qe te pengohemi nga nje shtet dhe gjithe puna qe ka bere zoti Rama mos te vleresohet.
PërgjigjuBe duhet ta shohi situaten me mire dhe mos te lejoje qe vetem nje shtet te na penalizoj si vend
PërgjigjuO Edvinke, mendon me te vertete qe je kaq njesh sa BE-ja te pranoje modelin tend hajdutesko shkerdhatacionues dhe te te jape nje “OK”? Deshtimi i gjithanshem eshte sinonim me Edvin Ramen! Ne nje ceshtje me serioze dhe praktike …. O kryeminister njesh, pse eshte Shqiperia ne te njejten “bilete” me Maqedonine e Veriut? Pse trajtohet statusi i Shqiperise, njelloj dhe ne te njejten kohe me Maqedonine e veriut? Pse duhet te presim bullgaret dhe sllavet e maqedonise se veriut te vendosin se cfare jane, qe ne si Shqiptare te marrim nje OK nga BE-ja? Mos ke bere valle ndonje procke dhe ke rene dakord me Vucicken dhe Putinken qe te pengosh Shqiperine? Te duket vetja nje muskutjer kur “strategjikon” me Vucicken e? Piziveng i vockel.
PërgjigjuO “Patrioti i vertete” ke ngaterruar nofke mre BQ. Ta kishe vene me mire trubitha e vertete. Sa rri dhe shpenzon kohe duke shkruajtur vk ne cdo koment te papershtatshem ndaj km rama, lexoji icike me me vemendje (nese e ke ende). Ja pyetja ….. Pse eshte Shqiperia ne te njejten “bilete” me Maqedonine e Veriut? C’lidhje ka statusi i Shqiperise me veton bullgare ndaj maqedonise se veriut? Kush lejoi qe statusi i Shqiperise t’i bashkangjitej statusit te Maqedonise se veriut dhe pse? Ke b*the te pergjigjesh? Leri bithlepirjet ndaj ramcharit!
Idiot me patente
Evropa po tall lesht kaq kohë me Shqiprin. Papritur 2 javë para mledhjes del Franca me teorit e saj që përher,historikisht kan qen në dom të Shqiptarve.Më e tmerrshmja ësht vetoja Bullgaris.
PërgjigjuPiktor hap krahun, je deshtak i lindur.
PërgjigjuDhe lepiresi i Salehut doli nga strofulla. Shko ha qofte ate bej ti
Nuk ki nevoje per europen. Fuck european union
PërgjigjuPo normale o Kiko se ju drogaxhinjte e kriminelet keni gjetur parajsen ne kete vend te mjere, cju duhet EU-ja
Mendoj se fajin e kemi ne, politikanet, qeveritaret, jo Europa. Nje vend pa drejtesi dhe thellesisht i korruptuar nuk mund te jete ne BE.