Politikë

Të dielën Panair Pune për emigrantët në Athinë, Rama: Do thyejmë stereotipin e pagave të ulëta, i vazhdojmë edhe gjatë mandatit të katërt

27 Shkurt, 08:41| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedoi me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy, ku u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë. Vetë kreu i qeverisë do jetë i pranishëm, ndërsa tha se në panair do marrin pjesë shumë kompani shqiptare me ofertat e tyre për punë në sektorë të ndryshëm si turizmi apo ndërtimi.

Kjo iniciativë synon kthimin e shqiptarëve në athe, ndërsa për herë të parë do të kenë në dispozicion edhe një faqe online ku emigrantët shqiptarë mund të njihen me oferta pune e të lidhin kontrata me kompani shqiptare. Këto panaire pritet të shtrihen edhe në vende të tjera gjatë mandatit të 4, tha Rama. 

““Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë edhe më gjerë mbase. Gjithë materiali do jetë në dispozicion edhe në një faqe ëeb online, ku të gjithë mund të hyjnë dhe të shohin mundësitë që janë për të lidhur kontrata pune, qoftë sezonale për truizmin, ose vjetore qoftë në turizëm, ndërtim ose fusha të tjera.

Sfida është që të thyejmë këtë stereotipin sipas të cilit në Shqipëri pagat janë të ulëta, mundësitë të pakta e bla bla bla, ta thyejmë me fakte konkrete, pasqyra konkrete, që janë të aksesueshme, ku të shihen modelet dhe kushtet e kontratave. Kshu që besoj se do jetë fillim i mbarë,. Ky është hapi i parë, këto panaire do i bëjmë traditë edhe në mandatin e katërt, sepse do e lidhim me negociatat për anëtarësim dhe nxitjes së kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri.

Kur flas për kthim nuk e kam fjalën për ngritjen e plaçkave dhe kthimin përfundimtar, por edhe të pjesshëm, duke punuar këtu dhe qëndruar atje, në të gjitha rastet sipas shembujve do jetë përfitim reciprok, për ata që kthehen apo vijnë për pushime, kthehen apo investojnë këtu”, tha kryeministri.

Ai i ftoi shqiptarët të ktheheshin për të punuar dhe investuar, edhe nëse do të donin të zgjidhnin të qëndronin në vendin fqinj, sipas dëshirës.


Lajmi kryesor:

‘Trump do të të tërheqë zvarrë’, Rama: Do e shihni mbështetjen e SHBA! Ose me mua në BE, ose me bufin në kënetë! Drejtësisë i dhamë shpatën që të na godasë edhe ne


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?