Në një takim me përfaqësues të teknologjisë në Berat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Rama tha se kemi sulme kibernetike çdo ditë, por qeveria ka marrë masa, ndërsa kritika pati për institucionet e pushtetit vendor. Rama tha se pati një sulm ndaj pushtetit vendor, duke iu referuar Bashkisë së Tiranës. Kryeministri theksoi se nuk jemi në luftë me një haker anonim, por me një nga vendet me të fuqishme kiberentike.
Edhe për sektorin privat thotë se nuk kanë invetsuar në këtë fushë, duke theksuar se do t’i vendosim detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Sektorit privat, do ia zbresin nga taksat, tha Rama.
“Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen, kur vjen puna tek sektori privat ju dini sa larg jemi. Ne jemi para, sepse qeveria është fiksuar tek kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha në Shqipëri që mund të bëjnë në këtë fushë për vetën e tyre dhe janë të pambrojtura nga ana e cyber, mund të shkosh dhe ti sulmosh e ti bësh copash. Ne nuk jemi në luftë me një haker anonim, ne jemi në luftë me një nga vendet më të fuqishme kibernetike. Kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk keni dëgjuar më asgjë, ndodhi diçka me një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. S’mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh. Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë ti vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohim mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatit të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI' (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al